Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Petrit Dibrani: Kombi shqiptar po vetëdijësohet

| E marte, 05.11.2024, 06:54 PM |


Petrit Dibrani:

Çdo gjë në Univers dhe në t’gjitha skajet e tij, ka vetëdije, andaj edhe kombi (im shqiptar) po vetëdijësohet.

Pse “Islami ekonomik e politik dhe radikal” po zbehet ngadalë, mirëpo sigurt dhe përfundimisht, do ndalohet nxitja e mosdurimit dhe përçarjes fetare dhe kombëtare.

1. S’po përsëritet më nga hoxhë e imam, Shefqet Krasniqi, se “Kosova është koloni e AMERIKËS, vendi ku është derdhur gjaku i Sulltan Muratit dhe (duhet) ti kthehet Turqisë”, etj…

2. S’po quhet më (Flamuri Kombëtar), leckë, bez nga hoxhë e imam, Mazllam Mazllami dhe dëshmorët e kombit, nuk po fyhen më.

Ngase dihet fakti që për Flamurin Kombëtar, shumë shqiptar janë tretur kazamateve të Serbisë gjenocidiale, të burgosur e kanë derdhur gjak dhe kanë dhënë jetën, duke mbrojtur pragun e shtëpisë, kombin dhe tokën e Shqiptarisë, me Flamurin Kombëtar në ballë.

3. S’po fyhet më Profeti im, Gjergj Kastrioti dhe Nëna jonë e Shenjtë shqiptare, Anjezë Gongje Bojaxhiu, Nënë Tereza.

Në përditshmëri shqiptarët po e kuptojnë, që janë mashtruar dhe fyer, ngase kur fyhen figurat kombëtare, fyhet edhe çdo shqiptar që ka gjak shqiptari dhe ndjehet shqiptar, andaj edhe do e kundërshtojnë e distancohen nga nxitja e përçarjes dhe mosdurimit, fetar dhe kombëtar, që është bërë më mënyrë permanente-pandërprerë, me ligjëratat e tyre nga imam e hoxhallar!

Ju dua të bashkuar, kombi im shqiptar.