Kulturë » Mërkuri
Timo Mërkuri: Rrugë e vështirë në kërkim të vetvetes
E diele, 10.11.2024, 06:55 PM
RRUGA E VËSHTIRË NË KËRKIM TË VETVETES
Pelegrinazhi shpirtëror i Albina Idrizit
Nga
Timo Mërkuri
Jemi
mësuar që të shohim poeten Albina Idrizi në qasjet filozofike e psikologjike të
rrugëtimin shpirtëror të njeriut në jetë, por poezinë "Në
Pelegrinazh" të saj mund ta cilësojmë si një rrugëtim i vështirë në kërkim të vetvetes, që shpesh herë ndihet si
një pelegrinazh i gjatë dhe i lodhshëm. Veçse duhet të shtojmë se në këtë
rrugëtim poetik, cakun nuk e shënon mbërritja në një pikë të caktuar fizike,
por përjetimi i vetë procesit të udhëtimit, i cili shndërrohet në një përvojë
të thellë reflektimi dhe vetëzbulimi. Me këtë akt, poetja ndërthur natyrshëm
dimensionin filozofik me artin e fjalës, duke krijuar një tekst që i kalon
kufijtë e poezisë tradicionale, romantike e klasike dhe ngrihet në sferën e
mendimit të thellë. E parë në këtë aspekt, udhëtimi bëhet jo thjesht lëvizje
drejt një pike mbrritjeje, finishi, por një hapësirë ku ndërthuren meditimi dhe
arti, duke na ftuar të reflektojmë mbi veten dhe kuptimin e qenies njerëzore.
Ne e kemi takuar Albina Idrizin në vargje moderniste, duke na krijuar
përshtypjen se ajo përshkon vetëm ato lartësi krijuese, por në këtë poezi duket
se ka tejkaluar vetveten, duke ndërthurur modernizmin dhe postmodernizmin në
një harmoni të tillë që kufiri mes tyre shfaqet thuajse i papërcaktueshëm. Në
poezinë “Në Pelegrinazh”, Idrizi shpreh ide që rezonojnë me filozofinë
ekzistencialiste, ku theksi vihet te rëndësia e pyetjeve dhe eksplorimit të
vetvetes më shumë sesa arritja e një përgjigjeje të saktë.
Duhet
të themi se: në kuptimin real, termi "pelegrinazh" shfaq një udhëtimi
fizik ose shpirtëror drejt një vendi të shenjtë apo me rëndësi të veçantë,
drejt një qëllimi, ku individët kërkojnë qartësim, plotësim ose ndriçim
shpirtëror. Albina Idrizi përdor "pele-grinazhin" për të shprehur një
udhëtim shpirtëror ekzistencial, një proces kërkimi të kuptimit të jetës dhe të
vetes, pra ky pelegrinazh i saj nuk
është një udhëtim fizik drejt një vendi apo qëllimi të shenjtë, por një
rrugëtim në thellësinë e ndërgjegjes, ku individi përballet me pyetje të
rëndësishme e sfidën për të zbuluar kuptimin e brendshëm. Ndaj themi se te
poezia e saj termi “Pelegrinazh” përfaqëson një metaforë për udhëtimin
shpirtëror të njeriut dhe përballjen me boshësinë dhe errësirën e jashtëm për
të kuptuar vetminë e qenies së tij.
I-Duket
se qëllimisht poezia fillon “pelegrinazhin” vargor me synim shmangien e cakut
fizik (“Tashmë nuk ka rëndësi nëse e arrijmë cakun”), duke e cilësuar atë “një
gur idiot,” një simbol të cilin autorja e përdor për të shprehur kotësinë dhe
absurdin e përpjekjes për përgjigje absolute. Ky gur, që dikur u vu nga
"urtia", ndoshta njerëzit e urtë dhe të ditur apo pëërvopja
njerëzore, sugjeron se njerëzit kanë krijuar ide të të vendosura si gurë
sinori, për ti patur si mbështetje, por realisht kuptimi i jetës nuk mbaron te
ajo pikë, por vijon të jetë në një udhëtim.
Kështu,
poetja duke vijuar eksplorimin, ndjen se distanca midis pikës së nisjes dhe
cakut simbolizon një hapësirë reflektive, e cila “rruga që duhet kaluar për të
ardhur në vete” bëhet element artistik, që tregon se udhëtimi është thelbësor
për të arritur gjendje të vetëdijshme.
Në
kontekst të këtij pelegrinazhi metafora e "syve të shpirtit" dhe e
"kanatave të heshtjes" krijon ndjesinë e një hapjeje shpirtërore dhe
ilustron zgjerimin e vetëdijes, ku njeriu mëson të “qepë vetminë” dhe ta
pranojë si pjesë të qenësishme të ekzistencës së tij. Kjo vetmi, e shfaqur si
diçka që “na bie tamam” (thua si një veshje) simbolizon pranimin dhe njohjen e
vetes. Nuk thonë më kot shprehjen “njih vetveten”, pse ajo njohje është çelësi
i ecjes përpara në jetë. Njeriun që njeh dhe kapërcen vetveten nuk ka pengesë
njerëzore që ta ndalë.
Në
mbyllje, autorja shfaq kulmin pelegrinazhit shpirtëror: “guximi të jemi të
vërtetë edhe para vështrimit të tjetrit” duke përforcuar idenë e pranimit të
vetvetes dhe shfaqjes së saj të vërtetë, dmth vetveten, pavarësisht perceptimit
të të tjerëve për ne. Ky varg i fundit i jep poezisë mbyllje të fuqishme, pasi
sugjeron se: kur e njohim dhe e pranojmë veten, jemi të aftë të paraqitemi të
tillë edhe përballë botës, sugjerime që më së shumti u ngjasojnë sentencave
filozofike.
Poezia
është e thjeshtë në formë, por e pasur në përmbajtje filozofike dhe ndjesore,
duke përcjellur mesazhin e fuqishëm të reflektimit e përkushtimit ndaj vetes.
Me një stil meditativ dhe përdorimin e figurave artistike që nxisin përsiatje
të thella, Albina Idrizi përcjell një qasje ndaj jetës ku qëllimi nuk është
arritja e një caku të jashtëm, por njohja dhe pranimi i një përsosmërie
shpirtërore.
II-Në
këtë kontekst ndjejmë se poezia e Idrizit është një poezi mesazh dhe mesazhi
poetik i autores qëndron te vlera e procesit të njohjes së vetvetes, përmes
udhëtimit shpirtëror që kalon fokusin: nga mbrritja e një caku të jashtëm, në
përjetimin e çdo hapi të rrugës.Albina Idrizi shpreh pjekurisht dhe
mjeshtërisht idenë se vetë rruga drejt vetë-dijes e pranimit të vetes është
thelbi i pelegrinazhit poetik; dhe për këtë
nuk ka një përgjigje absolute apo një cak, finish për t’u arritur si në garat e atletikës.
Mesazhi poetik na fton të kuptojmë se përgjigjet e udhëtimit tonë nuk gjenden
tek ndonjë “gur idiot,” por te përjetimin e vetë rrugëtimit. Përmes udhëtimit
të heshtur, ku mësojmë të “qepim” (përsosim) vetminë dhe të reflektojmë në
shpirt, gjejmë guximin për të qenë të vërtetë, jo vetëm me veten, por dhe
përballë të tjerëve. Ky mesazh i Idrizit është një thirrje për njohjen e
vetvetes dhe për marrëdhënie të sinqertë me atë, vetveten, reflektim që na bën
të ndihemi të plotë për të qëndruar ashtu siç jemi, dhe në sytë e të tjerëve. Këtu
e kanë patur kuptimin këshillat e prindërve apo më të rriturve në adole-shencën
tonë, kur na thoshnim se: shfaq vetveten tënde, ji vetvetja, mos kopjo apo
imito të tjerët. Idrizi si mësuese sigurisht që është përballur me këtë fenomen
te nxënësit e saj, por te kjo poezi na tregon se është një fenomen më tepër se
shkollor.
III-Poezia
"Në Pelegrinazh" e Albina Idrizit ka një profil të theksuar
filozofiko-psikologjik, të shprehur përmes një stili artistik të admirueshëm.
Aspekti filozofik i poezisë qëndron në trajtimin e pyetjeve të kuptimit të
jetës dhe identitetit, duke shtruar dilemat ekziste-nciale të kërkimit për
kuptim përtej objektivave të fiksuara teorikisht apo nga përvojat e kaluara.
Kjo në poezi është e dukëshme te fakti se: në vend të fokusit tek arritjet
konkre-te, poezia eksploron idenë se: e rëndësishme është procesi i vetë
njohjes dhe përpjekjes për të kuptuar thelbin e qenies.
Në
aspektin psikologjik, poezia prek çështjen e vetmisë dhe përballjes me
brishtësinë e vetes, duke sugjeruar se njeriu ka nevojë të pranojë dhe
përqafojë aspekte si vetmia apo heshtja, si mënyra për të krijuar një qetësi
shpirtërore, për të jetuar në paqe me veten. Poezia përdor figura artistike që
ndihmojnë shprehjen e këtij introspeksioni, duke krijuar imazhe të ndjeshme e
meditativë, si “kanatat e heshtjes” apo “syve të shpirtit,” të cilat e
thellojnë dimensionin psikologjik të përjetimit të udhëtimit të brendshëm.
Kështu
pra, poezia e Albina Idrizit është ndërthurje harmonike filozofiko- psikologjike, ku elementi artistik
konkretizon idetë dhe ndjenjat e kërkimit të kuptimit dhe të njohjes së
vetvetes në një formë poetike.
IV-
E parë në këtë aspekt poezia "Në Pelegrinazh" e Idrizit mund të
shihet si reflektim i postmodernizmit përmes qasjes filozofiko-psikologjike dhe
mënyrës introspektive të shprehjes artistike. E shtjelluar më hollësishëm themi se: në aspektin tematik e stilistik
poezia ndërthur tipare të rëndësishme të postmodernizmit, pse sfidon idenë e
kuptimit absolut dhe nxit lexuesin të përqendrohet te përvoja individuale e
kërkimit të kuptimit dhe njohjes së vetvetes dhe konkretisht:
Së
pari, poezia shpreh skepticizëm ndaj ideve “të mëdha”, të cilësuara si
absolute, dhe këtë e realizon përmes
imazhit të "gurit idiot," duke ironizuar me këtë simbol idenë e një
qëllimi të pandryshueshëm. Kjo pikëpamje postmoderne thekson se e vërteta nuk
është ide apo send i fiksuar, ajo më tepër është përvojë e lëvizshme dhe e
përkohshme, e cila i përket udhëtimit dhe jo domosdoshmërisht cakut, finishit.
Nuk ka rëndësi në cilin cak arrin (në karierë psh), por ka rëndësi si
arrin (ndershmërisht apo pa
ndershmë-risht).
Së
dyti, poezia përdor një gjuhë që flet në terma abstrakte dhe të fragmentuara,
duke krijuar ndjesi hapësire kuptimore të hapur për interpretime të ndryshme.
Kjo strukturë e rrjedhshme, por jo-lineare përputhet me estetikat postmoderne,
të cilat venë në qendër të vëmendjes përvojën personale dhe individualizmin si
përvojë e kuptimit.
Për
më tepër, ideja e udhëtimit introspektiv dhe përqendrimi te reflektimi shpirtëror
janë tipare të postmodernizmit, që e shikojnë identitetin si të ndërlikuar e të
ndryshue-shëm, për të inkurajuar kërkimin e kuptimeve të reja. Kjo poezi nuk
ofron një zgjidhje përfundimtare; përkundrazi, i lë lexuesit hapësirën për të
eksploruar dhe për të gjetur kuptime të tjera brenda procesit të leximit të
saj. Në këtë kontekst, poezia e Albina Idrizit qëndron okej në postmodernizmin,
duke përmbushur parimet e tij kryesore përmes përmbajtjes që sfidon strukturat
tradicionale.
V-
Pra, duhet të kemi parasysh se kjo poezi mund të quhet ekzistenciale në thelbin
e saj, ndërsa përqasja dhe forma e saj mbart elemente postmoderniste, pse ajo
eksploron pyetje themelore ekzistenciale mbi kuptimin e jetës, identitetin dhe
njohjen e vetvetes, përqendrohet te përvoja e individit që kërkon kuptim,
ndërkohë përballet me boshësinë dhe kufizimet e cakut të "gurit
idiot" imazh që nënkupton zhgënjimin ndaj pritshmërive për një qëllim
përfundimtar.
Nga
ana tjetër poezia përdor teknika postmoderniste për të shprehur përvojën
ekziste-nciale: përdor fragmentaritetin, strukturën e lirë dhe një sens
relativizmi, duke refuzuar ofrimin e një përgjigje të vetme absolute. Është
pikërisht kjo qasje e hapur për shumësi interpretimesh dhe përqendrim te
përjetimi i udhëtimit shpirtëror, karakteristika postmoderniste, që ndihmojnë
poezinë të dalë përtej kuadrit tradicional. Prandaj themi që poezia është
ekzistenciale në tematikë dhe qëllim, por shprehjen e saj e ndërton në një
mënyrë postmoderniste. Por ajo që të bën më tepër përshtypje në këtë
ndërthurrje është talenti i poetes që
realizon atë në një poezi moderniste, gjë që na shfaq një dimension të gjerë
të vizionit të saj poetik, i cili nuk
mësohet në shkolla por zhvillohet brenda poetit. Nga sa po shohim, Albina
Idrizi shfaqet si një poete e kompletuar, e aftë për “pelegrinazhe” të
ndërlikuara poetike.
VI-
Në këtë poezi, figurat artistike jo vetëm që forcojnë thellësinë ekzistenciale,
por ato ndërthuren natyrshëm me njëra-tjetrën për të krijuar imazhe
shumëdimensionale, ku metaforat shpesh shndërrohen në simbole të fuqishme dhe
imazhet marrin një kuptim të thellë simbolik. Poetja mjeshtërisht shfrytëzon
këtë strukturë komplekse për të ndërthurur shtresa kuptimore që nxisin lexuesin
të zbulojë jo vetëm shtigjet e mendimit filozofik, por edhe emocionet e pyetjet
universale që burojnë nga udhëtimi i brendshëm i individit. Kjo përzierje
artistike e figurave krijon një harmoni që pasqyron jo vetëm kërkimin e
kuptimit, por edhe natyrën komplekse të vetëdijes dhe të qenies njerëzore, ndaj
ftojmë lexuesin ta shohim bashkërisht këtë te disa nga figurat kryesore:
1.
Metafora e "gurit idiot" shfaqet si një imazh ironic që përfaqëson
një pikë të fiksuar, e cila dikur mund të ketë pasur vlerë, por tani është një
pengesë e pakuptimtë ose e pashpresë në kërkimin e përgjigjeve. Përmes kësaj
metafore, autorja shpreh zhgënjimin ndaj idesë së qëllimeve të paracaktuar, një
koncept që përputhet me ekzistencializmin duke vënë në pikëpyetje rëndësinë e
kuptimeve të jashtme dhe të ngurta.
2.
Personifikimi i "syve të shpirtit" shfaqet si imazh që krijon një ndjenjë introspektive, ku
"sytë e shpirtit" përfaqësojnë aftësinë për të parë përtej pamjeve
sipërfaqësore dhe për t'u zhytur në vetvete. Ky personifikim pasqyron pikërisht
kërkimin ekzistencial për veten dhe për një kuptim të brendshëm, duke e
paraqitur udhëtimin e brendshëm si një akt të ndërgjegjshëm dhe të vazhdueshëm.
3.
Metafora e "kanatave të heshtjes”shfaqet si imazh që simbolizon një
hapësirë të mbyllur të introspeksionit dhe heshtjes së brendshme, ku individi
qëndron larg zhurma-ve të jashtme për të medituar dhe për t'u ballafaquar me
veten. Kjo figurë krijon një atmosferë reflektimi, duke shprehur nevojën për të
kuptuar veten përmes vetmisë dhe heshtjes, një element kyç në ekzistencializëm.
4.
Metafora e "rrugës që duhet kaluar për të ardhur në vete" simbolizon
rrugëtimin ekzistencial që individi duhet të përshkojë për të arritur te
vetëdija për të pranuar vetveten. Ky udhëtim, i shfaqur si diçka që "nis
nga ne" përmban një ndjenjë vetënjo-hjeje dhe kërkimi të kuptimit personal
përmes kalimit të pengesave.
5.
