Kulturë
Qazim Shehu: Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës përuron dy libra të shkrimtarit Ruzhdi Jata
E premte, 18.10.2024, 05:58 PM
LIDHJA E SHKRIMTARËVE TË KOSOVËS, PËRURON DY LIBRA TË SHKRIMTARIT RUZHDI JATA
NGA
QAZIM D. SHEHU
Para
ca ditësh u përuruan në Prishtinë nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës dy libra të prozatorit Ruzhdi Jata, përkatësisht vëllimi
me tregime “Burrat e Motit” dhe romani “Trafikantët”.
Së bashku me autorin, aktivisten Kadime Jata, krijuesin dhe kulturologun Imer
Domi, lexuesit e apasionuar Afrim Billa dhe Selman Billa, dhe unë,
redaktori i këtyre librave, u nisëm
herët drejt Prishtinës.Udhëtimi drejt Prishtinës mbart një emocion të
veçantë jo vetëm për faktin se po
shkon drejt një kryeqyteti tjetër
të atdheut, i cili është koka tjetër e shqiponjës që vëzhgon hapësirën e lirisë, por edhe pse
kosovarët i marrin seriozisht dhe me përkushtim veprimtari të tilla dhe dinë t`i menaxhojnë e nxjerrnin mirë, çka tregon se mund të mësosh prej tyre.Së pari dhe gjëja më e thjeshtë, është se ata e kanë
lexuar librin për të cilin do
të flasin, ose nuk flasin.
Në Prishtinë, në
një pallat të lartë, i quajtur “Kulla e zotnisë ”, mbi një kodër disi të
rrafshët e me shenjat e një
ndërtimi të ri të pallateve, atje
ishin zyrat e LSHK të Kosovës, në
katin e dytë, ku na priti
kryetari i saj, profesor doktor Shyqyri Galica, si dhe krijuesi, poeti e
prozatori dhe njëherit analisti, Xheladin Mjeku.
LSHK
kishte një sallë, zyra, bibliotekë,
të gjitha të mirëmbajtura dhe që pasyronin një
mjedis të këndshëm.Nga aty
kundroje Prishtinën, një fragment
të saj, sepse Prishtina është ndërtuar mbi kodra e mbi rrafshe që ndërpriten nga luginëza të vogla, por tani me ndërtimet e shumta ajo po
shtrihet drejt fushës ku betoni e kafshon atë
pa mëshirë, siç po ndodh e ka
ndodhur më herët edhe në Tiranë …
Takimi
me krijues të panjohur bëhet shpejt i
njohur, sepse këtë ta mundësojnë rrjetet sociale.Kjo ndodh me Shyqyri Galicën,
Xheladin Mjekun dhe veçmas me Flora Brovinën, këtë grua-heroinë, e cila është quajtur
me një titull honorifik”nëna e
fëmijëve të Kosovës”jo vetëm prej punës së
saj si pediatre, por edhe prej mbrojtjes që ajo u ka
bërë njerëzve në
Kosovë në kohë
të vështira.
Në fillim, u “trembëm “ nga mungesa e njerëzve,
por fiks në orarin e caktuar salla u
mbush, atmosfera u ngroh dhe filloi diskutimi i dy librave të zotit Jata.
(Krijimtarinë
e Ruzhdiut e ka ndjekur më herët edhe gazetari
i vjetër i Prishtinës, Mon Beqiri, me
vëmendjen ndaj shkrimtarëve të Diasporës, ndërsa kolegët e Ruzhdiut, që
jetojnë me të në Londër, Xhevat Morina dhe Abedin Bajraktari, gjithashtu kanë
qenë të pranishëm në përurimin e librave
të tij në Tiranë).
Në fjalën e tij, Shyqyri Galica, e quajti Ruzhdi
Jatën një rrëfimtar të fuqishëm të
jetës, një zë i mërgimtarit, i cili nuk e harron
vendlindjen dhe jo vetëm me kthimet e
tij të herë pas hershme, por edhe në temat që
ai rrok, dhe i këtij mendimi ishte edhe studiuesi Xheladin Mjeku, si dhe
gazetarë, shkrimtarë, studiues e poetë,
deri te Flora. Brovina, e cila u shpreh me dhimbje për realitetin e
sotëm shqiptar për rënien e natalitetit dhe emigrimin.
Letërsia
e Jatës, si letërsi e angazhuar, prek pikërisht çështjen e mprehtë të
emigrimit, po në këtë vazhdë
kjo çështje nuk renditet në
aspektin statistokor, por si realitet artistik me theksa të fortë
aktualë .Sidomos romani i tij “Trafikantët”, trajton një subjekt të
dhimbshëm dramatik, gati tragjik, ku një
vajzë, për të shkuar ilegalisht
në Angli, bie pre e trafikantëve
shqiptarë, të cilët ndonëse e ishin paguar për të siguruar
rrugëtimin e sigurt të saj dhe
çuarjen në destinacion, e mbajnë atë
peng për qëllime fitimi, gjersa vajza arrin të shpëtojë
dhe të rehabilitohet nga
institucionet e shtetit anglez.
