Kulturë
Artan Lleshi Gjomarkaj: Një shesh i bukur arbërësh , merr emrin e bukur - ''Sheshi Mirdita''
E diele, 06.10.2024, 05:59 PM
Një shesh i bukur arbërësh , merr emrin e bukur - ''Sheshi Mirdita''
Nga
Artan Lleshi Gjomarkaj
Nga
data 27 shtator , dita kur një popull vital në bregun tjetër të Adriatikut
gëzon e lut festën më tradicionale të komunitetit, Shën Kozmo e Damiano ,në një
shesh të vogël , jofort larg vendlindjes së De Radës, Zef Serembes dhe Terenc
Toçit , pra qysh prej ditës së Shën Kozmait e Damianos, një shesh i bukur me
pamje nga Shqipëria do të quhet "Sheshi Mirdita''.
Pasi
banda frymore e pallati komunal t? San Kosmo Albanese ekzekutoi hymnet kombëtare te Shqipërisë dhe
Italisë ,kryetarët e bashkive përkatëse , z.Damiano Bafa , kryetar i komunës
San Kosimo Albanese dhe z.Albert Mëlyshi , kryetar i bashkisë Mirditë , zbuluan
pllakatën në të cilën shkruhet:-"Sheshi Mirdita ,, _"Piazza Mirditë,,.Pllakata
u bekua Veskovi udhëheqës i delegacionit Santuar të ritit bizantin ardhur nga
Roma .Në ceremoninë e zbulimit të pllakatës përveç fjalës së rastit , ( fjalime
mbresëlënëse) të krysuesve z.Bafa dhe z.Mëlyshi , me plot mbresa përshëndeti
gjithashtu Këshilltarja Rajonale e rajonit të Kalabrisë , Znj.Pasqualina
Straface , e cila solli mes fjalës së saj urimet më të ngrohta të Presidentit
Rajonal , z.Roberto Ochiutto për aktin madhështor të vllazërimit të dy
komuniteteve tona , gjeste të cilat mbajnë gjallë historinë e derisotme
shqiptaro-arbëreshe e përshëndrisin udhën e së ardhmes.Në ceremoni mori pjesë
gjithashtu si i ardhur nga Presidenca e Republikës së Shqipërisë , Z.Klement
Zguri , këshilltar i Presidentit të Republikës Udhtimi për mbërritjen në Sheshin
Mirdita ka nisur fillë pas ceremonisë Solemne të Binjakëzimit të Bashkisë
Mirditë me komunën San Kosmo Albanese, ceremoni e organizuar në mbarim të
Meshës Solemne , në prani të qindra qytetarëve vendas dhe qindra pelegrinëve
ardhur nga të gjitha rajonet e italisë.
Mirdita
, ashtu sikur ka gërmat e saja të ndritura ndër arkivat e Vienës , Parisit ,
Berlinit , Venecias e Romës , nga sot ka gërmat e saj edhe në një pllakatë tek
një shesh arbëresh ku me siguri italo-shqiptari i shquar Terenc Toçi ka hedhur
të parat gjurmë fëminore për të qënë më vonë jovetëm një dijetar i formuar
pranë vendit ku u thur "Flamuri
Arbrit,, si gazeta më e shquar arbëreshe dy shekuj më parë , por për të qënë
edhe themeluesi i ndër të parave gazeta javore e më vonë të përditëshme
shqiptare siç ishte gazeta "Taraboshi,, e po ashtu për të qënë i pari
patriot i cili organizoi Kuvendin e degjuar të Kimzës me 1911 , kuvend nga ku
dihet se është ngritur për të parën herë Flamuri Shqiptar pas ripushtimit osman
dhe është kërkuar vetëqeverisja ose më saktë është themeluar Qeveria e
Përkohëshme e Kimzës. Ky shesh ku sot mban emrin "Sheshi Mirdita ,, ,
sikur gjithë Shqipëria u përgjak nga dhuna komunise , edhe ky shesh përgjaket
së largti me gjakun e patriotit Terenc Toçi pasi Tirana komuniste Terencin trim
e dënoi me vdekje në muajn Mars 1945 për fajin e vetëm se ishte patriot i
rrallë.
Gërmat
e Mirditës në qytezë të San Kozmos jan poaq të ngrohta sa vargjet e Zef
Serembes në çdo varg , e vet?m kto gjashtë a shtatë g?rma më bëjnë të kujtoj se
këtu edhe vetë De Rada, pikërisht në këtë shesh me pamje nga Shqipëria ka
endërruar Shqipërinë ndaj është pasionuar e ka shkruar "Këngët e
Milosaos,, ka patur mall për vendin e gjyshërve të tij ndaj ka mbledhur më
bukur se askush çdo rrem e degë të veprës së Barletit shkodran , për të mos u
humbur kurrë historia e kryelegjendarit
tonë hero , Gjergj Kastriotit.
Mirdita
tashmë është edhe emër sheshi në një qytet që ka për Monumente Kulture shtëpinë
e De Radës e po ashtu edhe Santuarin "Shën Kozma e Damiano ,,
-kishë e tejetzbukuruar me afreskët e piktorit me famë botërore , Nikos
Jannakakis., por mbi të gjitha ky qytet është njëri nga pesë qytetet që
formojnë Unionin Arbëresh, sikur janë San Demetrio Korone , Santa Sofia ,San
Giorgio Albanese ,Vaccarrizzio Albanese , qytete të cilat delegacioni yne i
vizitoi dhe u pritëm me tepër vllazëri nga të gjithë kryetarët e komunave dhe
stafet administrative dhe u premtuam se midis administratës së Bashkisë Mirditë
dhe administratave të të gjithë ktyre komunave e në veçanti midis nesh dhe
komunës së San Kosmo Albanese me të cilën tashmë jemi binjakëzuar , do të ketë
bashkëpunime të denja e të pareshtura në të mirë të të dyja komuniteteve.