| E hene, 21.10.2024, 05:57 PM |
Shpresa e madhe serbe me akuza për “Kosovën primitive myslimane” dhe vaji i njohur për “Kosmetin”
Nga
Afrim Musliu, Suedi
Shpresa
e madhe serbe – mes të rreshtave. Këtu janë vetëm disa shkëputje nga një libër
voluminoz i akademikut dhe ish-presidentit serb, Dobrica Qosiq, ku ish
presidenti i Serbisë në librin e tij “Vreme zmija” (Koha e gjarpërit), në disa
raste e pranon se shteti dhe aparati ushtarako-policorë serb ka kryer gjenocid
të tmerrshëm ndaj popullit shqiptar si dhe ka kryer spastrim sistematik etnik
në territorin e Kosovës.
Këtu
do të ketë edhe ndërhyrje me disa komente në kllapa se si unë nga këndvështrimi
im i kam kuptuar shkrimet e Dobrica Qosiqit.
Leximi
i librave politik të nacionalistlve serb të kalibrit të Qosiqit, mendoj se
është i një rëndësie të madhe për ta kuptuar qëllimin e politikës serbe, e cila
kurrë nuk ka ndryshuar me ndërrimin e regjimeve dhe udhëheqësve serb.
Mëse
dy shekuj serbët ndjekin politikën e njejtë ekspansioniste kundër shqiptarëve
me qëllim të daljes së tyre në Detin Adriatik, si qëllim shekullor i tyre,
ëndërr të tyre të cilën çlirimi dhe pavarësimi i Kosovës i’u ka bërë totalisht
të pamundur për ta realizuar.
Në këtë shënim më poshtë, Qosiq e akuzon
Millosheviçin dhe gruan e tij Mira Markoviçin për lirimin e Presidentit të
Kosovës, Ibrahim Rugova, të cilin, me krijimin e aleancave ne SHBA-të dhe
vendet Perëndimore e shihte si armikun më të madh të serbëve dhe qëllimeve
ekspansioniste serbe.
16 maj 1999
Mund
të kem mendime deluzive për çdo gjë, por nuk guxoj të shkruaj gënjeshtra dhe të
fsheh krimet e policisë dhe ushtrisë serbe. Po përgatitet një pushtim
tokësor i Kosovës… Britania e Madhe po prinë në gatishmërinë luftarake për të
sulmuar sa më parë Serbinë dhe për të shpëtuar ‘shqiptarët e vegjël’… Rugova
vazhdon vizitat e tij triumfuese në kryeqytetet evropiane dhe veprimet
diplomatike për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Sllobodan Millosheviqi e
liroi, ndoshta i bindur nga internacionalistja Mira dhe i mundësoi armikut të
tij kryesor të dalë fitimtar kundër Serbisë. Madhështia internacionaliste e
rivalëve marksist me fuqi të pakufizuar mund t’i kushtojë shtrenjtë popullit
serb dhe ushtrisë së tij.
(Në
këto dy shënime më poshtë, të 17 dhe 19 prillit 1999, Qosiq, me një gjuhë
raciste e përbuzëse ndaj shqiptarëve, shkruan se si vendet Perëndimore tregonin
simpati dhe solidaritet ndaj shqiptarëve, gjersa serbët i shihnin si popull
kriminal e gjenocidal. Për me e komfirmuar këtë, mua më kujtohen vitet e 90-ta
dhe fillimi i viteve të 2000-ta, kur serbët nëpër Suedi e Gjermani nuk
prezantoheshin si serb duke rrahur gjoks sikurse që bëjnë sot, por në rastet më
të mira prezantoheshin si “jugosllavë”.
Në raste të shumta edhe gënjenin se ishin kroatë.
Qosiq, këtu më së shumti i sulmon lobin e hebrenjëve në ShBA të cilët ndihmuan
shqiptarët dhe çështjen e Kosovës. Ai, po të ishte gjallë sot, sigurisht se do
të gëzohej tej mase për këtë antisemitizëm e qëndrime anti-Izraelike dhe për
këtë pro-palestinizëm e pro-iranizëm të përhapur sot tek shumë eksponentë
shqipfolës.
