Mendime
Fahri Dahri: Misioni historik mbi të vërtetat tona
E premte, 08.11.2024, 07:33 PM
MISIONI HISTORIK MBI TË VËRTETAT TONA
Nga
Fahri Dahri
Personalisht
në misionin tim për njohjen e historisë së rajonit të Thesproti/Çamërisë nga
lashtësia deri në ditët tona, si dhe qartësimin e asaj që njihet si
"Çështja Çame". Kam synuar në zbulimin e të vërtetave, duke hulumtuar
dhe shfrytëzuar të dhënat historike që nga lashtësia e deri sot. Të bëj të
njohura të vërtetat e fisit thesprot/çam, dallimet e tij me fiset fqinje,
gjuhën, gjakun, territorin me traditat, zakonet, veshjen, ushqimet, marëdhëniet
mes tyre, zejet, blegtorinë, bujqësinë, shkëmbimet tregtare, etj.
Ndërsa
nga viti 1913 e në vazhdim, gjithnjë brenda aftësive dhe mundësive të mia, kam
trajtuar rëndesat e paimagjinueshme, tragjeditë ndaj tyre të shkaktuara nga një
shoqëri me mbeturina dhe mentalitet shpellarësh, të instruktuara nga kisha dhe
shteti grek, në zbatim të "Megalloidesë", strategji antinjerzore.
Realizova
porosinë e babait tim, i cili nuk mundi t'i kryente vetë, mbasi jeta e tij dhe e
brezit, kaluan në censura tepër ç'njerëzore, të egra nga pushtetet e të dy
krahëve të kufirit Greqi- Shqipëri.
U
përpoqa që me librat dhe shkrimet e shumta të pasqyroj të vërtetat e atij brezi, duke nxjerrë në pah
lashtësinë e zonës, mitet, legjendat, pasuritë, veprat antike, thesaret,
fisnikërinë, karakteret e rralla dhe më të mirat njerëzore; të përgënjeshtroj
dhe të hedh poshtë me fakte e me dokumente të gjitha akuzat, mashtrimet,
shpifjet, baltërat e sajuara nga monarko-fashistët grekë dhe të disa personaliteteve
byroistë dhe jo vetëm këndej kufirit.
Kam
sqaruar, në këndvështrimim tim, se zgjidhja e problemit të territoreve etnike
shqiptare, përfshi Çamërinë dhe
gjenocidin grek të kryer ndaj çamëve, varet nga ndërgjegja dhe korrektësia e
qëndrimeve në zbatimin e ligjeve, dhe konventave ndërkombëtare të miratuara
prej institucioneve më të larta ndërkombëtare.
Gjenocidi
grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe rajonit të tyre është problem
Ndërkombëtar, përgjegjësi kushtetuese e shtetit shqiptar. Shoqatat, partitë
politike, grupe individësh dhe individë të caktuar, pjesë të komunitetit të
viktimizuar kanë rol të rëndësishëm si për sensibilizim dhe për kërkesat e vazhdueshme ndaj dy shteteve të mësipërmë për
ti vendosur sa më parë në agjendat për zgjidhje.
Në
çdo moshë njeriu duhet të japë diçka edhe për të tjerët, për vendin dhe
shoqërinë. Përvojat dhe dituria janë produkt që sigurohet duke ngjitur nëpër
shkallët e moshës. Ndaj duhen shfrytëzuar këto mundësi që të përfitojnë edhe të
tjerët nga përvojat dhe aftësitë që na japin vitet e jetës. E rëndësishme,
tepër dobidhënëse në jetë është gjetja e cakut ku shterron rendimenti mendor
prodhues, që duhet shoqëruar me vetë tërheqjen dhe jo të arrihet kur ta
kërkojnë të tjerët. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se pleqëria, proçes
biologjik, është "sëmundje" që bën
përsëritje të panevojshme, tjetërsim si efekt i harresës dhe mos
kontroll në mendime e veprime.
Ndaj
vjen momenti kur çdo njeri të kuptojmë dhe të respektojë fazat biologjike dhe
sipas mundësive e aftësive të mbyllë misionet përkatëse. Misionet janë vërtet fisnike, por janë edhe vepra që i
transmetohen brezave në vijim.
Janë
25 vite që u krijuan kushtet, mu dha mundësua, të përmbush Amanetin e prindërve
të brezit tim. Hasa shumë vështirësi mbasi, veç njohurive të kufizuara
personale nga viti 1944 e deri në vitin 1991; mungonin shkrimet në gjuhën
shqipe, censurimet, heshtja, përndjekja dy shtetërore, etj. Arritjet shkencore,
mes tyre krijimi i rrjeteve sociale, na hapën dyert e magazinave historike, të
cilat, duke mos munguar vullneti e
aftësia, arritëm të shfletonim mijëra e mijëra faqe deri sa u realizua boshllëku
historik i mijëra vjeçarëve.
Mbas
vitit 1992, filluan shkrimet e para për ndriçimin e të vërtetave të hidhura për
shqiptarët e Çamërisë; të tjetërsuara; të fshehura: të heshtura; të censuruara;
të përndjekura, nga antikombëtarët, armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm. Në
fillimet e viteve 90-të, siç thashë, filluan të botoheshin me ndrojtje shkrimet
e para.
Vitet
e fundit shkruhen e lexohen artikuj të shumtë, që vazhdojnë të plotësojnë
boshllëqet historike të atij komuniteti (përfshi edhe përsëritjet) i goditur
shumë rëndë dhe padrejtësisht nga egoja etno-fetare.
Nuk
mund të kalohet në heshtje të përdorurit me finokllëk (dinakëri), trajtimi i problemit kombëtar të
Çamërisë, ku një të intervistuari (për fat të keq bir labërie) iu drejtua
pyetja se çkuptonte me termin "Çamëria". Ai nxori në pah një qendrim tjetër qesharak,
të pa dëgjuar më parë.
Në
intervistën e dhënë, me datë 05/Nëntor/2024 në YouTube, pyetjes se ç'farë
kuptonte me termin "Çamëria", ai u përgjigj me sarkazëm se, sipas tij
"Na qenka vetëm një territor që ndodhet në lumin Thiamis, në Thesproti ku
banojnë njerës të besimit ortodoks dhe pak myslimanë".
E
me habi të shtirur përfundon; "Ç'farë ka këtu për të kuptuar!...
Më
"gudulisi" qendrimi i tij. Ai tregoi mungesa të theksuara ndjenjash
njerëzore ndaj masakrave, rrëmbimit të pronave, dëbimit të dhunshëm në tërësi të banorëve autoktonë, që shteti i
tij, dikur veproi me egërsi etno-fetare, gjatë viteve 1913 dhe që kulmoi në
vitin 1944-mars 1945. Egërsi antidemokratike që në mënyra të ndryshme ende
vazhdon. Ndërsa për termin e
"Vorio-Epirit", megjithëse ishte sajesë në vitin 1914, dmth 30
vite më përpara gjenocidit grek ndaj çamëve, përmendet me zell. Hipokrizi e
shëmtuar! Antishqiptarëve (të jashtëm e të brendshëm) u pëlqejnë sajesat e
shekullit XX, ndërsa të vërtetat historike mijëravjeçare, për ata nuk kanë
vlerë! Nuk zgjatem më tepër pasi
kuptohet se është qendrim i qartë antikombëtar dhe, aspak human.