Kulturë
Xhemaledin Salihu: Në Preshevë u mbajt Konferencë me vlera shkencore e kulturore shqiptare
E diele, 03.11.2024, 06:54 PM
NË PRESHEVE U MBAJT KONFERENCË ME VLERA SHKENCORE E KULTURORE SHQIPTARE
Shkruan:
Xhemaledin SALIHU
Më
26 e 27 tetor 2024 në Preshevë u mbajt Konferenca shkencore: “Figura me vlera
shkencore dhe kulturore shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera
shqiptare”, ku morën pjesë me 52 studiues nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut,
Kosova, Mal i Zi dhe Lugina e Preshevës, ndërsa u kumtuan 40 punime shkencore.
Konferencën
shkencore e udhëhoqi BORDI, në përbërje: Prof.dr.Drita
Halimi-Statovci-etnologe, prof.dr. Agron Xhagolli-kulturë popullore/folklorist/,
Akademik Adem Bunguri, arkeolog, prof.dr. Isak Shema, letërsi, prof. dr. Izaim
Murtezani, studime folklori dhe etnologji, Dr. Sc. Shpëtim Memishi, ekonomi dhe
Xhemaledin Salihu, professor, studiues.
Konferenca
shkencore punoi me 5 séanca, në seancën
solemne Konferencën shkencore zyrtarisht e shpalli të hapur Xhemaledin Salihu,
kryetar i SHTKK-së, me një fjalë rasti, ku përshëndeti Shkëlqesinë Dr. Bardhyl
Canaj, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Serbi dhe Konzullin në këtë Ambasadë,
Z. Idlir Kaba, delegacionin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, me në krye
të koordinatorit Akademik Adem Bunguri, arkeolog, Z. Besim Shabani, shef i
Kabinetit të kryetares së komunës së Preshevës, Znj.Ardita Sinani, Z. Murat
Alvazin, kryetar i Lidhjes së Historianëve Shqiptarë në Botë, me seli në
Zvicër, pjesëmarrësit, studiuesit.
Konferencën
shkencore e përshëndetën Ambasadori Dr. Bardhyl Canaj, Z. Besim Shabani,
Akademik Adem Bunguri dhe Z. Murat Ajvazi.
Në
pjesën e ndarjes së shpërblimeve sipas Rregulloresë mbi ndarjen e shpërblimeve
të SHTKK-së, me shpërblim më të lartë të SHTKK-së u shpërblye Shkëlqesia Dr.
Bardhyl Canaj, me ANËTAR I MERITUAR, ndërsa me Mirënjohje u shpërblye Ministria
e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës dhe Fondi Humanitar i
GNTC Gorenje në Prishtinë, me drejtor Fatmir Kadriu..
Me
kumtesa-punime shkencore u paraqitën këta studiues: Prof.dr. Neritan Ceka,
Akademik Adem Bunguri, Zana Hoxha, akademik Valter Memisha, dr. Afërdita
Abdullahi Dërmaku, prof.dr.Vilma Proko, Ismet Osmani, Hajrullah Hajdari,
Xhemaludin Idrizi, prof. dr. Drita Halimi Statovci, dr. Angjelina Hamza
Hasanaj, Arlinda Veliu-Sadiku, dr.doc Rini Useini, dr. Rovena Mikeli Vata,
mr.
Davida Marku, prof. dr. Agron Xhagolli, prof.dr. Izaim Murtezani, dr. Vlorë
Fetaj-Berisha, dr. Besim Morina, Jonuz Fetahaj, doc.dr. Besnik Rameti, Edibe
Selimi -Osmani, Xhafer Cakolli, Akademik Hamit Kaba, Ardian Ramadani, Avni Dehari,
Bekim
Ramadani, prof.dr. Mustafa Ibrahimi, Isamet Bakiu, prof. dr. Minir Ademi,
Hysen
Këqiku, msc. Klajdi Lulollari, mr.Murat Ajvazi, mr. sc Ali Sadiku, Rahim Azemi,
Qerim
Lita, dr. Albin Sadiku, Xhemaledin Salihu.
Pas
mbarimit të leximit të punimeve shkencore në Konferencë shkencore u zhvillua
një diskutim lidhur me pesë seancat dhe punimet shkencore.
Fjalën
përmbyllëse mbi Konferencën shkencore e pati Prof. Dr. Agron Xhagolli që
poashtu ligjeroi mbi realizimin e suksesshëm të Konferencës dhe dha disa
sugjerime e propozime për të shkuar edhe me perpara për konferencen shkencore
te vitit 2025 me cilesore dhe me permbajtësore..
Konferenca
shkencore vazhdoi punimet e saja edhe të dielën, më 27 tetor 2024, me
hapjen
e Ekspozitës, me fotografi nga aktivitetet e Shoqatës për vitet 2014-2017, të
cilën e menaxhoi Agim Arifi, mësimdhënës i artit.
Më
pastaj ndodhi përurimi i librit të Konferencës së vitit 2023: “Personalitete me
vlera shkencore shqiptare në Albanologji nga Lugina e Preshevës dhe vise të
tjera shqiptare”, ku fjalen e patën prof. dr. Drita Halimi-Statovci, prof.dr.
Agron Xhagolli dhe prof.dr. Izaim Murtezani, recensentë.
Para
ditën e 27 tetorit 2024, grupi i vizitorëve nga: prof.dr. Neritan Ceka,
Akademik Adem Bunguri, Klajdi Lulollari, Sami Agushi, prof. dhe Musli Emini,
arkeolog amator vizituan lokalitetin dardan Kërshevica, në komunën e
Bujanovcit, ndërsa pasdite këta të përmendurit më lartë dhe disa studiues të
tjerë vizituan Cërkvishtën në Zhunicë, Varret dardane në Bukurovc, Kalanë e
Bushtranit, Kacipupin e Rahovicës, shtëpinë e vjetër të Esat Esatit dhe Teqenë
e Preshevës.
Projektin
në fjalë e financoi: Ministria e
Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, botimin e librit:
"Personalitete shkencore shqiptare në Albanologji nga Lugina e Preshevës
dhe viset të tjera shqiptare" e financoi Fondi Humanitar i GNTC Gorenje
Prishtinë-Fatmir Kadriu, drejtor.
Vlen
të cekim mbështetjen dhe përkrahjen shumë të duhur dhe të nevojëshme të
Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Projektin
e realizoi : Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore në Preshevë
Në
paraditën e 27 tetorit 2024, SHTKK organizoi vizitë disa vendeve të
trashëgimisë kulturore në Nesalcë të komunës së Bujanovcit: Teqesë, ku na priti
dhe na njoftoi me historikun i nderuari dhe i palodhshmi u.d. Sheh Afrim Agushi
dhe Plaku i Teqesë,
Kacipupit,
ku ligjëroi bachelor i arheologjisë, Musli R. Emini, Teqesë së Preshevës dhe
Varret e Krushqëve në Bukurovc, ku ligjëroi Xhemaledin Salihu.
Pra,
sipas gazetares nga Lugina e Preshevës, Lumturije Limani ishe: “Një ngjarje e
tillë jo vetëm që nxit njohuritë, por gjithashtu forcon lidhjet mes shqiptarëve
në rajon. Këto aktivitete padyshim se janë thelbësore për të inkurajuar
zhvillimin e mëtejshëm të gjeneratave që vijnë pas nëpërmjet artit dhe
kulturës,
poashtu
ishte një platformë e rëndësishme për të njohur dhe vlerësuar kontributet e
figurave të rëndësishme shqiptare të cilët kanë kontribuar në fusha të ndryshme
si shkenca, arti dhe kultura.
Një
ngjarje e tillë krijon mundësi për të ndarë eksperienca dhe për të frymëzuar
brezat e rinj që të angazhohen në ruajtjen dhe promovimin e kulturës
shqiptare.”