Simbolika e "vetmisë që na bie tamam, njësoj si fjalën" tregon
procesin e pranimit të vetmisë si një gjendje e natyrshme dhe e nevojshme. Në
këtë kuptim, vetmia nuk është më barrë, por bëhet pjesë e vetë qenies, një ide
që pasqyron vetminë ekzistenciale dhe përpjekjen për të gjetur kuptim përmes
përballjes me veten.
6.
Figura e kundërtisë në "të jemi të vërtetë edhe para vështrimit të
tjetrit" sugjeron ekzistencën e një kundërshtie të brendshme ndërmjet asaj
që jemi për veten dhe asaj që dukemi për të tjerët, duke nënvizuar dilemën
ekzistenciale të persosnalitetit të
individit dhe qenies së tij të vërtetë përballë shoqërisë, një përpjekje për të
kapërcyer frikën e gjykimit dhe për të pranuar veten në mënyrë të plotë.
Këto
figura artistike, që të befasojnë me ndërthurjen e shumëfishtë të tyre, ndihmojnë në konkretizimin e temës
ekzistenciale të poezisë, duke sjellë në pah ndjesitë e kërkimit për kuptim,
përballjes me boshësinë, dhe përpjekjes për të arritur një të vërtetë të
brendshme.
VII-Duke
qenë një ndër lexuesit dhe njohësit e poezisë së Albina Idrizit, duke e parë
këtë poezi në këndvështrimin e mësipërm, vlerësojmë se ajo përfaqëson një
ngjitje artistike në trajektoren e saj poetike, ku ka shfaqur aftësinë për të
kapërcyer kufijtë e poezisë konvencionale dhe ka shndrruar përvojat filozofike dhe psikologjike në art
të ndjeshëm. Duhet të pranojmë dhe të theksojmë se përmes këtij krijimi, poetja
shpalos pjekuri artistike, pse ka krijuar një poezi që nuk synon thjesht të
shfaqë ndjenja apo përvoja të zakonshme, por synon të depërtojë në hapësira më
të thella të mendjes dhe shpirtit. Dhe për ta realizuar këtë duhet të jesh
paisur sa me talent aq dhe me kurajë krijimi, të cilat janë evidente te kjo
poezi.
Albina
Idrizi ka realizuar një ngjitje në nivel
të lartë artistik përmes mjeshtërisë me të cilën ndërlidh elementët filozofikë
të kërkimit të kuptimit me elementët psikologjikë të përballjes me vetminë,
madje duke e shprehur këtë ndërlidhje në mënyrë të përsosur artistike.
Struktura dhe stili i saj meditativ pasqyrojnë përkushtim të ri ndaj
përmbajtjes filozofiko-psikologjike, çka e bën këtë poezi një shprehje të
thellë të pjekurisë krijuese të poetes.
Kjo
poezi, përmes forcës së saj artistike dhe përmbajtjes reflektive, pasuron
trajektoren e krijimtarisë së Idrizit dhe e afirmon atë si zë të veçantë që
guxon të eksplorojë thellë-sitë e shpirtit njerëzor dhe pyetjet më themelore të
ekzistencës. Kjo ngjitje është, në të vërtetë, dëshmi e evolucionit të saj
poetik dhe e përkushtimit për të sjellë poezi që rezonon jo vetëm
emocionalisht, por edhe intelektualisht.
Sarandë, nëntor 2024
Albina Idrizi
NË PELEGRINAZH
Tashmë
nuk ka rëndësi
nëse
e arrijmë cakun,
oh
është veç një gur idiot
të
cilin dikur e vuri urtia
në
vend të përgjigjeve,
sepse
pyetjet ishin të tilla
dhe
mendja duhej kapur diku.
Thjesht
një pikë hapësire është
për
të krijuar distancën e nevojshme
që
nis nga ne,
aq
sa për thënë;u bë rruga
e
cila duhet kaluar
të
vijmë në vete.
Ndërkohë
që nisim
të
gdhijmë ditët
syve
të shpirtit,
ku
hapen kanatat e heshtjes
dhe
mësojmë të qepim
vetminë
që na bie tamam,
njësoj
si fjalën.
Kështu,
kemi guximin
të
jemi të vërtetë
edhe
para vështrimit të tjetrit.