Diskutantë të
tjerë si: Ymer Domi, Selman
Billa, e veçuan këtë fakt, por më së
shumti redaktori i librit theksoi se përmes kësaj fabule të trishtë, autori Ruzhdi Jata arrin të jetësojë
një narrativë e cila përcjell me lakonizëm ngjarjet,
epsidodet, po kështu, arrin të
ndërtojë e të respektojë
elementët e një subjekti, të cilat montohen në kohën e duhur artistikisht.
Ruzhdi
Jata ka një prozë jetësore, mbushur me bulëza jete, me një ritëm rrëfimor të kënaqshëm, një prozë
pa teprime përshkrimesh të gjata psikologjike, por gjithë efekti psikologjik përftohet prej
tërësisë rrëfimtare.
Edhe
pse prej vitesh jeton në Londër, ai i
njeh bukur –mirë mjediset e Tiranës,
sidomos rrethinat e saj me të ardhur
të pas viteve nëntëdhjetë .Kjo se ai ka
mërguar si shkrimtar i formuar dhe kontaktet nga kthimet në atdhe ka ditur t`i mbajë të
gjalla e t`i freskojë
gjithnjë permes udhëtrimesh.
Karakteret
e personazheve vizatohen mirë me detyaje
të zgjedhura përmes veprimit të tyre, asaj çka bëjnë dhe kjo i jep prozës së tij një
mundësi filmike.Gjuha e kursyer dhe shkriftësia e rrëfimit është një
tjetër anë e stilit të tij me të
cilin procedon bukur dhe me masën e duhur të rrëfimit.
Duke u ndalur pikërisht në këto vlera, përveç redaktorit që
foli për to, edhe diskutantë të tjerë
iu sollën atyre me dashamirësi, duke
theksuar se librat e Ruzhdi Jatës të
imponojnë në mënyrë
të tillë, se, ndërsa i fillon t`i
lexosh, ato nuk të lëshojnë pa i lexuar, dhe kjo në mënyrë
të natyrshme, me forcën e artit
që kanë .
Libri tjetër me tregime”Burrat e motit” sjell me
kënde të tjera të vështrimit estetik, një kohë
të shkuar që ka të
bëjë me fëmijërinë e autorit.Këto tregime të ngjallin interes për mjediset e fshatit
verior të Kukësit, për mjediset e asaj
kohe, punën, varfërinë, dinjitetin, ndershmërinë, vizionin e kufizuar, por jo
mungesën e dëshirës për ta zgjeruar vizionin, për fatkeqësitë natyrore etj.
Temat
dhe motivet janë interesante, përjetimet
e gjalla dhe emocionuese që përcillen
përmes një frymë lirike, që
u jep këtyre tregimeve një
romantizëm të kohës, por përmes
idilit të një jete të
thjeshtë, autori zbulon herë -herë
edhe pamje të rënda të një
realitit të ngushtë, e të gjitha këto përmes rrëfimeve ngjethëse e dramatike.
Romani”Trafikantë
t” dhe vë llimi me tregime”Burrat e motit” si dhe dy librat e rinj me
prozë që
Jata i deklaroi në fjalën e tij,
dëshmojnë për profilin origjinal të një
shkrimtari të disaporës së re
shqiptare në Londër, për një prozator të
pjekur që lëndën dhe përvojën
jetësore që e ka jo të pakët, di ta transfigurojë në
imazhe artistike që lënë mbresë
duke transmetuar mesazhe të
kohës, por edhe njerëzore dhe universale në ndërveprimin ideor përcjellës të kohërave me njëra-tjetrën.
Shqiptarët,
që Prishtinën dikur e kanë njohur përmes “Radio Kukësit” dhe “Radio
Prishtinës”, tani po e njohin përmes kontakteve të gjalla dhe ky është një
fakt domethënës.
Në fjalën e tij, Jata e theksoi këtë
fakt duke falenderuar pjesëmarrësit për kohën e tyre, diskutantët, dhe
shpalosi planet e tij krijuese dhe me botimin
e librave të rinj, ky takim i bënte
një ftesë të
heshtur e të posaçme për një takim të
dytë në promovimin e librave të ardhshëm.Ai iu përgjigj shumë pyetjeve të
pjesëmarrësve mbi librat e tij,
krijimtarinë e krijuesve të diasporës, si dhe shqetësimet që kanë ata për
indiferencën e institucioneve gjegjëse, si në Tiranë, edhe në Prishtinë.
Lidhja
e Shkrimtarëve të Kosovës i mban
kontaktet e saj me shumë shkrimtarë të
Shqipërisë dhe të Kosovës, me asosacione të tilla, si me
aktivitetin poetik”Pena Budiane” e shoqata të tjera në
Durrës, në Vlorë e kudo, pa iu shmangur ndonjë bashkëpunimi të ri dhe duke e mirë pritur atë, po kështu ajo
organizon edhe Festivalin “Drini Poetik” më
dhjetë qershor të çdo viti.
Takime
të tilla kthehen në ngjarje kulturore, kur ato organizohen mirë,
me seriozitet dhe dashamirësi, siç ishte
i tillë edhe ky takim përurues për dy
libra të shkrimtarit Ruzhdi Jata:”Burrat
e motit” (tregime), dhe “Trafikantët”(roman).Këtë e dëshmoi edhe RTK, që e transmetoi
këtë aktivitet në edicionin qëndror të lajmeve, falë filmimit dhe tekstit të
shkruar nga gazetari I RTK-së, Zenel Hajrizi.