E merkure, 05.02.2025, 07:41 AM (GMT)

Kulturë » Vataj

Albert Vataj: Metropili shqiptar në kremten e librit

E enjte, 14.11.2024, 06:53 PM


Metropili shqiptar në kremten e librit

Nga Albert Vataj

Panairi i 27-të i librit hapi dyert për lexuesit shqiptarë paraditen e të mërkurës në Pallatin e Kongreseve, duke sjellë botime dhe botues nga gjithë shqiptaria.

Libri ka shndërruan metropolin shqiptar në qendër të botës së magjishme të leximit, në shpirtin e madh të universit krijues të atyre që i kanë kushtuar kohën më të çmuar në këmbim të vlerave që synon krijimi dhe finalizon ky event.

Kremtja e shenjtë e librit është një festë dijes dhe krijimit, është vetë madhështia që kjo magji vjen, jo vetëm që të na dhurojë shpirtin e begatë të botës së imagjinatës dhe përfytyrimit, por edhe të na mëkojë më të hyjshmen e krijimit, vezullimin më të magjishëm të asaj bote që vjen të na rrëmbejë për të na hedhur në përjetime të fuqishme dhe ndijime të rrëmbimshme.

Përgjatë gjithë orëve të kësaj feste të librit, lexues të pasionuar do të takohen me autorë dhe të marrin prej tyre autografë, e pse jo të bëjnë edhe ndonjë foto, që do të mbetet një moment i paharruar në jetën e tyre.

Një veçori e rëndësishme e këtij panairi është gara për çmimet vjetore të librit, për të cilën janë përzgjedhur një juria e përbërë nga personalitete të njohura të letrave shqipe. Mes tyre janë Anisa Ymeri, Ben Andoni, Ilir Baçi, Ledia Dushi dhe Lili Sula. Këto çmime do të shpërblejnë veprat më të dalluara të vitit, të cilat janë paraqitur nga botuesit në panair. Urojmë të vlerësohen më të mirë që të fitojë libri.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: “Virgjëresha e mbuluar” e Giovanni Strazza, mrekullia hyjnore që del nga mermeri Albert Vataj: Kjo është Emma Lilian Todd, gruaja e parë që projektoi një aeroplan Albert Vataj: Gjithë dija e botës së një shekulli në një foto Albert Vataj: Çdo nënë është një shenjtore dhe çdo shenjtëri na shpërblen me vullnet prej nëne! Albert Vataj: “Fluturimi” i malësores në krahët e erës Albert Vataj: “Barbarët” që shpëtuan qytetërimin dhe kulturën perëndimore Albert Vataj: Padrejtësia e drejtësisë për arrestimin e Ilir Metës Albert Vataj: Alessandro Albani, kardinali katolik romak me origjinë nga Shqipëria veriore, vendosur atje në shekullin e 15-të Albert Vataj: John Atkinson Grimshaw, një autodidakt që shkëlqeu me peizazhin hënor Albert Vataj: Dasëm në varreza Albert Vataj: Dita vjen me dritën e vezullimit hyjnor, në kraharorin e një nëne Albert Vataj: Beteja e Vjenës, 12 shtator 1683, humbja që çoi në tkurrjen e pandalshme të sundimeve të Perandorisë Osmane Albert Vataj: Pashko Gjeçi, shqipëruesi i monumenteve të letërsisë Albert Vataj: Thënie nga Nënë Tereza Albert Vataj: Tano Banushi, gjithçka që mëkoi ishte dielli i të qeshurave me gjithë shpirt që ai na dhuroi Albert Vataj: Macja, ajo që ka sjellë në jetën e njeriut kuptimin e shpirtit Albert Vataj: Prej sot unë jam më i pasur Albert Vataj: Agnodice, gruaja që u dënua me vdekje, sepse u shkollua dhe shërbeu si mjeke kundraligjshëm Albert Vataj: Arshi Pipa, disident në jetë dhe në vepër Albert Vataj: Shqiptarët mahnitës në pikturat e austriakut ushtarak, Rudolf Otto von Ottenfeld

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora