E shtune, 21.12.2024, 12:28 PM (GMT)

Kulturë

Albert Habazaj: Poezi për luftën

E shtune, 28.09.2024, 02:53 PM


Albert Habazaj dhe 10 Shqiponjat e Tërbaçit i përulen Trimësisë së Drashovicës legjendare, 23.09.2024

POEZI PËR LUFTËN NGA ALBERT HABAZAJ

Dy epope në një pentagram. E kush nuk e njeh të madhërishmen Drashovicë?!

DRASHOVICË, MOJ!

Ja harku i fitimtarëve

Në portë të Lumit të Vlorës!

Në ballin e çlirimtarëve

Ndrijnë dafinat e Kurorës.

Luftë e ashpër, ballë për ballë

Saqë tundi dy vargmale.

Tundi dy detet me valë

Trimat në sulm - si në valle.

Dy kohë, dy epope,

Dy perandori të rënda.

Nuk u zunë këmbët dhe

Kë kish’ bërë drerë nëna.

Dy kohë, dy epope

Drashovica - një përherë.

Për këtë gur e për Atdhe

Me dorë rrufetë i ka prerë.

Shtatori dyzet e tre

Në krah të verës Njëzetë.

Dy zjarre ndezur për ne

Bëjnë dritë lirie përjetë.

Na ngrohin e hapin krahët

Nga Harku yt, Drashovicë.

Çakejt s’t’i lëndojnë dot plagët

Nga yjet kanë frikë stuhitë.

Te Monumenti me Lule,

Te ball’ i bardhë i Lavdisë,

Shqiponjat me këngë ulen

Kurorë t’i vënë Lirisë.

LAVDI PËR TRIMAT E TU

Lavdi për trimat e tu

Drashovicë, moj!

Dragojtë që koha pru'

Drashovicë, moj!

Për lirinë e mëmëdheut

Drashovicë, moj!

Stërniprit e Skënderbeut

Drashovicë, moj!

Te Monumenti me Lule

Drashovicë, moj!

Shqiponjat me këngë ulen

Drashovicë, moj!

Drashovicë, e shtunë, 21 shtator 2024



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora