Kulturë
Shyqyri Fejzo: Dy fjalë për poezinë “Aromë Gjethi” të autorit Meçan Hoxha
E marte, 12.11.2024, 06:49 PM
Dy fjalë për poezinë “Aromë Gjethi” marrë nga vëllimi poetik me të njëjtin titull të autorit Meçan Hoxha
Nga
Shyqyri Fejzo
Këto
ditë në portale e media virale këtu në Gjermani mësova një lajm të mirë që
studiusi e krijuesi Meçan Hoxha ka botuar një vëllim me poezi. E them
paraprakisht përsa kam lexuar krijime të tij, se;
Poezitë
e tij në thelb janë aftësuar për të bërë një lloj “rripi transmesioni”midis
traditës dhe modernitetit. Ai e ndjeu nevojën e këtij kalimi.
Rilexova
edhe njëherë disa poezi të cilat ai i ka publikuar në facebook e media virale,
me tituj, “Guri i qoshesë”, Mëngjesi i
fshatit tim” etj.dhe “ngeca” tek poezia “Aroma e Gjethit,” titull që është
vendosur dhe në kopertinën e librit. Desha të “gërric” pak në këtë poezi sa të
thjeshtë e të komplikuar, realizuar bukur nga autori. Këtu, Meçani është
prezantuar nga ata autore që dinë të dhurojnë mjaltë me hojëza poezie.
Për
Meçan Hoxhën rëndësia e fjalës është
qendrore; çdo fjalë është zgjedhur me kujdes si bazë e motivit dhe ndërton struktura
estetike të shumëllojshme. Poezia e tij nis me një shpërthim të fuqishëm
emocional dhe rrjedh si një përrua, si ata përrenjtë alpinë mbi fshatin
vendlindje të autorit, duke u qetësuar në zbritjen në Kukur. Ata vazhdojnë me
ujrat e shkumbuar rrugën, ashtu edhe
poezitë e tij shkojnë drejt
epilogut të tyre, duke krijuar tingëllim dhe muzikalitet të brendshëm përmes
përsëritjeve dhe alitera-cioneve.
Gjethi.
Sa e thjeshtë kjo fjalë sa i vogël e
jetëshkurtër është gjethi, por aty në gjeth zhvillohet fotosinteza, që është
një proçes i domosdoshëm për jetën, pasi siguron oksigjenin e nevojshëm,
kontribuon në ruajtjen e ekuilibrit të gazrave në atmosferë dhe siguron
energjinë bazë për zinxhirin ushqimor. Poeti këtë rol të gjethit e di, por ai, me një thjeshtësi e natyralitet admirues,
ndalet në bukurinë e gjethit, tek ngjyra e gjelbër e tij e cila shlodh syrin,
me oksigjenin që lëshon krijon atë lehtësi në frymëmarrje, faktor i
rëndësishëm jo vetëm për shëndetin, por
edhe relaksimin tonë kur jemi së bashku me gjethin.“Edhe kur fle në pyll me
mua,
Mbi
ballë vendosur si kurorë.”
Kjo
lidhje e fjalës me ritmin, së bashku me një strukturë të përpunuar mirë, e
bëjnë poezinë e tij një eksperiencë unike për lexuesin, që shpesh kërkon të
zbulojë më thellë proçesin krijues të poetit. Fjalët e poezisë janë të
zgjedhura me kujdes, ku çdo fjalë shpreh një emocion të veçantë në varësi të
motivit të poezisë. Në fragmentin “E dua aromën e gjethit/
Në
degë kur çel burbuqe.” Autori, mendoj se midis vargjeve mban mbuluar edhe
dukuri të tjera themelore të cilat lidhen me jetën. Burbuqet dihet, vendosen në
degzat (llastarët), të cilët janë vazhdim i degëve. Degët kanë dalë nga trungu.
Ato, të gjitha përbëjnë pemën. Por rëndësinë në këtë mes e ka gjethi. Në gjeth
zhvillohet fotosinteza, baza e jetës. Fotosinteza është një proçes themelor
biologjik që ndodh tek bimët, algat dhe disa baktere, dhe është thelbësor për
jetën në Tokë. Gjatë fotosintezës, organizmat përdorin energjinë e dritës së
diellit për të kthyer dioksidin e karbonit dhe ujin në glukozë dhe oksigjen. Në
studimet e herëshme të shkencëtarëve rusë me Timirjazevin në krye, u arrit një
përfundim.”Të krijohet një kg lëndë e
thatë nga bimësia, nevoiten një metro katrore gjethe të freskëta që janë në
punë. ”Kjo është ligjësi për të gjitha llojet e bimësisë, si për gjethin për të
cilin flet me aq dashuri autori, për bimët e arave, për drithrat, perimet,
pemtoret , vreshtat, foragjeret, bimët industriale. Lidhja e gjethit me jetën
është e fortë, mbasi aty është baza e jetës. Për analogji, në demografi, në
literaturë shpesh përmendet “pema gjenealogjike e familjes…” Edhe këtu
krahasimi i gjethit i cili qëndron “në degë kur çel burbuqe” me fëmijët e porsa
lindur që plotësojnë e zbukurojnë pemën gjenealogjike të X familje, është jetësor,
dhe kudo, vazhdimësi e jetës.
Ndërsa
themi se letërsia është arti i të shkruarit, duhet të kuptojmë se ky art nuk
qëndron vetëm te shtjellimi i subjektit, por së pari te mendimi artistik që
shprehet në vepër, shpesh edhe duke
kapërcyer rregullat gramatikore për t’i dhënë formë një gjuhe që flet përtej
fjalëve. Kështu mendoj e ka nismën kjo poezi që titulli i saj qëndron në
kopertinë dhe tri strofat zbukurojnë vëllimin poetik. Këtë vëllim me poezi
unë ende nuk e kam në dorë se ndodhem
larg. Jam i bindur se autori Meçan Hoxha
i jep lexuesit një vëllim poetik dinjitoz. Ai, në krijimtari në vazhdimësi e
ka treguar se “byrekun dhe kulaçin nuk e
bën me miell të pa situr.”
Shyqyri Fejzo Nentor 2024
Meçan Hoxha
Aromë
Gjethi
E
dua aromën e gjethit,
Në
degë kur çel burbuqe.
Edhe
kur i këpus fletët,
Tek
baresë nëpër shtigje.
Aromën
e gjethes e dua,
Kur
buqetë e mbaj në dorë,
Edhe
kur fle në pyll me mua,
Mbi
ballë vendosur si kurorë.
Gjethes
ja dua aromën,
Kur
është bijë trandafili,
Edhe
kur portokalle ka nënën,
E
mbi të këndon bilbili.