E enjte, 21.11.2024, 10:00 AM (GMT)

Mendime

Fadil Sahiti: Qytetari i mirë kundrejt njeriut të mirë

E shtune, 02.11.2024, 06:53 PM


QYTETARI I MIRË vs NJERIUT TË MIRË

Nga Fadil Sahiti

Shpesh mendohet se të jesh qytetar i mirë është njësoj si të jesh njeri i mirë. Ky është një debat shumë i vjetër, që daton që nga koha e Aristotelit. Qytetari i mirë është 'në lidhje' me shtetin, me një regjim specifik. Çdo gjë është në rregull përderisa i përshtatet shtetit tim. Njeriu i mirë është ndryshe. Për të, e mirë është vetëm ajo që është e mirë kudo, thjesht, jo sepse është e imja.

Qytetari i mirë është patriot; valorizon ligjet e shtetit të vetë dhe ky është standardi kryesor. Një pikëpamje e tillë e virtytit qytetar bie ndesh me virtytin e një qytetari të mirë të një regjimi apo shteti tjetër. Ta zëmë, sot duket e pamundur të ketë simetri mes një qytetari të mirë kosovar dhe një qytetari të mirë serb.

Sokrati thoshte se vetëm i mençuri mund të jetë i mirë – ai e barazoi diturinë me mirësinë. Dhe, njeriu i mirë ka diçka filozofike në vetëdijen dhe formimin e vetë, thoshte ai. Për shkak të mendësisë filozofike, njeriu i mirë mund të ndihet 'rehat' dhe plotësisht në 'shtëpi' vetëm nëse jeton në regjimin më të mirë politik.

Por, regjimi më i mirë mishëron një paradoks suprem. Ai është superior ndaj të gjitha regjimeve aktuale. Fatkeqësisht, ky lloj regjimi nuk ka ekzistencë konkrete, pothuajse askund.

Mungesa e regjimit më të mirë e bën të vështirë që një njeri i mirë (një dijetar, intelektual, filozof...) të jetë edhe qytetar i mirë i një regjimi të caktuar. Njeriu i mirë nuk mund të jetë kurrë lojal ndaj askujt dhe asgjëje, përveç asaj që është e mirë dhe me vlerë, jo vetëm për të dhe për kombin e tij, por ajo që është e mirë dhe me vlerë kudo dhe për këdo.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora