E enjte, 26.12.2024, 03:00 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Ditë apo natë

E enjte, 07.11.2024, 06:49 PM


DITË APO NATË

NGA KALOSH ÇELIKU

Po. Kalosh Çelilku, nuk e di, a është Ditë

Apo, Natë! Mes  bërllokut, në Shkup?!

Edhe , pse: është Natë: Ai  mendon, Ditë

Përtej, Diëts Nesërme, në “Qafë-Thanë”.

E hap teleefonin celular; ëshët Natë?!

Përtej, Diëts Nesërme vazhdoj gjumin.

Kapërcej Ditën e Sotshme. Zgjohem

Ikë, nga ëndërrat e tmerrshme. Xhindet.

E vazhdoj çmendurinë. Ditën e Nesërme

Kalosh Çeliku, i çmendur me ëndërrime kufiri:

E vazhdon, Ditën e Nesërme  me ëndërra…

(Vogëlushja më tha:

të dua pak)

(D. B.)

Vogëlushja, më tha: Të dua pak

Mikja të do shumë. Cuca Boheme.

Nuk e xhelozoj Gruan tënde - verë

E di. Mikja e xhelozon. Edhe mua.

Vështirë e kam të flas për Cucën Boheme

Ende nuk e njoh. Vetëm njëherë jemi takuar

Në „Grand „. Gjithë kohën më vodhi me sy...

(Ndjekje me telefonë celularë)

(D. B.)

Unë u vonova. Ajo më priste në Tavernë

Kafe galeri, atë ditë „Koha“. Erdhi.

Shumë vonë. Ajo më kishte ikur

E kërkoj si burrat në telefonin celular:

„Personi, që kërkoni nuk ka qasje në rrjetë“.

Pas dy orëve: - „Alo, Ujku?“ Po, i përgjigjem.

- Ku je? Tri orë po të kërkoj nëpër Qytet:

Ec shpejt! Të pres në hotelin „Iliria „!

Nisem. E gjej në tavolinën ku rri unë gjithmonë

„Bejbi“, me thotë: Sot u binda se jam e çmendur.

Gjithë këto burra të bukur nëpër Qytet. E unë:

Të kërkoj Ty me orë?! Babasheh, je „Bejbi“.

Hajmali të fortë më ke varur për qafe. Që,

Nuk mund ta zgjidhin as njëqindë hoxhallarë.

Unë pi një shtamë me verë. Ajo pi një çaj mali

E përfundojmë ndjekjen me telefonë celularë.

Ajo turret pas burrave. E unë, pas grave...



(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora