Mendime
Florim Zeqa: LVV mes vazhdimësisë dhe dështimit historik!
E diele, 13.10.2024, 05:44 PM
LVV mes vazhdimësisë dhe dështimit historik!
Shkruan: Florim Zeqa
Tani kur jemi në parafushatë elektorale, hapen
shumë tema dhe shtohen shumë dilema! Përderisa pushtetarët i thurin lavde vetes
për sukseset e arritura, janë opozitarët që e bëjnë të kundërtën, i akuzojnë
këta të parët për mospërmbushje të premtimeve. Përderisa pushtetarët kanë
ngelur shumë largë realizimit të premtimeve elektorale, opopzitarët nuk e kanë
kryer si duhet detyrën e tyre në Parlamentin e Kosovës!
Albini
me "duar të pastra", ministritë e zhytura në korrupsion dhe krim të
organizuar
Pyetja
më e shpeshtë të cilën e dëgjojmë gjatë ditëve të fundit është ajo, se, a është
i përfshirë në korrupsion edhe kryeministri Albin Kurti?!
Logjika e të menduarit të thjeshtë e jepë
këtë përgjigje:
Sikur të mos ishte i përfshirë në afera
korruptive edhe kryeministri, ai nuk do t'i mbyllte sytë në rastin e bastisjeve
të Zyrëve të MMPHI, e njohur ndryshe si 'Ministria e Mjedisit' dhe as nuk nuk
do të qëndronte indiferent pas ngritjes se aktakuzave ndaj zyrtarëve të lartë
në qeverinë që ai e drejton!
Si mund të jetë i pastër një Kryeministër
që i mbron hajnat brenda qeverisë dhe përfaqësuesit jashtë saj në stafin
diplomatik? Kjo është e njëjtë sikur i zoti shtëpisë tenton t'i mbrojë mashkujt
e shtëpisë kur bastisen ose arrestohen nga organet e rendit, me tendencën për
ruajtjen e imazhit si drejtues i ndershëm i familjes (qeverisë) që ai e drejton!
Mbrojtja e aferave korruptive siq ishte
ajo e Martin Berishajt apo edhe e ish kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi nga
dy drejtuesit e lartë shtetëror, siq janë kryeministri dhe presidentja e
paraqet " "Maja e Ajsbergut" korruptiv në vend, nga të cilat,
mund të jenë pasuruar liderët e lartë shtetëror!
Bastisjet e fundit në Ministrinë e
Mjedisit janë pasqyra më reale e Qeverisë së Kosovës të drejtuar prej njeriut
me "duar të pastra", i cili, edhe përkunder dëmit të shkaktuar
buxhetit të shtetit, vazhdon ta heshtë megaskandalin në këtë ministri!
Policia e Kosovës me të përfunduar
aksionin në MMPHI që drejtohet nga ministri Liburn Aliu, dy persona të dyshuar
për keqpërdorim detyre dhe shpëlarje parashë, përshirë sekretarin e kësaj
ministrie i ka shoqëruar në Polici.
Ndryshe, shuma e dëmit të shkaktuar në
këtë ministri llogaritet të jetë rreth 90 milion euro!
Në fund, përseri dhe logjikshëm shtrohet
pyetja:
A janë LVV-GUXO-A të pastër apo të
inkriminuar në korrupsion?!
I zoti shtëpisë që i mbron hajdutët nën
çatinë e tij, a është edhe ai hajn apo vëzhgues i hajnisë!
Diçka
nuk është në rregull me ne si shoqëri njerëzore, nxitet hajni me "pelë për
dore", thonë fajet i ka drejtësia!
Lulëzon korrupsioni qeveritarë, thonë
fajet i ka opozita!
Kjo po i bie, që ëngjujt na janë kthyer
në djaj dhe anasjelltas!
"Mazraku në thes nuk hyn", e
thotë një fjalë e urtë popullore!
"Kaq për sot", e thotë
profesori në përfundim të orës mësimore!
Florim Zeqa
09.10.2024