| E enjte, 07.11.2024, 06:58 PM |
Ndue Ukaj:
Shtëpia
e Bardhë është kujdesë për vendin tonë e kombin shqiptar me njëlloj kujdesi
atnor, mbase ma shumë se ne për vetveten. Prej kësaj Shtëpi, për vendin tonë
kanë ardhë veç lajme të mira e kurrënjëherë dëme, ndërkaq, dëmet e intrigat,
nëse duam vërtet të flsim për to, i kemi sajuar e shkaktuar vetë, për shkak të
urrejtës e budallallëkut, siç ndodh tash e gati pesë vjet, me pushtetin
antiperëndimor të Kosovës, që e ka ngulfatë zhvillimin e vendit tonë.
Kjo
fryma subversive e orientalit rrënimtar, që para pesë viteve çirrej për thika
mbi hartën e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë, ka shkaktuar dëme tepër serioze në
shëndetin mendor të njerëzve të vendit tonë, gjë që shihet përditë te njerëzit
e tërbuar të oborrit të pushtetit, që çirren natë e ditë me do parulla flase,
bajate e të cekëta, anti gjithkujt.
M'i
ba udhëheqësit e vendit tonë me dashtë vendin e m'u kujdesë për të, siç e ka
dashtë e siç e kujdeset Shtëpia e Bardhë, ne do të kishim progres më të madh,
ekonomi më stabile, mirëqenie më mirë, zhvillim të hovshëm, arsim më cilësor,
shëndetësi më të mirë, korrupsion e krim më pak, dhe si rrjedhojë, do të ishte
rralluar bukur mirë budallallëku ndër ne, që ka shtrirë rrënjë kudo.
Duke
u pakuar vlerat e demokracisë perëndimore, empirikisht dihet se rritet varfëria
e njerëzit ikin andej kah Europa e Amerika.
Po,
Shtëpia e Bardhë është kujdesë për Kosovën si për oborrin e vet, që tri dekada,
duke na nxjerrë nga ferri e duke na ndihmuar të bëhemi shtet.
Për
më tepër, kjo Shtëpi, i ka faktorizuar shqiptarët si rrallëherë në histori,
prandaj çirrjet kundër saj nuk ka se si të kenë lidhje me interesa kombëtare.
Këta
që çirren kundërt perëndimit, nuk lënë rast pa treguar sa e keqe është opozita,
historia, mediat, gjykatat, sa e papërgjegjshme është Europa, sa naiv është
sekretari amerikan, X këshilltari, presidenti francez, çfarë ngjyre të verdhë
ka Shtëpia e Bardhë, si luhet aty me thika mbi hartën e Kosovës, sa i keq është
kryeministri i Shqipërisë e broçkulla të tilla të pafundme. Por, këtyre
mendjekëqijve, shumë zor t'iu gjesh një deklaratë normale, ku ata tregojnë kënd
e vlerësojnë, kënd e duan, çfarë duan, çfarë vlera përfaqësojnë dhe kush është
i mirë për ta?
Me
gjasë, këta njerëz, që janë për keqardhje, kanë veç një detyrë: me folë për
udhëheqësin e tyre si për një shenjtë që bën mrekulli dhe kushdo që nuk i
pranon këto predikime, është i keq.
Frederik
Rreshpja ka një varg:
Injorantë
të dreqit!