| E hene, 04.11.2024, 06:57 PM |
A janë Deçani, Skenderaj dhe Istogu bastione të islamit?
Nga
Gani Mehmetaj
Në
Deçan nuk ka asnjë Kishë Katolike apo Ungjillore, ndërkaq, asnjë vendbanim
shqiptar nuk e ka më të theksuar ndjenjën se jo shumë larg në kohë ishin
katolikë. Po ashtu katunde të tëra të këtij rajoni janë katolike, apo të
përziera.
Me
2005 deçanasit e rrahën pastorin amerikan sepse predikonte fjalën e Krishtit
dhe përpiqej të ndërtonte një kishë. Askush nuk i doli krah. “Nuk e donin
kishën”, thanë islamikët që e nxitën rrahjen dhe që e dëbuan nga qyteza amerikanin
e devotshëm. Shteti heshti, ne fakt shteti e rrahu. Ra përmbys para mujsharëve
islamikë. Kundër kishës Ungjillore së pari doli Kisha ortodokse e Deçanit,
pastaj hoxhët.
Kisha
Ungjillore e Dardanisë e ka blerë një tokë ndërtimi 35 ari, në Deçan, por
kërkesa e bërë para 20 vjetësh ka mbet në sirtarë të Komunës. Shteti poashtu u
tregua i shurdhër. Ndërkohë janë ndërtuara mbi njëzet xhami në këtë territor.
Kisha
Katolike nuk ka provuar të ve kryqin në qytetin “e stupcave e të dajakut”, që
të mos pësojnë priftërinjtë e saj si pastori amerikan. Në një katund të Deçanit
nuk e lejuan familjen shqiptare të varroste familjarin e tyre pa rite
myslimane. Ose do t’i këndoj hoxha arabisht, ose do ta nxjerrim nga varri,
kërcënoi xhamia e katundit. Dhe familja iu nënshtruan kërcënimit. Tolerancë
fetare është kjo?
Skenderaj
-Më
parë do ta ndërtosh një kishë në Arabinë Saudite se sa në Skenderaj, -me tha
një drenicak. -Askush si ne nuk e thekson më shumë se jemi katolikë, edhe emri
Drenicë thonë se rrjedh nga Ndrenika, por, askund tjetër në Dardani nuk është
më i egër sulmi i shoqatave islamike e i hoxhëve të BIK-ut se sa në këtë qytet.
Mafia islamike dhe mafia lokale bashkëpunojnë mirë, kështu që të kërkosh kishë
në Skenderaj është “qyfer”, nuk të lënë
të dy mafitë. Shoqatat islamike kanë investuar shuma marramenthit në këtë
qytet, por nën dorë.
Istogu,
qyteza, vendlindje e Ibrahim Rugovës nuk është larg Deçanit e Skenderajt me
mendësinë e qëndrimin e nëndheshëm ndaj
krishterimit e kishave katolike e ungjillore. Shumë misionarë ungjillor
amerikanë kanë provuar të ndërtojnë një kishë në Istog, por atmosfera ishte
intolerante, me kanë thënë disa misionarë, që kanë jetuar me vjet në këtë qytet
të bukur. Ata u kthyen të dëshpëruar.
Ç’po
ndodh me ne dhe me shtetin tonë laik?
Lejon qindra xhami, por nuk lejon kisha
protestante, ndërkaq, kishat ortodokse i mbanë para duarve.