| E merkure, 25.09.2024, 05:50 PM |
Viron KONA
Kapiten
je ti!
Bir
më dëgjo se jeta vete dhe vjen,
ka
ndershmëri, por dhe të gënjen!
E
mendon të pastër, burim kristal,
befas
ajo shfaqet pellg apo moçal!
E
sheh të bleruar, por del e shkretë,
mirazh
apo realitet, lëmsh i vërtetë!
Ty
të rrëfen pak, të madhen e fsheh,
është
si ajsberg, që fshihet nga ne!
Tashmë
ke familje, për të do luftosh,
më
tepër se thesar, atë do e mbrosh.
U
bëre me fëmijë, rritet përgjegjësia,
ata
shohin tek ty, si te vet perëndia!
Je
at, bashkëshort, ke barrë në supe,
ruaj
ekuilibrin se njerëzit kanë huqe!
Mbaji
fort shokët, por ata me mend,
mos
afro djajtë, se të del shtrenjtë!
Para
vështirësive s`duhen qaramanë,
të
duhet guxim që t’ia dalësh mbanë!
Do
krijosh përvojë, si të tjerët dhe ti,
fëmijëve
mësoju, ato që më mirë di!
Jeta
i ngjan detit, me dallgë e stuhi,
çfarëdo
që të ndodh, kapiten je ti!