| E diele, 13.10.2024, 05:15 PM |
Kur "PUSHTIT" i hasi sharra në gozhdë
"Unë
shumë gjëra në botë nuk i di,
Po
unë kurrë nuk shkruaj për gjëra që s'i di"
LEON FELIPE (poet spanjoll)
Tregim
Nga
Përparim HYSI
Ky"Pushti"
ka patur dhe emër dhe mbiemër, por, meqë nga kjo jetë është ndarë ka gati
50-vjet, për"hyneren" që ka
bërë, kur ka qenë në detyrë, po i vë këtë ndajshtim si një damkë që, kur ishte gjallë, e kish si të shkruar mbi
ballin e tij të neveritshëm. Qe i madhi i rinisë në rrethin tonë(një nga
rrethet më të mëdha të vendit) dhe qe fare i paskrupull:një pusht e shkuar
pushtit. E kishte këtë detyrë jo për meritë të tij, po më tepër i farefisit që kish kontribuar në
luftë kundër pushtuesëve. Qe i
"madhi" i rinisë aty nga gjysma e dytë e viteve '50-të të shekullit
të kaluar. Ende kishim miqësi me
Bashkimin Sovjetik dhe ky, duke shfrytëzuar postin, dilte fshatrave dhe mblidhte(kryesisht të
rinjtë e të rejat) dhe zgjidhte dy apo tre kandidatë të mundshëm për t'I
dërguar në Shkollën e Komsomolit në B.S.
Natyrshëm, së pari, kandidatët do"testoheshin" në zyrën
e Pushtit. Kjo shkollë, me sa më kujtohet, qe a 6-muaj, a një vit. Me një të sapokthyer nga "kjo
lloj shkolle", ai erdhi në fshatin ku jepja mësim dhe, pasi mori pjesë në
një mbledhje me të rinj e të reja, si"përfaqësues
i madh i rrethit", me gjithë"komsomalesen" e tij, u ftua të
asistonte në një mbrëmje dëfrimi të rinisë së fshatit.
*
Fshati
qe bërë kooeparativë dhe mos kujtoni se qe një fshat dhe aq. Qenë bashkë
6-fshtatra në kooperativë dhe mbrëmja e dëfrimit u bë tek lëmi. SE vetëm aty
vendi qe shtruar me cimento.Organizatorët kishin vendosur stola për
pjesëmarrësit. Në krye, sekretari i
rinisë së fshatit dhe dy karrike për të ftuarit: një karrike për këtë, PUSHTIN
dhe tjetra për"komsomalesen" që nuk qe as më pak dhe as më shumë
po"konkubika" e tij. Sa bëri prezantimin sekretari dhe u
ngrit"PUSHTI" që me entusiazëm fliste për përparimet që kish bërë
fshati nën udhëheqjen e partisë dhe sidomos për rininë. Se kush e merrte në
mend që për as 15-vjet çlirim të ketë këto arritje. Ja, - tha entuziast, -kjo si ju nga
fshati(tregoi për "komsomolen), tani është kuadër partie. Duartrokitjen ia
rrit adrenalinë folësit dhe, pastaj, lëshoi urimin:-Të festojmë të gëzuar.
Ende
nuk ishte elktrifikuar fshati, por me fenera (varur rreth e qark) tek lëmi ish
bërë goxha dritë. Çiftet kërceni pas muzikës dhe, padyshim, Pushti
me"komsomolen" e tij. Pas dy a tri kërcimesh, drejtuesi pohoi:- Tani do kërcejnë vetëm çiftet që janë
fejuar brenda fshatit. U ngritën nja
katër-pesë çifte të fejuarësh dhe befas, një kolegia ime, më thotë:- A çohemi
të kërcejmë?
-Dëgjo,
- i thashë, - po u çuamë.nuk do ulemi. As mos e shko në mend, -tha ajo, e vendosur. U çova me të dhe
PUSHTIT i shkuan jargët nga goja, kur pa kolegen time. Duket pyeti dhe kur
drejtuesi i tregoi se unë isha mësues jabanxhi në fshat dhe nuk isha i
fejuar. Kaq i mjaftoi Pushtit dhe
urdhëroi:- Të ulen, menjëherë! Erdhi dhe, si pak mbyturasi, më tha:-Urdhëroi ai, që të uleni! I thuaj atij,
- i them unë, - që jemi të fejuar dhe, sapo e shpallëm:me këtë kërcim!!! Duket
vajti i tha dhe PUSHTIT mend i ra pika.
Pyeti mbarë e prap për mua dhe, kur mbaroi vallëzimi i "tëfejuarëve",
PUSHTI erdhi drejt e tek unë dhe, ngaqë nuk e mbante dot inatin, u zbraz:- Ti je turk nga Petova( e kish
fjalënpër mysliman se pjesëmarrësit ishin të gjithë ortodoksë) dhe PETOVA është
fshati im i lindjes në rrethin e Fierit.
Dhe
vjen u prish mbrëmjen këtyre të rinjëve që partia i ka bërë me krahë.
Unë
nuk jam turk, por shqiptar dhe partnerja ime është e fejuara ime, -ia ktheva me
inat. U kthye, i revoltuar tek karrikja e tij dhe nga koka sikur po i dilte
tym.
Kur
mbaroi mbrëmja, çiftin e ardhur nga rrethi, e mori për darkë LEKA.
*
LEKA
qe i vetmi në fshat që kishte një nivel jetese pak më të mirë se
bashkëfshatarët. Kur them kështu, mos u çudisni:i vetmi që kish krevat me sustë
dhe, ndaj për të nderuar të ardhurit, i mori për darkë. Çdo lexoni, pas kësaj
fjalie, janë fjalët e LEKËS.
U
nxora raki e meze dhe.ndërsa pinim,
miku(lexo:Pushti) zuri më lavdëronte:-Bravo shoku LEKË, e paske selitur mirë jetën në familje dhe, tek hidhte
kupat një nga një, thashë se do t'i merrte koka zjarr. Aty nga mbarimi i darkës, sytë "miku" nga krevati
dhe, siç duket, priste të "hidhte valle" me komsomolasen e tij.Por si
duket, i kish bërë hesapet pa pyetur hanxhinë. LEKËS nuk ia hante qeni shkopin
dhe t'i këndonte teskeretë nga xhepi.
-Epo
tani, shoku Lekë, - tha PUSHTI, - edhe do flemë, se nesër në mëngjes duhet të
jem në komitet të partisë.
-Moj
ti, - i thirri të shoqes LEKA. Merre këtë Cucën e mblidhu andej nga dhoma.Qy po
ka krevatin dhe mua më shtro shesh, se nu e lë mikun vetëm una!!!
Mikut(PUSHTIT)
sa nuk i ra pika.
Shoku
Lekë, -tha, - ne jemi komunistë(e kish fjalën për partneren) dhe nuk ka nevojë të
na ndashë.
Aha,
- tha LEKA, - jam vet zot shtëpie dhe gratë me gratë e burrat me burra. Tërë
natës, PUSHTI, mend hante jorganin.
I
hasi sharra në gozhdë. Në mëngjes u largua hundë e turi!
Tiranë, 9 tetor 2024