Mendime
Nue Oroshi: Gjermania në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme Dr. Friedrich Merz do të jetë Kancelari i ri i Gjermanisë
E diele, 10.11.2024, 06:40 PM
Dr. Friedrich Merz dhe Mr.sc. Nue Oroshi
Gjermania
në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme Dr. Friedrich Merz do të jetë
Kancelari i ri i Gjermanisë
Nga
Nue Oroshi
Coptimi
i koalicionit qeverisës tre partiak në Gjermani e ka sjellë Gjermaninë në një
gjendje të jashtzakonshme politike ku duhet mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme
e jo zgjedhjet e rregullta që kanë qenë të planifikuara në shtator të vitit
2025. Asnjëherë asnjë koalicion qeveritar në Gjermani nuk ka pasur qeverisje aq
të dobët sa ky koalicion që shkoj para disa ditësh. Por tash Gjermania është
duke i zhvilluar përgaditjet për zgjedhje të jashtëzakonshme. Mvarësisht prej
rrjedhave politike që do të ndodhin në ditët në vijim zgjedhjët e
jashtëzakonshme do të mbahën në mes të datave 15 janar 2025 dhe 15 mars 2025.
Në këtë periudhë kohore do të mbahën zgjedhët e jashtëzakonshme kjo mvarët nga
çështjet teknike se për sa kohë do të bëhet organizimi. Rënia e këtij
koalicioni i ka vendosur në një vështirësi 3 partitë politike gjermane të këtij
koalicioni SPD,Grüne dhe FDP. Që të tri këto parti në zgjedhjet e ardhshme do
të ndëshkon elektorati gjerman dhe asnjëra nga këto parti nuk kanë shansa
politike që të dalin as parti e parë dhe as parti e dytë. Luftën do ta
zhvillojnë për vendin e tretë,të katërt dhe të pestë e ndonjëra mund edhe mos
ta kaloj fare pragun zgjedhor. Partitë që do të përfitojnë nga kjo dobësi
politike e këtyre tri partive në Gjermani do të jetë Koalicioni CDU/CSU të
cilët do ta kenë kandidat për Kancelar
dr.Friedrich Merzin, kurse një ngritje shumë të madhe në përqindje do ta ketë
edhe partia e djathtë politike AFD e cila ka gjasa që të dalë parti e dytë politike
në Gjermani. Pas zgjedhjeve do të ketë vështirëi të mëdha politike për të
themeluar Qeverinë e re.Kjo mvarët edhe nga përqindjet politike që do të marrin
partitë politike në zgjdhje dhe cilën parti do ta zgjedh CDU për të
qeverisur.Unë mendoj se CDU edhe pse partner qeverisës e ka FDP, asaj nuk do ti
mjaftojnë votat që të qeverisë në koalicion dy partiak vetëm me FDP, dhe si
shkak i kësaj ajo do të zgjedh në mes të dy partive tjera asaj SPD dhe Partisë
së Gjelbërt. Shumë gjerman kanë frikë dhe hapur e thonë se në Gjermani mund të
rritën krizat politike shkaku i mos stabilitetit të Qeverive në të ardhmën.
Mund të ketë zgjedhje të parakohshme për faktin e vështirësive që të bëhet një
koalicion dy partiak.Por meqenëse CDU ka një përvojë të madhe politike në
qeverisje ajo do të dijë që ta ndërtoj koalicionin stabil dhe të qeverisë
Gjermaninë në krye me kancelarin e ri Dr.Friedrich Merz.