| E shtune, 28.09.2024, 02:53 PM |
Albert
Habazaj dhe 10 Shqiponjat e Tërbaçit i përulen Trimësisë së Drashovicës
legjendare, 23.09.2024
POEZI PËR LUFTËN NGA ALBERT HABAZAJ
Dy epope në një pentagram. E
kush nuk e njeh të madhërishmen Drashovicë?!
DRASHOVICË, MOJ!
Ja harku i
fitimtarëve
Në portë të Lumit
të Vlorës!
Në ballin e
çlirimtarëve
Ndrijnë dafinat e
Kurorës.
Luftë e ashpër,
ballë për ballë
Saqë tundi dy
vargmale.
Tundi dy detet me
valë
Trimat në sulm -
si në valle.
Dy kohë, dy epope,
Dy perandori të
rënda.
Nuk u zunë këmbët
dhe
Kë kish’ bërë
drerë nëna.
Dy kohë, dy epope
Drashovica - një
përherë.
Për këtë gur e për
Atdhe
Me dorë rrufetë i
ka prerë.
Shtatori dyzet e
tre
Në krah të verës
Njëzetë.
Dy zjarre ndezur
për ne
Bëjnë dritë lirie
përjetë.
Na ngrohin e hapin
krahët
Nga Harku yt,
Drashovicë.
Çakejt s’t’i
lëndojnë dot plagët
Nga yjet kanë
frikë stuhitë.
Te Monumenti me
Lule,
Te ball’ i bardhë i
Lavdisë,
Shqiponjat me
këngë ulen
Kurorë t’i vënë
Lirisë.
LAVDI PËR TRIMAT E TU
Lavdi
për trimat e tu
Drashovicë,
moj!
Dragojtë
që koha pru'
Drashovicë,
moj!
Për
lirinë e mëmëdheut
Drashovicë,
moj!
Stërniprit
e Skënderbeut
Drashovicë,
moj!
Te
Monumenti me Lule
Drashovicë,
moj!
Shqiponjat
me këngë ulen
Drashovicë,
moj!
Drashovicë, e shtunë, 21 shtator 2024