Mendime
Enver Bytyçi: Po u nënshtruan kësaj radhe demokratët, nuk do të ketë më opozitë!
E merkure, 02.10.2024, 05:59 PM
Po u nënshtruan kësaj radhe demokratët, nuk do të ketë më opozitë!
Nga
Enver Bytyçi
Policia
ka paditur në SPAK 23 deputetë të opozitës! Kryetarja e Kuvendit u ka ndaluar
pagën të gjithë deputetëve të Partisë Demokratike. Retorika e kreut të
mazhirancës është ekstreme armiqësore dhe fyese. Edi Rama nxjerr nga goja kundër opozitës
gjithçka që njerëzit e nxjerrin nga prapanica! Arroganca dhe dhuna e pushtetit
të narco-shtetit kundër opozitës thellohet e shtrihet vazhdimisht në të gjithë
perimetrin e saj. Ka mjaftuar për këtë djegja e nja dhjetë a pesëmbëdhjetë
karrigeve të parlamentit dhe një këmbë karrigeje e hedhur në drejtim të mamicës,
Spiropali.
Nga
ana tjetër ambasadorët dhe diplomatët që mbajnë në këmbë narco-shtetin në
Shqipëri dolën njëri pas tjetrit dhe dënuan “dhunën në parlament”! Asnjë prej
tyre nuk u mor me shkaqet. Nuk përmendi askush arrestin politik të liderit
demokrat Berisha ose burgosjen për agjitacion e propagandë të deputetit
Salijani. Asnjëri prej këtyre ambasadorëve nuk ka folur për uzurpimin e të
gjitha pushteteve nga kryeministri i vendit, Edi Rama. Askush prej tyre nuk ka
thënë një fjalë të vetme për gjuhën plot hale që kryeministri përdor kundër
Sali Berishës dhe deputetëve demokratë. Asnjë nuk ka shqiptuar emrin e Olsi
Ramës e të Taulant Ballës, edhe pse ata përmenden në përgjimet e shteteve të
tyre. Askush nuk tha se ligji për familjan e e Olta Xhaçkës është korruptiv.
Kurrkush prej ambasadorëve nuk denoncoi trafikun e drogës dhe investimin e
parave të pista.
Portet
e aeroportet janë shndërruar në arena të kapërcimit të kokainës e heroinës si
dhe të parave të pista për pastrim. Policia nuk ka më raporte për këtë, sepse
ka marrë detyrë ta mbrojë narco-shtetin. Mafia ndërkombëtare është instaluar në
Shqipëri. Ambasadorët heshtin. Narco-shteti vepron si në një perandori mafioze
dhe sërishmi asnjë fjalë. Opozita dhunohet në ekstrem, ndërsa ambasadorët
mbrojnë dhunuesit. E gjitha për një arsye të vetme: - Duan që Edi Rama të
kurorëzohet si mbret, perandor a padishah, madje me koston e eleminimit të
pluralizmit në Shqipëri.
E
nga ana tjetër na përmendin demokracinë në vendin tonë. Na thonë se “në
demokraci dialogu është mënyra e vetme e zgjidhjes së problemeve”!
Në
këtë kakofoni deklarimesh e pohimesh, sharjesh, fyerjesh e kërcënimesh kundër
opozitës e pluralizmit shihet qartë se askush nuk e do dhe nuk e mbështet
opozitën, përveç shqiptarëve. Shqiptarët në këto tri vite betejë të demokratëve
për identitetin e tyre kanë kuptuar tashmë se nuk janë ndërkombëtarët ata që
mund t’ua zgjidhin atyre problemet. Jemi ne zotët e këtij vendi dhe ne duhet ta
zgjidhim konfliktin që këmi me narco-qeverinë.
Ndërkombëtarët
kur mbrojnë narco-qeverinë e Edi Ramës në fakt japin një ndihmë të pakursyer
për demokratët dhe gjithë popullin opozitar. Sepse nuk krijojnë iluzionin për
të besuar se dikush nga jashtë do të na e dhurojë lirinë.
Liria
jonë është produkt i vetes sonë. Liria është çeshtje e integritetit dhe
dinjitetit personal. Nëse e presim nga dikush tjetër, qofshin ata edhe miqtë
tanë, ajo nuk do të vijë kurrë. Edhe nëse vjen, do të ofrohet me pikatore.
Prandaj është koha e lirisë. Pra është koha e përballjes me mizorinë, makutërinë
dhe arrogancën e mafies në pushtet, të shtrirë edhe në segmente të diplomacisë
ndërkombëtare. Eshtë koha e rezistencës dhe e padëgjushmërisë. Duhen hapur sytë
dhe mbyllur veshët. Nëse SPAK apo policia e shtetit prekin qoftë dhe një
deputet të opozitës, atëherë rezistenca duhet shumëfishuar. Nëse bëhet qoftë
dhe një hap prapa, më mirë dorëzohuni, siç dorëzohej Lulzim Basha, sa herë e
kërcënonin me dosjet e krimit.
Kthim
prapa nuk mund të ketë. Nëse kthehemi prapa, atëherë do të shuhet edhe vëtë
opozita dhe Partia Demokratike. Nuk do të ketë më një organizëm politik që i
bën rezistencë narco-shtetit. Për pasojë shqiptarëve do t’u shuhet ajo pak
shpresë që u ka mbetur për ta ndërtuar jetën e tyre në Shqipëri. Narco-shteti
dhe disa ambasadorë që e mbrojnë atë i shërbejnë narrativës së shpopullimit të
Shqipërisë nga shqiptarët dhe popullimit të saj nga nacionalitete e kombe të
tjera. Sepse në atë mënyrë mbrojnë pasuritë e grabiitura të shqiptarëve. Por
opozita është aty për t’i shkatërruar këto misionë politike anti-shqiptare. Më
7 tetor nuk duhen djegur vetëm karrige dhe as vetëm kërpudha në oborrin e Edi
Ramës. Duhet shkuar në Surrel për të zbuluar e rikthyer thesaret e vjedhura e
të grabitura të shqiptarëve.