E enjte, 26.12.2024, 04:19 PM (GMT)

Mendime

Enver Bytyçi: Regjimet nuk bëjnë drejtësi!

E premte, 01.11.2024, 06:59 PM


Regjimet nuk bëjnë drejtësi!

Nga Enver Bytyçi

Mbrëmë kryeministri i Shqipërisë në një dalje televizive të gjatë nuk tha asgjë. Duket se atij i ka mbaruar karburanti. Nuk e çon timoni më as deri në Surrel. Nuk ka çfarë thotë, nuk ka çfarë jep, megjithëse ai kurrë nuk ka dhënë, vetëm ka marrë! Por diçka e përsëriti thekshëm edhe në intervistën e mbrëmshme. Tha se ka arritur suksese në reformën në drejtësi, se “Partia Socialiste për herë të parë është duar-jashtë nga drejtësia dhe SPAK” etj. Në fakt, tashmë ne e dimë se për gjithçka që thotë Edi Rama, duhet besuar e kundërta. Madje sa më fort i mëshon pavarësisë së gjyqësorit, aq më e varur është drejtësia te ekzekutivi.

Ndërkaq ambasadori i BE-së në Tiranë, përsëriti këto dy ditë sërishmi “sukseset” në gjyqësor dhe lavdëroi punën e SPAK. Eshtë kjo një medalje që publiksiht ndërkombëtarët e varin në qafën e Edi Ramës dhe e motivojnë atë të thotë se “Amerika ka bërë Noc Rrokun” në drejtësinë e Shqipërisë. Kjo deklarata e fundit e mbrëmjes së shkuar provon se kryeminsitri dikton axhendën e SPAK dhe deri diku të drejtësisë shqiptare, kur është puna për të mbrojtur bandat dhe kriminelët. Por si është e vërteta në letra? Çfarë thonë raportet ndërkombëtare për drejtësinë në Shqipëri?

Sipas raporteve të Komisionit Europian, përfshirë dhe këtë të fundit të para disa ditëve, në vitin 2015, kur ende në Shqipëri funksiononte drejtësia e para vitit 2013, vendi ynë radhitej në vendin e 46-të sa i përket rankimit ndërkombëtar për drejtësinë. Sot renditet në vendin e 92 ose 46 vende më poshtë. Ndërsa sipas raportit të fundit të Projektit Botëror për Drejtësinë Shqipëria renditet e fundit në Europë sa i përket sistemit gjyqësor. KiE në raportin e tij shkruan se në Shqipëri duhen 8680 ditë për të dhënë drejtësi për një çeshtje administrative.

Ëorld Justice Project hulumtoi në 142 vende të botës dhe Shqipërinë e rankoi në vendin e 106-të sa i përket ndërhyrjes së ekzekutivit në gjyqësor. Edhe Vietnami komunist me një parti në sistemin politik të tij ishte më mirë se Shqipëria, në vendin e 98-të! Sipas këtij raporti, Shqipëria renditet në vendin e 114-të sa i përket zbatimit të ligjit. Që do të thotë se në vendin tonë ligjin e bën dhe e zbaton Maliqi (Edi Rama)! Bjellorusia e Lukashenkos në këtë tregues ka zënë vendin e 82-të, ose 32 vende më mirë sesa Shqipëria e Edi Ramës.  Edhe një fakt: Raporti përcakton se Shqipëria ze vendin e 128-të në shqyrtimin e çeshtjeve administrative, sepse një qytetari shqiptar duhen 23 vite (8680 ditë) të marrë drejtësi kur shteti dhunon të drejtat e tij.

Megjithatë ambasadorët e huaj në Tiranë ende vazhdojnë të “mburren” me reformën në drejtësi. Po drejtësinë nuk e bën reforma. E bëjnë njerëzit. Dhe njerëzit që e zbatojnë këtë reformë, së paku të deformuar, janë pjesë e regjimit. Nëse një regjim bën drejtësi, këtë le të na e shpjegojnë ambasadorët, përfshirë edhe ambasadorin e BE-së në Tiranë!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Aurel Dasareti: Fuqia është e keqe, por edhe pafuqia Fahri Dahri: Çfarë përfaqësojnë fuqitë e mëdha Gjon Keka: Kosova në zgjedhjet e radhës ka nevojë për ndryshime rrënjësore Llesh Ndoj: Kur s'dëgjon askënd e s'djen për asgjë, një hap larg është Diktatura Blerim Rrecaj: Me pamje kah parku Enver Bytyçi: Shqipëria dhe Kosova në renditjen globale për lirinë! Aurel Dasareti: Krijimi i Asociacionit serbo-çetnik është vdekjeprurëse për shqiptarët e Kosovës Fahri Xharra: Veriu pellazgjik i Afrikës Petrit Dibrani: Etike dhe jetike e domosdoshme, për shqiptarët! Gjon Keka: Këta ishin miqtë e vërtetë të kombit tonë Dardano-Arbëror europian! Fahri Xharra: "Biblioteka shqiptare në Kosovë, fryt i atyre që i quanim tradhtar" Kalosh Çeliku: Me një ka zgjedhe nuk lërohet ara e Babait Blerim Rrecaj: Ç'kuptim kanë reklamat pa hesap Gjergj Kabashi: Turqia, Serbia dhe Rusia po bëjnë të pamundurën për krijimin e nacionalislamizmit nga radhët e shqiptarëve Gjon Keka: Lëvizja Kombëtare e Deçanit - Leva e zhvillimit dhe vetëdijes kombëtare dardane Kalosh Çeliku: Dita e nesërme nuk është larg Enver Bytyçi: Si Edi Rama e korruptoi Ilir Metën dhe Aleksandër Vuçiq korruptoi Edi Ramën?! Aurel Dasareti: Si mund ta adhurojnë shqiptarët Edvin Kristaq Ramën?! Gjon Keka: Vezirët dhe pashallarët me origjinë shqiptare nuk kanë asnjë vlerë për kombin tonë Klajd Kapinova: Ikona e anti Krishtit me petkun e bardhë është sot një radikal i kuq marksist

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora