Editorial
Nikë Gashaj: Formimi i shtetit islamik bektashi në Shqipëri, iniciativë e rrezikshme antikombëtare
E hene, 14.10.2024, 06:47 PM
FORMIMI I SHTETIT ISLAMIK BEKTASHI NË SHQIPËRI, INICIATIVË E RREZIKSHME ANTIKOMBËTARE
NGA
NIKË GASHAJ, Politolog
Për
formimin e shtetit islamik Bektashi në Tiranë, Edi Rama, kryeministri i
Shqipërisë njoftoi opinion shqiptar përmes “New York Times”. Pra këtë e bëri
nëpërmjet të një medie të huaj, për pa u konsultua me faktorin shqiptar. Ideja
e Rames për formimin e një shteti islamik bektashi në Tiranë është apolitike,
respektivisht politikë e rrezikshme
antikombëtare. Nëse kemi të bëjmë me një
shtet breda shtetit shqiptar, kjo cenon kushtetutën e Republikës së Shqipërisë,
sovranitetin dhe integritetin territorial. Sepse, Kushtetuta e Shqipërisë nuk
lëjon një shtet brenda shtetit.
Për
sa i përketë komunitetit fetar të
bektashive, ata janë pjesë e islamit, apo pjesë e shkëputur e islamit. Njohësit
e politikës së Edi Ramës, supozojnë se kjo iniciativë e Ramës e ka burimin nga
Beogradi, nga Vuçiqi, për të bërë përçarje ndërfetare dhe kombëtare. Më tutje
duhet të konstatohet se krijimi i shtetit bektashi është antikushtetues, se
Shqipëria sipas kushtetutës është shtet kombëtar dhe unik i pa ndashëm, pra
shtet laik, ndërsa feja dhe shteti janë të ndarura dhe të pavarura nga njëra
tjetri.
Iniciativa
në fjalë mund të nxisë konflikte ndërfetare ndër shqiptarët në Shqipëri me
pasoja të renda negative dhe afatgjate. Meqenëse, formimi i shtetit fetar
bektashi paraqet diskriminim ndërfetar në Shqipëri, ndëra diskriminimi është i
ndaluar me të drejtat ndërkombëtare dhe si i tillë është i sanksionuar. Mirëpo,
fatkeqësisht, sikur shihet kryeministri Rama, si dhe këshilltarët e kabinetit
të tij qeveritar një gjë të tillë nuk e kanë të njohur.
Iniciativa
e “ mençme” e kryministrit Rama mund të rezultojë me kërkesën e bashkësive të
tjera fetare për formin e shtetëve të tyre brenda shtetit shqiptar. Andaj, si
rezultat e iniciativës së Edi Ramës, brenda shtetit shqiptar mund të formohen 4
shtete fetare: bektashiane, myslimane, katolike dhe ortodokse.
Në
anën tjetër, po ashtu Serbia, sipas modelit të formimit të shtetit islamik bektashianë në Shqipëri mund të kërkojë
formimin e enklavës politike të kishës ortodokse serbe në Mitrovicën Veriore të
Kosovës, pra të shtetit serb brenda Kosovës, me qellim të shkatërrimit të
Shtetit të Kosovës. Pra kjo do të ishte rezultati i politikës të Edi Ramës me
formimin eventual të Shtetit islamik bektashi në Shqipëri.
Kundra
kësaj iniciativë me të drejtë kanë reaguar intelektualë të shumtë dhe të njohur
në mbarë hapësirën shqiptare. Ndër të tjerët, hisoriania e njohur, Elena
Kocaqi, shprehet :
“Krijimi
e një shteti Bektashian brenda territorit të Shqipërisë, e prezentuar nga
kryeministri Edi Rama, është e pabesueshme. Të dalë kryeministri i një vendi
dhe të vënë në pikëpyetje sovranitetin e vendit, kjo është e paprecedante në
historinë botërore. Kjo është një nga avanturat politike të gjithë karrierës
politike të Edi Ramës, sepse gjatë gjithë karrierës së tij ka bërë avantura në politikën e jashtme, por
kjo është një avanturë e rrezikshme, pra kjo është tradhti kombëtare”.
Rama
për formimin e shtetit islamik bektashi në Tiranë si model e merr Vatikanin.
Mirëpo, Vatikani është formuar në një kohë tjetër të lashtë historike, në
kushte të tjera të ndryshme historike dhe politike, prandej ai nuk mund të
merret si mostër për formimin e shtetit islamik bektashi sot në Tiranë.
Njohjet
nga shkencat politike njoftojnë se shtetet moderne bashkëkohore janë: shtetet kombëtare dhe shtetet
qytetare(civile). Ndërsa janë raste të rralla që shteti formohet në baza
fetare, për shembull sikurse janë
shtetet islamike: Irani, Pakistani itj. Prandaj, parimisht Kombi dhe
feja janë dy kategori të ndryshme shoqërore. Për shqiptarët përzierja e kombit
dhe fesë paraqet çështje të rrezikshme
kombëtare, meqenëse në atë mënyrë bëhet shpërbërja e kombit. Në atë drejtim
armiqët shqiptar gjatë historisë, sikurse janë: serbët dhe grekët, por dhe të
tjerë, gjithmonë kanë tentuar dhe
dëshiruar përçarjen fetare tek
shqiptarët, si dhe përzierjen e fesë me kombin me qellim të shkatërrimit të
shqiptarisë. Mirëpo, për fat të mirë, gjatë historisë një numër largëpamës i
intelektualëve shqiptar, duke e zbuluar qëllimin dhe strategjinë atishqiptare
të armiqëve shekullor kanë ndermarrë
masa të duhura për kultivimin e harmonisë ndërfetare tek shqiptarët dhe të
ndërtimit të unitetit kombëtar, çka ata për fatëbardhësi dhe ia kanë arrijtur
qellimit. Prandej, sot në shekullin 21, shqiptarët e kanë shumë më lehtë të
ruajnë tolerancën dhe harmoninë fetare, si dhe unitetin kombëtar, meqenëse sot
shqiptarët kanë mjaftë njerëzë të shkolluar, itelektualë me kulturë dhe dije.
Prandaj, ideja për formim e shtetit islamik bektashi në Tiranë, d.m.th. të
shtet brenda shtetit, paraqet një ide të rrezikshme antikombëtare. Mirëpo, kjo
është dhe pasojë e një amatorizmi të madh politikë.
Shqiptarët
gjatë historisë, po ashtu dhe sot kryesisht janë ballafaquar dhe ballafaqohen
me krizën e kuadrave në sferën politike, ku kryesisht ka dominuar dhe dominon
një amatorizëm i madh i kuadrave politikë, për çka çështja shqiptare ka
vuajtuar dhe kryesisht vuan për shkak të kuadrave politikisht të paarsimuara.
Natyrisht, me respekt përjashtimeve individuale politike.
Më
në fund, formimi i shtetit islamik bektashi në Tiranë, paraqet synim të
dezintegrimit të Shqipërisë kombëtare. Sajesa e një shteti islamik në ”zemër”
të Evropës do të ishte precedencë. Dhe ajo është në kundershtim me vlerat
evropiane, si dhe me perpjekjet formale
të Shqipërisë për antarsimin në Unionin
Evropian.