17 prill 1999
Satanizimi
i serbëve nga Perëndimi për një dekadë të tërë shkaktoi urrejtje, keqdashje dhe
përbuzje për serbët tek mbarë njerëzimi që shikon televizor. Gjëja më e keqe në
fatkeqësinë dhe vuajtjen tonë është se ne as nuk nxisim keqardhje. Ne jemi të
privuar nga hiri dhe mëshira njerëzore. Ne jemi të privuar nga solidariteti
njerëzor. Njerëzimi i televizuar besojnë se ne e meritojmë të vuajmë; besojnë
se me krimet ndaj popullit po kryhet njëfarë drejtësie njerëzore dhe drejtësie
nga Zoti. Njerëzimi i televizuar na urrenë, sepse çdo ditë bindet se kemi kryer
spastrim etnik dhe krim kolektiv ndaj shqiptarëve.
Ai popull primitiv, gjysëm i civilizuar, dinak dhe i egër, i kriminalizuar
nga tregtia e drogës dhe me puna e pozita degraduese në shoqëri të Evropës dhe
Amerikës, arriti të krijojë një lobi dhe mbrojtës të fuqishëm në vendet më të
fuqishme e të qytetëruara me para të fituara me gjak. Shqiptarët janë bërë
ndjenja kolektive e së tashmes. Në të njëjtën kohë, ata arritën ta kalërojnë
Amerikën për qëllimet e tyre kombëtare, domethënë të rreshtoheshin në të
njejtën linjë të strategjisë imperialiste amerikane. Tani ata janë ushtria
tokësore e Amerikës për qëllimet e saj ballkanike.
19 prill 1999
Miqtë
e mi më thonë se serbët në shtyp dhe radio-televizionet gjermane janë të
ekspozuar ndaj diskriminimit racor. Anti-serbizmi zëvendësoi antisemitizmin.
Serbët janë hebrenjët e fundit të shekullit të 20-të. Punëtorët, inxhinierët,
mjekët, ekspertët tanë janë të ekspozuar ndaj përbuzjes dhe urrejtjes.
Aq shumë të këqija u kemi bërë ‘shqiptarëve të vegjël’ e të
gjorë, saqë meritojmë të rrihemi si bisha nga bota demokratike dhe humane dhe
të shkatërrojmë gjithçka që kemi ndërtuar në këtë shekull. Kryeministri
britanik, Bler, deklaron se Britania i mbron shqiptarët nga serbët, se u ofron
ndihmë, se është aleat i tyre dhe se nuk ka bisedime apo marrëveshje me
Sllobodan Millosheviqin. Ata do të na bombardojnë, atëherë, derisa të na vrasin
të gjithëve. Me sa duket për shkak të Millosheviqit. Në fakt, anglezët ende
ndjekin politikën e Disraelit ndaj serbëve. Ndodhi që në këtë botë televizioni
me gënjeshtrat e tyre i vuri në lëvizje gjysmën e botës – Evropën dhe Amerikën
kundër një kombi të vogël prej diku dhjetë milionëve. A me t’vërtetë ai komb
mendet t’i bëjë aq shumë dëme Amerikës dhe Evropës saqë të meritojë të
shkatërrohen? A me t’vërtetë horrat shqiptarë janë shpallë viktimat e
shekullit? A me t’vërtetë hebrenjtë e Amerikës u shitën tek tregtarët shiptarë
të drogës?
(Në
shënimin më poshtë, Qosiq habitet se si shqiptarët arritën t’i bëjnë për vete
edhe shumë miq e aleatë tradicionalë të Serbisë, siç ishin kryesisht Franca, që
nga Fronti i Selanikut, por edhe Britania e Madhe, familja mnretërore e së
cilës kishin lidhje miqësore me familjen mbretërore serbe e cila jeton në ekzin
në Britaninë e Madje që nga viti 1941.)
28 prill 1999
Çfarë lloj njerëzish jemi ne kundër të cilëve u kthyen të gjithë
fqinjët tanë? Apo, çfarë njerëzish janë ata kur sot janë kthyer kundër Serbisë?
Cili është çmimi dhe shantazhi që të gjithë aleatët tanë të radhiten në krah të
Amerikës dhe Shqipërisë? Me çka u janë paguar qielli dhe territori për
pjesëmarrje në luftë kundër Serbisë? A do të jenë ata më të pasur dhe më të
lirë sesa që janë tani pas rënies sonë? Çfarë mëkatesh i kemi bërë kësaj bote
që na vret kaq shumë dhe kaq mizorisht?
(Rreshtat
e parë të kësaj fjalie i kemi ndëgjuar dhe lexuar shumë shpesh si formë e
propagandave nga shumë qarqe islamiste, por kjo gjuhë nuk ka munguar as tek
eksponentët e forcave të majta politike në Kosovë, posaqërisht ishin të
theksuara me një ton më të lartë të urrejtjes pas rrëzimit të Kurtit në vitin
2020 nga administrata e shtetit amerikan, ku shumë vartës të Kurtit dhe aktivistë
të LVV-së e kanë thënë disa herë në kampanjën e tyre nxitëse kundër Amerikës.
Poashtu, Qosiq me një theks të veçantë mes rreshtave bën të nënkuptohet se
Serbia pa Rusinë nuk mundet me ekzistu.)
Qosiq thotë: Amerika, një fuqi e krijuar nga
gjenocidi, ruan hegjemoninë e saj me një politikë gjenocidale: me synimin për
të shkatërruar Rusinë dhe aleatin e saj ‘të mundshëm’ në Ballkan – Serbinë.
Ideologët e saj e dinë mirë se forca e Rusisë qëndron në territoret e saj.
Siberia dhe Transkaukazia duhet t’i hiqen asaj.
Koment:
(Kjo çka Qosiq thotë në shënimet më poshtë, kam frikën se sot është më aktuale
se kurrë më parë. Pikërisht këto çështje dhe ky qëllim serb është në tavolinën
e bisedimeve Kosovë-Serbi që nga viti 2011.
E
tërë kjo u mundësua me trazirat e turpit të 17 dhe 18 marsit 2004, kur Hashim
Thaçi dhe SHIK-u e krijuan Vetëvendosjen për me e dëmtu Ibrahim Rugovën dhe
partinë e tij, LDK-në, me qëllim të shkaktimit të një “Shqipërie 1997” për të
marrë pushtetin me dhunë. Si ndihmë në atë drejtim i’a dhanë edhe Rexhep
Selimin dhe të a.q. “AKSH-në” (Armata Kombëtare Shqiptare) e tij, por nuk
munguan as disa nga OVL-të e UÇK-së dhe eksponentë të LPK-së nga Kosova dhe
mërgata.
Pushtetin nuk arritën me e marrë me dhunë, por, me
djegien e kishave dhe manastireve “serbe”, arritën që ato objekte të vëhen nën
mbrojtjen e KFOR-it dhe dy vite më vonë edhe nën mbrojtjen e UNESCO-s si
“trashëgimi kulturore e fetare serbe”. Pikërisht me këtë Serbisë i erdhi një
grimcë shprese për kthimin e tyre në Kosovë, qoftë edhe të pjesërishëm.
Që nga atëherë, Amandamenti i Vankuverit nga viti 1976, të cilin
e përmend Qosiqi më poshtë, në negociatat Kosovë-Serbi fillon të vie në
shprehje në kërkesat e serbëve për eksterritorialitet për kishat dhe manastiret
ortodokse në Kosovë, por edhe për kërkesat e tyre për një territor juridik
brenda territorit të Kosovës.)
25 korrik 1999
Pas
këtij pushtimi të Kosovës dhe Metohisë dhe dëbimit gjenocidal të serbëve, të
drejtat serbe në Kosovë dhe Metohi mund të mbrohen vetëm si historike dhe
fetare sipas parimeve të Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës dhe
Kodit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut. – një amendament i
vitit 1976 në Vankuver, me të cilin e drejta historike njihet si pjesë e të
drejtave të njeriut, në emër të përmbajtjes së identitetit kombëtar. Nuk e di
formulimin e saktë, por besoj se mbi ato baza duhet të luftojmë për Kosovën dhe
Metohinë serbe, për hapësirën e tyre historiko-fetare në të cilën do të ishte
Vatikani serb, Hilandar, San Marino, Lihtenshtajni apo ndonjë territor i
ngjashëm sovran.
Unë
nuk i kam formuluar saktësisht këto ide. Nëse do t’i shprehja publikisht, do të
më duhej të hartoja tekstin e amendamentit të Deklaratës së të Drejtave të
Njeriut të vitit 1976 dhe vendimit të Komisionit të Venecias.
(Më poshtë, Qosiqi edhe një herë e pranon që aparati
ushtarako-policorë e shtetërorë serb kanë kryer gjenocid dhe krime të tmerrshme
kundër shqiptarëve, si dhe kanë kryer spastrim të sistematik e të dhunshëm
etnik ndaj shqiptarëve në Kosovë. Këto shënime të tij lirisht munden edhe të
përdoren si prova në një padi kundër Serbisë në të ardhmen në një gjykatë
ndërkombëtare.)
13 maj 1999
Svetozar
Stijoviç, gjuhëtar nga Peja, përndryshe atdhetar i madh, më tregoi historinë e
kushëririt të tij nga Peja, i ardhur dje nga Metohia. Ushtria dhe policia jonë
i dëbuan të gjithë shiptarët nga Peja dhe Deçani; pjesa shqiptare e qytetit
matanë Bistricës është djegur dhe rrënuar… Ai Pejan pohon se nga ushtria,
policia dhe vullnetarët, shumica e shiptarëve në fakt ishin dëbuar dhe kishin
ikur nga Kosova. Më së shumti kishin mbeture në Prishtinë. Unë nuk e kuptoj këtë
dëbim të Shqiptarëve; E konsideroj atë vendim të çmendur, fatal, antiserb. Nëse
vërtet ky është urdhër i Komandës supreme dhe i Komandantit të Përgjithshëm,
atëherë ata duhet të gjykohen në Beograd për krime lufte dhe gjenocid ndaj
popullit shqiptar.
A
me t’vërtetë me spastrim etnik të Kosovës dhe Metohisë do t’i japim fund luftës
sonë për mbrojtjen e ‘tokës së shenjtë serbe’? Ky turp kombëtar, ky krim
kolektiv i ushtrisë serbe e prishë etosin e popullit serb dhe e vendosë tek
popujt barbarë si gjermanët, amerikanët, kroatët, muslimanët, aziatikët… si do
të vazhdojmë ekzistencën tone historike me këtë faj kolektiv? Cila do të jetë
letërsia, kultura, shpirti dhe morali i popullit serb pas kësaj lufte?
(Të nesërmen prap tragon për edhe një masakër të kryer ngaserbët
kundër shqiptarëve në Korishl të Prizrenit, mirëpo, urrejtja e tij patologjike
ndaj shqiptarëve sidhe nacionalizmi dhe shovenizmi i tij serbomadh dominon kur
për ato masakra ndaj shqiptarëve e fajëson vullnetin dhe luftën e shqiptarëve
për liri e pavarësi.)
14 maj 1999
Vrasja
e shqiptarëve në fshatin Korishë afër Prizrenit, rreth njëqind prej tyre. Është
e vërtetuar; Realisht është ka ndodhë humbja biblike e popullit shqiptar. Ata
shqiptarë të pafat e paguajnë shumë shtrenjtë pushtimin e Kosovës dhe Metohisë
dhe krijimin e një shteti të bashkuar kombëtar.
(Mirëpo, pak si shkurt e thotë edhe këtë, e që në asnjë mënyrë
nuk mund të krahasohet me vrasjen e afro 17000 shqiptarëve vetëm brenda tre
muajëve.)
27 qershor 1999
Nëse
serbët u kan bërë shqiptarëve atë që shqiptarët po u bëjnë tani serbëve,
atëherë unë më nuk jam serb.
30 korrik 1999
Në
pranverë, policët serbë dëbuan të gjithë shqiptarët nga Mushitishta, hodhën në
ajr një xhami, plaçkitën dhe dogjën shtëpitë e shqiptarëve. Komandanti i
“Policisë së fitores” ishte i bindur se shqiptarët ishin përzënë përgjithmonë…
Kështu më thotë patriarku dhe nuk mund ta besoj se serbët janë të aftë për kaq
shumë të këqija. Por ka serbë që besojnë se kanë gjithmonë të drejtë.
(Në
shënimin e tij më poshtë, Qosiq i veçon ShBA-të dhe Gjermaninë si aleatët
kryesorë të shqiptarëve. Ai edhe njëherë e potencon rëndësinë e një Rusie të
fortë e që është esenciale për ekzistencës e Serbisë. Ai këtu, edhe një herë
nuk përmbahet nga retorika nacionaliste, përbuzëse e raciste ndaj shqiptarëve.
Gjeo-politikën amerikane për zotërimin e Ballkanit duke i fuqizuar shqiptarët,
e sheh si një dëbim final të politikës ruse nga rajoni dhe rrezik të madh edhe
për vetë Rusinë. Pikërisht kjo është aktuale sot, të cilën shumë shqiptarë të
Kosovës e vartës të pushtetit aktual e sulmojnë politikën amerikane dhe të
BE-së në rajon, ku qëllimi i tyre është largimi definitivë i ndikimit rus nga
Ballkani duke investuar në Serbi dhe duke kërkuar nga Kosova zbatimin e
marrëveshjeve me Serbinë. Pikërisht kjo ishte droja e Qosiqit, sepse e din që
pa ndihmën e Rusisë, Serbia as nuk do të krijohej afro dy shekuj më parë, e
besa, vështirë e ka edhe të mbijetojë pa ekzistencën e Rusisë në rajon, e lere
më të arrijë qëllimin e saj shekullorë për dalje në Detin Adriatik.
Këto fraza të Qosiqit që Amerika dhe Perëndimi e kanë
çliruar Kosovën për interesat e tyre, i kemi ndëgjuar edhe islamistët dhe
putinistët të çiftit të Olsi Jezexhit, por edhe këshilltarët e kryeministrit të
Kosovës, siç janë Hysamedin Ferraj dhe Elvis Hoxha.)
30 gusht 1999
Një
tjetër absurditet amerikano-ballkanik ndodhi në zinxhirin e absurditeteve
historike që i dhanë fund shekullit të 21-të: vendi më demokratik në botë
zgjedhë si aleatin e tij kryesor për zotërimin e Ballkanit dhe thyerjen e Serbisë
– më primitivët, etnicitetin fisnor, arnautët e egër dhe gjakatar nga të cilët
njëzet e gjashtë mijë njerëz presin të vriten ndërmes veti për hakmarrje.
Ajo
mbetje sociale, politike dhe morale e Ballkanit tribal e barbarë i merr
Amerikën dhe Bashkimin Evropian si aleatë në luftën kundër popullit më
demokratik, më të qytetëruar dhe më të ndritur ballkanik – popullit serb. Çfarë
misioni demokratik hegjemonist i progresit botëror, çfarë fitore e ideologjisë
amerikane! Ajo aleancë me Shqipërinë dhe bandat barbare, bandite të Hashim
Thaçit në luftën kundër Serbisë dhe Rusisë, e më pas Evropës, domethënë
Gjermanisë, përfaqëson mjerim moral, një shkatërrim të vërtetë të qytetërimit
demokratik amerikan, por edhe një triumf të imperializmit amerikan – marrjen e Kosovës
dhe zotërimin e Ballkanit si pikënisje për të pushtuar Kaukazin, Rusinë, naftën
“e mallkuar”.
Ballkani
përsëri sikurse në mesjetë me depërtimin turk në Evropë, tani me amerikanët,
osmanlinjët modernë, Ballkani bëhet një ‘trampolinë” për pushtimin e Evropës,
domethënë, duke e futur Evropën në varësi totale nga Amerika – perandorinë e re
botërore.
(Më poshtë, në ditën e çlirimit të Kosovës nga
robëria shekullore e me ndihmën e miqëve dhe aleatëve perëndimorë, Qosiq edhe
një herë e potencon se me çlirimin dhe krijimin e shtetit të Kosovës, do të
krijohet një shtet islamik që do ta rrezikojë në të ardhmen jo vetëm Evropën,
por edhe Rusinë. Xhamizimi dhe riosmanizimi i Kosovës 15-16 vitet e fundit me
ndihmën e Turqisë, si dhe rritja e islamit radikal në Kosovë, vetëm sa na bëjnë
të kuptojmë se nga cilat qarqe anti-shqiptare dhe për çfarë qëllimesh na
instalohet ajo e keqe e parashikuar nga akademiku serb, Qosiq.)
12 qershor 1999
Mëngjesin
e sotëm, trupat e NATO-s nga të gjitha drejtimet kanë hyrë me kujdes në Kosovë.
Ata shkojnë ngadalë. Kanë frikë nga minat. Ata kërkojnë që oficerët serbë t’iu
prijnë.
Ata mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe
shpëtimtarët e ‘shqiptarëve të vegjël’ e të gjorë, të ngarkuar me paisje, kanë
një qëndrim luftarak dhe lëvizje luftarake, shumë me gishtat në këmbëzën e
pushkëve automatikë të tyre. Vërtetë të frikshëm. Ata kanë frikë nga vetëvetja.
Ato uniformat e gjelbërta e të errëta dhe shumëngjyrëshe, ato fytyra pa
shprehje, të trullosur e që përtypin çamçakëza nga nervozizmi dhe frika, ato
monstra marcenare amerikane dhe evropiane që simulojnë luftën dhe paqen, sikur
në një apokalips tekniko-teknologjik po pushtojnë ‘tokën e shenjtë serbe’ për
të mbrojtur shqiptarët e tyre, për Republikën e Kosovës, për Shqipërinë e
Madhe… Amerika dhe Evropa po ia vjedhin Kosovën Serbisë për të krijuar shtetin
më të paqytetëruar dhe më vital ballkanik, i cili do të jetë place d’armes
(vendi i armëve) fundamentalizmit islamik në fushatën e saj kundër Evropës dhe
Rusisë në shekujt e ardhshëm.
(Këtu prap e ngritë çështjen e djegieve të kishave
dhe manastireve “serbe” në Kosovën e pasluftës.)
12 shtator 1999
Gazetari
Zhariq më lajmëron se unë jam ‘i vetmi shkrimtar në botë, librat e të cilit
janë djegur në tri raste gjatë jetës sime: 1968, 1981 dhe 1999’. “Me kënaqësi
të veçantë, nga bibliotekat serbe, me një ritual të veçantë, librat e Qosiqit
nxirren dhe digjen duke u përcjellë me armë zjarri dhe gëzim të egër”.
Përndryshe Zhariqi pohon se nën mbrojtjen e ushtrisë
së NATO-s dhe të Perëndimit, në Kosovë dhe Metohi derimë tani janë djegur mbi
një milion libra serbe nga bibliotekat e qyteteve. As nuk shkruhet e as nuk
flitet për atë punë. Por, kur digjen shtëpitë, kishat dhe manastiret, çfarë
rëndësie ka djegia e librave? Cinizmi arnaut. Jo, një pogrom islamik e fetar i
çdo gjëje të krishtere e serbe.
(Në
këtë shënim në fund, e shprehë shpresln e tij të madhe tek ardhja në pushtet të
Putinit.)
01.01.2000
Ai
oficer i inteligjencës ruse, Vladimir Vladimirovich Putin, a do të ndihet një
rimëkëmbës i shtetit rus dhe fuqisë së saj që kishte simbas shembullit të
Petrit të Madh, në çka unë besoj pa ndonjë arsye të veçantë, a do t’ia kthejë
fuqinë dhe dinjitetin popullit të madh rus, gjë që unë besoj me imagjinatën
time romanciere, apo si “Njeri i Amerikës” do të vazhdojë në rrugën e Jelcinit
të kundërrevolucionit kriminal – do të shohim, të cilin, me brengosje më tha në
telefon, mësuesi im i historisë, profesori Milorad Ekmeçiq. Serbi i cili di më
së shumti për të kaluarën serbe dhe atë evropiane.
(Si zgjidhje të problemit e sheh ndarjen e Kosovës.
Pra, as katër përqind serb sa janë në Kosovë, apo numerikisht, diku afro 85000
gjithsejt, duan ta ndajnë territorin e Kosovës në dysh dhe t’i kenë disa
enklava të krijuara duke u thirrur në Amandamentin e Vankuverit nga viti 1976.)
Dobrica
Qosiq, theksonte: “Serbia duhet të dalë me propozime realiste për marrëveshje
me shqiptarët, se ndarja e Kosovës është zgjidhja më e mirë edhe për serbët
edhe për shqiptarët.”
Si
përfundim mund të dalim me këto konkludime, se shpresa më e madhe e
Qosiqit (lexo e SANU-s
dhe e Serbisë), është që në Kosovë të zë rrënjë një klimë
anti-amerikane, anti-semitiste dhe anti-europiane.
Me
tjera fjalë, që në Kosovë të krijohet një politikë e Turqisë së Erdoganit.
Këto shënime poashtu – edhe njëherë – na vërtetojnë
se islamizimi i shqiptarëve dhe xhamizimi i vendit, si dhe përforcimi i
politikës së Erdoganit në politikën e Kosovës, gjë që edhe do të na prishë me
miqtë dhe aleatët tanë perëndimorë, veçanarisht me SHBA-të, është shpresa më e
madhe serbe që një ditë të kthehen në Kosovë.
Pra, devijimi i Kosovës nga politika gjeo-strategjike
amerikane, do t’i shkonte për shtati vetëm Serbisë dhe Rusisë.