| E premte, 01.11.2024, 06:56 PM |
Fuqia është e keqe, por edhe pafuqia
Nga
Aurel Dasareti
Pushteti
(fuqia, forca) është një faktor qendror në shoqëri dhe në shumicën dërrmuese të
marrëdhënieve njerëzore. Prandaj nuk është për t'u habitur që ka shumë kuptime
të ndryshme të përdorimit tradicional të pushtetit (fuqisë, forcës).
Kushdo
që ka qenë i dehur nga pushteti dhe ka përfituar prej tij, qoftë edhe për një
vit, nuk do të heqë dorë kurrë nga ai vullnetarisht.
Ka
shumë forma të pushtetit.
Thjeshtë:
Shqipëria është kapur tërësisht nga kryekrimineli Edvin Kristaq Mafia dhe banda
e tij, ndërsa "opozita" që nuk ekziston fare, mundohet ta përmbys me
kritika, demonstrata, me ulërima, sharje, me mallkime, me vizatime. Mjete dhe
forma që diktatori nuk dëshiron t'i kuptojë fare. Dhe, nudisti i droguar tallet
me ta. Pse? Sepse as nuk turpërohet e as nuk frikohet nga përrallat 1001 net.
Ai do të ikte si lepuri sikur të frikoheshe. Atë e frikëson vetëm një forcë
bindëse; forca e popullit që mund të jetë e formave të ndryshme, për shembull:
kapje për veshi e drejtë në koshin e plehrave.
Shqipëria
është në prag të vdekjes përfundimtare. Shpëtojeni! Kanë ardhur rrethanat dhe
çasti që shqiptari të zgjedh midis vështrimit e veprimit. Kjo do të thotë të
bëhesh burrë.
PS:
Shpjegimet e letrave të mia i bëjë nga këndi shoqëror, e jo ai ideologjik sepse
nuk i takoj asnjë partie, vetëm sipas rastit, simpatizoj me ato që në momentet
e caktuara përpiqen për Kombin dhe Vendin.