Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Arsyet e prapambetunisë sonë
E merkure, 09.10.2024, 05:47 PM
Ndue Ukaj:
Meqë
"populli ynë gjatë shekujsh nuk ka hangër bukë me dije" siç thonte
Zef Pllumi, ne duhet t'ia kujtojmë sa ma shpesh njani-tjetrit arsyet e
prapambetunisë sonë, e që lidhen pikërisht me këtë që thotë Pllumi. Meqë nuk e
kemi hangër bukën me dije, dihet si jemi ushqye keq, ndaj zarari po kundërmon
edhe në ditët tona.
Zef
Pllumi në editorialin "Përsëri po del "Hylli i Dritës", flet
edhe për vitin 2024 dhe budallenjtë e Prishtinës, që e akuzojnë Europën,
Amerikën e krejt bëtën, pse të tjerët nuk munden m'i kuptue marrinat,
mendjemadhësinë e kokëfortësinë e tyne primitive. Dhe të zhytun deri në fund në
helaqe politike, nga injorancë e thellë, janë verbue e pështyjnë poshtë e
përpjetë, këdo që nuk i pranon marrinat e tyne si punë të shenjta.
Lexojeni
çka shkruante ndër të tjera Pllumi, në vitin 1993.