Kulturë
Izri Rexha: Zemra, do pak fjalë
E diele, 06.10.2024, 05:49 PM
Zemra, do pak fjalë
Nga
Izri Rexha
Firma
e paguante Arditin dy Eoro orën si punëtor krahu, kurse ai djersitej aq shumë
si të ishte kompania e familjes. Për shkak të zellit e besimit ishte zgjedhur
kryepunëtor. Shefi nuk e shpërblente si duhet, sepse e dinte që ai nuk ka ku
shkon, mandej kishte edhe tridhjet punëtor e kishte frikë se duhet ti paguante
të gjithë më shtrenjtë. Arditi si kryefamiljar me fëmijët në shkollë kishte
edhe një kredit e duhej të mbante punën si dhe të kujdeset për babain plak.
Edhe kur e paguante shefi nuk i dhëke nganjëher pesëdhjet Euro, i thoshte „Të
hollat po i merr pa tatim, mjaftë që unë të japi punë, duhet të më thuash
faleminderit“. Ai thoshte si nëpër buzë:“Faleminderit shef se më shpërove“. Në
vete e ndiente një ndjenjë të urrejtjes si njeri i përbuzur, i pa vlerë, pa
respekt, i varfër. Të jesh i varfër duket njeriu gati sikur të jetë i sëmurë,
një ndjenjë që të përul për tokë. Skamja të bën të lakmosh të tjerëve që kanë.
Nganjher të revolton e të forcon që të çash drejt ardhmësrisë dhe suksesit. Pa
një arsye njerëzit nuk bëhen të pasur, pa një motiv nuk kanë energji të
zotërojnë të pa munduren e të shkelin mbi padrejtësitë e botës. Kushdo që ka
qenë i frustuar me një nevoj “të ulët” nuk ka mundur ta plotësoj atë do të
shohë këtë nevoj si tepër të rëndësishme. Dhe pasi në familje kishte nganjëher
uri e nuk mundeshin të ngopeshin me bukë sepse duhet të paguante këstin e
kreditit, ai si kryefamiljar bënte orë të tepërta pune që të kishin mjaftë për
të mbijetuar. Por kërcënimet ekzistenciale dhe mangësitë në nevoja thelbësore
kërkonte një zgjidhje për të pasur mjaftueshëm sepse megjith rrogën që merrte
ai përsëri ishte i varfër. Siç thonë te ne “Të ngupurit nuk iu besojnë të
uriturve, ai që ka barkun plot nuk i beson atij që ka barkun zbrazët”. Ashtu
edhe Arditi kishte ëndërra të mëdha që donte ti realizonte. Të shtuneve
nganjëher rrinte në kafene duke kërkuar një mundësi tjetër. Gruaja i thoshte:
Pse rri në „Pricesa Gresa“, krejt të hollat aty i hargjon, e ne s‘kemi bukë“.
Por ai përgjigjej: „Aty i takoj miqtë, tani dua ta ndërroi punën e ndoshta më
vjen ndonjë punë më e mirë.“ Një nga arsyet pse nuk rrinte në shtëpi ishte vetë
gruaja. Posa hynte ai brenda banesës ajo i ankohej se i mongonin artikujt
ushqimorë, fliste e mllefosur për gjithçka, ishte e pa kënaqur me familjen e
burrit, e nervozuar që kishte lënë punën e duhej të kujdeset për fëmijët,
shoqet e saj kishin kryer fakultete gati të gjitha punonin punë të mira, ato
kishin villa, kishin makina e dyqane të tyre. Kurse kjo si qyqe e rremit kishte
mbetur vetëm në shtëpi si amvise dhe duhet të kujdesej edhe për vjehrrin. Kur e
kapnin nervat i fliste Arditit për kreditin që kishin marrë, kurse tani ishte
muaj i dytë që nuk e kishin paguar. Fliste për vjehrrin, për kunatin, kunatën.
I përsëriste për ditë fjalët „Ose puno ose banka do të na e merr banesën. Djali
nuk ka fletore ose ku janë perimet që nuk i ke bler. “ Por ai nuk mundej më
shumë të fitonte dhe këtë nuk e kuptonte bashkëshortja. Aq i shkonte në nerva
atij, sa nganjëherë përsëriste me vete fjalët e saj“ Ose puno ose do të na e
marrin banesën“, mandej ky thoshte „Po le te marrin, le ta marrin banesën e të
kënaqen“.
Një
ditë erdhi në vizitë babai i gruas së tij Dafinës që jetonte në Linzi të
Austrisë. Ai lavdërohej me fjalë të mira se në Austri djersa paguhet si e
meritojnë punëtorët. Pasi i tregoi hallin që kishte i tha vjehrri: „Eja te unë,
të siguroj punë dhe një streh. Atje kanë nevoj për elektrik“. Ai si ishte
mërzitur nga jeta u gëzua. Gati sa kërceu nga kauçi sepse tani mendonte se do
të luftonte varfërin e do ta paguante pa problem kreditin në bankë. Vendosi të
lë gruan me dy djem e të mërgon një herë i vetëm e të shkon në dhe të huaj
sikur një dënim që i jep vendi i tij dhe gjithë shoqëria. I tha mikut se do të
udhëton bashkë me autobusin Loshiturs. U morën vesh dhe e lanë që të premten e
ardhme të nisen. Kur erdhi e premtja, Arditi e thirri babëgjyshin në telefon
por ai nuk e ngreu telefonin, prap e thirri deri sa u lodh. I nervozuar u bë
helm, gati e hodhi telefonin për toke edhe pse e dinte që ai nuk kishte faj,
shau, bërtiti e u bë pelin si thonë te ne. Kur u kthye në shtëpi i tregoi edhe
Dafinës. Por ajo i tha: „Kam harruar të tregoj, se babai është kthyer dje për
në Austri. Ai tha :“ Nëse udhëton Arditi i thua të më thërret në telefon dhe
unë dal e marr te stacioni i autobusit në Linz“. Pasi dëgjoi që bashkëshortja e
ka ditur por nuk i ka treguar gati sa ngriu në vend. Vetëm ofshau një herë „Oh“
duket se zemra i shpoi. Iu duk se tani edhe ajo po punon tinëz a prapa shpine
për ndonjë qëllim të fshehtë. Dafina as që e ktheu koken ta shihte në sy. Nuk
desh të zihet me atë, por doli në dhomën tjetër. Tani veq e kishte bërë koferin
gati, e kishte rezervuar biletën, vizen e kishte, kishte marr dy mij Euro hua
te disa miq e vendosi të udhëtonte. Dafina filloi të mërzitet. Edhe pse donte
të duket se nuk mërzitej, tani u shpreh „Mos shko. Rri këtu! Ka mjaft vend, ne
ja dalim. Unë s‘pajtoj të më lësh vetëm.“ Ai nuk ndryshoj qëndrimin: „Unë do të
shkoj“ -tha.“ Kokën e kishte bërë gurë e nuk ndiente për të tjerët. Pasi u
fjalosën, Dafina i tha: „Shko në djall, e mos u kthe më kurrë“ Me lot në sy e
dënesje i përsëriti „ Hajt shko“. Ajo nuk e përcolli as nuk i dha dorën.
Autobusi
nisej në ora njëzet të mbrëmjes. Kur hyri në autobus u ul në rendin e dytë.
Gati u mbush me udhtar, pak para orës tetë erdhi një djalë i ri me xhinsa të
shqyera, flokë të gjata e të palara, tatu në krah, me një qëndrim interesant,
me një fytyrë të verdhë sikur del nga toka. Ai shikoi vendin pran Arditit,
mandej pyeti:“ A është i lirë?“Ende pa u ul tha; „Unë jam Genti“. Deri sa
rregullonte një qantë të vogël në sirtarin e autobusit lartë pyeti: „A‘ ka
velan autobusi?“ Dikush i tha:“Jo.“ Ai u vërenjtë sikur të kishte një mërzi të
madhe, i dëshpëruar, e i nervozuar foli
me zë sa u dëgjua deri në fund: „Si shkojmë deri në Linz pa internet.“ Një
udhëtar nga prapa iu përgjigj: „Ashtu ulesh në karrikë dhe autobusi të çon në
Linz“. Gjatë tërë rrugës nuk iu ndal
goja, fliste si një çakall mulliri. Arditi zihej me vete duke menduar se si ta
duronte këtë qelbësirë ulur pran tij që kundërmonte. Dikur i tha „Të lutem
pusho dhe më ler të flej“! Udhëtimi ishte i gjatë dhe i mundimshëm, por të
nesërmen diku kah ora dymbëdhjet mbërrin në Linz. Tani ishte ditë e shtunë.
Posa zbriti nga autobusi e thirri mikun shumë herë në telefon. Babëgjyshi i tij
nuk e hapi telefonin. Kur e pa ashtu Genti iu drejtua: „Kur dikush nuk e hap
telefonin një herë, nuk e hap asnjë herë. Si duket babëgjyshi yt qenka martuar
me një austriake“. Ashtu, ai mbeti me qiellin e hapur dhe mëshirën e zotit.
Ishte plor stres, plot frikë, pa asnjë mbështetje nga ndokush, si i humbur. Iu
drejtua udhëtarëve që t‘i ndihmon dikush e t‘i gjen një banesë por askush nuk e
ndihmoi. Të gjithë u shpërndanë, vetëm ai mbeti me një kofer. I shikoi kah
ecnin të tjerët, u nis pas tyre. Dikur ata u zhdukën ai mbeti i vetëm në rrugë.
Iu duk vetja se ishte në një planet tjetër. Vetëm pa farefis me një ndjenjë të
huaj në mes të gjithë atyre njerëzve dhe jeta tani i dukej pa lidhje me atë
botë. Disi filloi ta urrente koferin që e tërhiqte pas sepse tani ishte barrë
për atë.U mat të gjuante diku por nuk shihte mbeturina, mandej e tërhiqte ashtu
nëpër asfalt. „Shpresa vdes e fundit“ tha me vete, dhe kjo kur zhduket atëher
njeriu sheh vetëm zi.
Duke
ecur pa një kafene, ashtu si ishte dërmuar nga pagjumësia, lodhja, mërzia u ul
në tarasë. Kamarerja e pyeti në gjermanisht: „Was möchten Sie bitte?“(Çfarë
dëshironi ju lutem“?) „Unë dua një kafe“ i foli shqip. Po mendon se është në
Kosovë ose në Shqipëri. Ndoshta lodhja e kishte ngarkuar në kokë e nuk mendonte
shumë. Ajo u qesh që dëgjoi përgjigjen në një gjuhë tjetër, por kafe e kuptoi,
i ktheu: „Albana“ kurse ky vetëm pohoi me kokë. Kur u ul aty provoi prap të
thërret mikun e tij, por tani nuk kishte kredit në telefon. U nervozua, sa shau
shqip. I doli një zë nga brendia, nga shpirti i mllefosur plot pezmë e
hidhërim. Pak më tutje në një tavolinë ulej një burrë rreth të tridhjetave, kur
e dëgjoi fjalët në shqip e ktheu kokën dhe e pa të dërmuar, të rraskapitur, të
humbur si një pen i rrugës. Nga atje e pyeti „A je shqiptar?“ „ Po! E ti“?
„Edhe unë! Çfar të ka ndodhur?“ Një herë nuk deshi t‘i tregon, mandej ndërroi
mendjen dhe e shprehi hallin e tij. I pa njohuri e thirri kamarieren dhe i
porositi ushqimin dhe i tha unë do të paguaj. Burri u prezentua si Mentor. Ai
iu drejtua: „Sonte eja te unë, nesër bëja hallin vetit.“. Ora tani kishte
kaluar shtatëmbëdhjetëshin. Kur shkuan në apartment, ai kishte një dhomë të
ditës bashkë me një kuzhinë, një banjo, një dhomë të fjetjes dhe një ballkon.
Në dhomën e ditës kishte një tryez të bukës, një televizor, një regal për
rroba, i ra në sy edhe një lule në dritare. Ai e la mysafirin aty dhe doli
jashtë. Arditi posa u pastrua u mbulua e fjeti në kauçin e dhomës së ndejes që
i dilnin këmbët jashtë batanisë, por gjumi e mori dhe nuk lëvizi më.
Fjeti
si njeri i vdektë, dikur iu duk se ishte kryer nata, kur Tori e thirri: „Ngritu se po shkojmë në
disko.“ „Më le të flej.“ „Jo, jo, sot është e shtunë në Josef ka muzikë ne do
të kënaqemi“. Ky nuk dinte se çfarë është Josefi. U ngrit sikur i dehur, mori
një kafe në automat, shikoj orën. Tani ishte ora njëzet e dy e pesëmbëdhjetë.
Pyeti“Ku shkojmë tash në këtë natë?“Sikur nuk kishte kuptuar. „Po tash diskoja
fillon.“U rrua u perfymos. Ngrënën darkën ashtu thjeshtë, çfarë gjetën në
frigorifer. Mandej hapi koferin, mori rrobat e mira që kishte, një palë xhinsi
të ri Levis, një këmish me mëng të shkurtëra me firmen Nike, u parfymos dhe
vnoi pak gel që të duken flokët më të bukura, mbathi këpucët e lëkurës, dukej
si artist. Mentori i tha:“ Shkojmë“.
Kur
hynë brenda në Josef nga të gjitha anët vlonte zhurma, ngritej tym e
kumbonte muzika së bashku me zërat e
njerëzve që flisnin me të madhe. Mentorin e përshëndeti një bjonde dhe u nda e
bisedonte me atë. Kurse këtij i dukej vetja se ka shkuar në një botë tjetër.
Pas pak Mentori i ngriti duartë e hyri bashkë me mikeshen e tij në mes të turmës,
kurse ai mbeti te banaku në këmbë. Porositi një birrë, u mbështet në një
shtyllë të drurit në këmbë e shikonte një jetë tjetër. Fytyra të tjera. Të
gjithë të panjofshëm. Sikur njeriu gjindet në mes të malit që nuk di të bësh
një pyetje pyllit as të pritësh një përgjigje. Një pesimisim që të shtërngon e
nuk e di as kuptimin e tij. Sikur jeta nuk ka as pesë Centë vlerë. Atij
gjithçka i dukej pa lidhje e kotë dhe pa kuptim. Gjithë ai vallëzim dukej si
diçka falso e jo origjinale. I mbytur në botën negative sikur shkrepi një
shkëndij jete. Aty pran një gocë vallëzonte, drejtohej drejt tij, vetëm sa nuk
e prekte. Ky i vërejti sytë që i shkëlqenin, u mundua të duket optimst edhe pse
dukej sikur ti kishte një mij bela në kokë. Kur pa se si lëvizte aq bukur u
qesh. Tha me vete: „Femra është art, mrekullia e zotit, sa të bukur e ka
krijuar“. Mentori tani u kthye aty dhe e pyeti:“ pse nuk vallëzon“? „Ka kohë që
nuk vallëzoj“. „Shiko si të shikon goca, foli diçka“? „Po unë nuk di asnjë
fjalë gjermanisht“. Po, vallëzo dhe thuaj: „Ich liebe dich“. „Si edhe një
herë“? Thuaj „Ich libe dich“! „O zot, tash do të bie në bela me ata të
Kosovës“. „Harroj ata, ti je në një botë tjetër. Ti ke amshuar…..Nese do të
jetosh këtu duhet të fillosh nga zero““. Disi mbeti i mahnitur me dritat që
bënin aty, me atmosferën ku të gjithë duan të dëfrehen e të ndiejnë gëzimin e
tyre në palcë. Goca me lëvizjet e saj e preku rastësisht, tha diçka që ky nuk e
kuptoi, si duket i kërkoi falje. Atëher hyri në valle. Nga jeta plot peripeti,
lodhja se si ishte nga rruga, humbi në tingujt e muzikës. I zgjeroi duartë
sikur kur mbillnin farë gruri dikur në fshat, lëkundëte kokën po si kali kur i
tremb mizat, fërshëllonte si zog bënte gjimnaztikë si i çmendur. Kërcente si
kishte prezentuar në një manifestim të shkollës, u zhyt thellë në botën e
fantazisë e donte ti harronte problemet. „Botë o botë‘‘ thoshte me vete. Pa
marrë asnjë medikament kishte humbur i tëri. Të gjithë i liruan vendin kurse
vetëm ai me gocën ndërronin hapat në një vend e nuk iu interesonte askush.
Vajza mbeti e mahnitur, tani i fliste afër, shumë afër, kurse Arditi vetëm i
thoshte, ja, ja që do të thotë po, po e nuk kuptonte asgjë. Kur pushoi ajo u ul
në tavolinën e tij, i tha:“ Ich bin Keti aus Schweden“ ,,Unë jam Keti nga
Suedia“ dhe i zgjati dorën. Ai nuk diti se si të prezentohet në gjermanisht por
i zgjati dorën e i tha: „Arditi….Arditi… ich libe dich.“ Ajo me një dorë e
përqafoi, dukej vallëzimi interesant, qëndrimi i matur, e serioziteti i pushtoi
sytë e bukur blu. Iu kujtua një plak që fliste do herë fjalë të urta dhe
thoshte „Zemra do pak fjalë“.