E shtune, 21.12.2024, 11:35 AM (GMT)

Kulturë

Viron Kona: Kapiten je ti!

E merkure, 25.09.2024, 05:50 PM


Viron KONA

Kapiten je ti!

Bir më dëgjo se jeta vete dhe vjen,

ka ndershmëri, por dhe të gënjen!

E mendon të pastër, burim kristal,

befas ajo shfaqet pellg apo moçal!

E sheh të bleruar, por del e shkretë,

mirazh apo realitet, lëmsh i vërtetë!

Ty të rrëfen pak, të madhen e fsheh,

është si ajsberg, që fshihet nga ne!

Tashmë ke familje, për të do luftosh,

më tepër se thesar, atë do e mbrosh.

U bëre me fëmijë, rritet përgjegjësia,

ata shohin tek ty, si te vet perëndia!

Je at, bashkëshort, ke barrë në supe,

ruaj ekuilibrin se njerëzit kanë huqe!

Mbaji fort shokët, por ata me mend,

mos afro djajtë, se të del shtrenjtë!

Para vështirësive s`duhen qaramanë,

të duhet guxim që t’ia dalësh mbanë!

Do krijosh përvojë, si të tjerët dhe ti,

fëmijëve mësoju, ato që më mirë di!

Jeta i ngjan detit, me dallgë e stuhi,

çfarëdo që të ndodh, kapiten je ti!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora