E shtune, 28.09.2024, 01:24 AM (GMT+1)

Kulturë

Luan Asllan Dibrani: Na u kanë kap hanxhinjtë ndër veti!

E merkure, 25.09.2024, 06:53 PM


Na u kanë kap hanxhinjtë ndër veti!

Shkruan Luan Asllan Dibrani

Sadullah Bajrami thotë burri është për shatë gra

Irfan Salihu i mbledh betë qe kam me t’vra

Burrit thotë i takojnë edhe 72 gra

Pallate, mercedesa e hyria ka boll në atë dynja

Shtëpi atje ka boll të ndërtuara varg e vi

Hyria te bukura e te reja me trup selvi

Jo myslimanët , na e kanë lakmi

Kjo dynja nuk është asgjë as me shatë gra

As ato s’ke mundur me i bërë

Sejdullah Bajrami u bë idhnak dhe shumë pisket

I thotë ti s’je burrë Irfan për konak

Ston Irfani me siklet

Sa te duash ka gra e vajza ne farefisni

Mos me shkuar aq larg ne shat nahije!

Ka sa të duash vajza e gra në afërsi !

Merrni për grua vajzën e vëllait shtini në gji

Grabit zogëzën e motrës futja mullarin bëre me fëmijë

Merr ku të mundesh nëpër motra vëllezër ,miqësi e farefisni

Kështu thotë Pejngameri Muhanmet dhe Kurani

Thotë merr sa te duash, se nuk është haram,

S ‘rrihet veten me shtatë gra si vejan!?

Or Irfan Salihu ty s’të kam vëlla për këtë dynja

Mjaft janë edhe shtatë gra!

S’na duan ne me këto mjekra te zeza e te pa la

Mjaftojnë nga dy deri ne shtate gra

Mesitët s’janë ndal kurrë për dynja

Dërgoje Ikballe Hudutin ta gjene ndonjë me qira

Kështu thotë feja islame gratë me i ndërrua

Irfan Salihu u revoltua, hynë xhemati fesatin me ndalua

Na u kanë kap hanxhinjtë ndër veti

Ne atë dynja thonë është selameti !

Poezi satirike, tetor 2024



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora