| E hene, 23.09.2024, 06:59 PM |
PRESIDENTJA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, DR. VJOSA OSMANI
VIZITON
KISHËN KATOLIKE SHQIPTARO-AMERIKANE NË NJU JORK
Në
35-vjetorin e vizitës së parë në Amerikë të Presidentit Historik të Kosovës,
Dr. Ibrahim Rugova
Nga
Frank Shkreli
“Bashkë
me mërgatën e jashtëzakonshme shqiptare në Amerikë, forca shtytëse e shumë
proceseve historike për Kosovën. Faleminderit Dom Pjetrit dhe komunitetin tonë
për mikpritjen!” Kështu
shprehet Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani në faqën e saj zyrtare
të rrjeteve sociale, ku edhe boton disa fotografi nga vizita e saj në Kishën e
parë Katolike Shqiptaro-Amerikane, Kisha Katolike Shqiptare "Zoja e
Shkodres" në Hartsdale, Nju Jork, ditën e dielë me 22, Shtator, 2024 – në
kuadër të vizitës së saj në atë qytet për të marrë pjesë në mbledhjen vjetore
të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Është
interesant fakti – që në kuadër të takimeve të tjera me komunitetin
shqiptaro-amerikan në këtë qytet -- Presidentja Osmani ka zgjedhur, që kësaj radhe,
të vizitojë edhe Kishën Katolike Shqiptare, Zoja e Shkodrës në Nju Jork. Ndonëse kanë kaluar 35-vjet, por ishte
pikërisht kjo kishë, që kishte ftuar dhe pritur Profesorin dhe Kryetarin e
Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, në atë kohë -- më vonë Presidentin historik
të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën për të marrë pjesë në seminarin e
organizuar -- me rastin e 300-vjetorit të vdekjes së Imzot Pjetër Bogdanit --
nga Kisha Katolike Shqiptare, “Zoja e Shkodrës”, në Universitetin e njohur
Fordham, të New Yorkut.
Ishte
pra, 35-vjet më parë (4 Tetor, 1989) që
Dr. Ibrahim Rugova me kolegun dhe mikun e tij Dr Engjëll Sedaj – të ftuar nga
Kisha Katolike Shqiptare, e para e tillë në Shtetet e Bashkuara – për të marrë
pjesë me shumë akademikë të tjerë shqiptarë të ftuar -- për të folur -- në
Seminarin përkujtimor që ishte organizuar nga Dom Rrok Mirdita dhe nga Këshilli
i kësaj Kishe, me Kryetar Z. Tonin Mirakaj, me rastin e 300 vjetorit të vdekjes
së Imzot Pjetër Bogdanit.
Këtë
ngjarje me rëndësi historike – Profesori i nderuar Dr Sami Repishti e ka
cilësuar si, një “fitore të madhe e bashkësisë sonë”. Këtë fitore, Kryetari i Këshillit të Kishës,
në atë kohë, “Zoja e Këshillit të Mirë” – 35-vite më parë – Tonin Mirakaj e ka
përjetësuar më vonë me botimin e një libri titulluar, “Imzot Pjetër Bogdani në New
York”, ku janë përfshir historiku dhe fjalimet e mbajtura me atë rast. Ky libër, me të drejtë, konsiderohet si një kontribut
me vlerë, një manifestim kulturor dhe atdhetar, që jo vetëm ve në dukje dhe përshkruan
kontributin e vet Z. Mirakaj, si Kryetar i Këshilli të Kishës dhe shumë
bashkpuntorëve të tij në organizimin e tij.
Por, njëkohsisht, siç e dijmë, tashti, 35-vite më vonë, ajo vizitë shënon
dhe dokumenton edhe fillimin e një udhtimi historik për Presidentin e ardhëshëm
të Kosovës dhe të miqësisë së përhershme, siç preferonte të thonte ai vet, të
një miqësie të përhershme midis dy kombeve tona, shiqptar dhe amerikan – një
miqësi që gëzojnë sot shqiparët dhe amerikanët.
Me
5 Tetor, 1989, një ditë pas arritjes së tyre në Nju Jork, dy profesorët nga
Dardania Dr Ibrahim Rugova dhe Dr Emgjëll Sedaj, vizituan Kishën, “Zoja e
Këshillit të Mirë”, ku u pritën nga administratori Dom Rrok Mirdita, (më vonë
Kryeipeshkvi i Tiranë-Durrësit), nga ndihmësi i tij Dom Pjetër Popaj, diakon
Marash Shkreli dhe nga kryetari i komisionit përgatitor të seminarit, Tonin
Mirakaj, e të tjerë. Dy ditë më vonë u
mbajt seminari, kushtuar 300-vjetorit të Imzot Pjetër Bogdanit në Universitetin
e njohur të jezuitëve, Fordham, të Nju Jorkut.
“Më lejoni që, në fillim, të përshëndes kishën Katolike Shqiptare të New
York-ut, që mori kët hap për të shënuar 300- vjetorin e vdekjes së shkrimtarit
të madh shqiptar, Pjetër Bogdani. E falenderojmë nga zemra për ftesën, që na,
dy studiues nga Kosova, të japim ndihmesën tonë në kët drejtim”.
Ashtu
e ka hapur bisedën e tij, në atë kohë, Ibrahim Rugova para më shumë se njëmijë
pjesëmarrsve në seminarin kushtuar Pjetër Bogdanit. Sikur e kishte parashikuar rendësinë historike
të vizitës së tij të parë në Amerikë, Dr Rugova fakënderoi për ftesën, duke u
shprehur se “Nisma e Kishës Katolike Shqiptare, që të shënoj kët jubile, është
një nismë e mirë, ashtu që të filloi një traditë bashkëpunimi midis shqiptarve
në SH.B.A. dhe shqiptarve në Jugosllavi.” Pjesa tjetër, e këtij bashkpunimi historik, në
këtë 35-vjetor të vizitës së Dr Ibrahim Rugovës dhe Dr Engjell Sedaj, është
tashti histori për brezat e ardhëshëm!
Sot,
35-vjet më vonë, me 22 Shtator, 2024, pasardhsja e denjë e të ndjerit President
historik të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës – Presidentja aktuale e
Republikës së pavarur të Kosovës, Dr Vjosa Osmani, vizitoi pikërisht atë kishë dhe
atë qendër, e cila 35-vjet më parë kishte ftuar për vizitën e tij të parë, por
jo të fundit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – arkitektin e Pavarësisë së
Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën. Me praninë
e saj në Kishën katolike Shqiptare të Nju Jorkut – me dijeni ose jo – Preasidentja
Vjosa Osmani shënoi dhe kujtoi, dinjitetshëm, 35-vjetorin e vizitës së para-ardhsit
të saj të nderuar dhe shumë të respektuar nga komuniteti shqiptaro-amerikan,
sidomos në atë kohë, por edhe sot -- pa dallime feje as krahine – Dr Ibrahim
Rugovën.
Me vizitën tuaj sot në Kishën Zoja e Shkodrës, e nderuara Zonja Presidente e Republikës së Kosovës, Ju, Dr. Vjosa Osmani, me delegacionin tuaj, nderuat veten, nderuat dhe kujtuat Ibrahim Rugovën në 35-vjetorin e vizitës së tij të parë në Amerikë dhe, njëkohsisht, nderuat komunitetin shqiptaro-amerikan, në përgjithsi dhe pa dallime. Të lumtë!
*Fotot
për vizitën e djeshme të Preaiusentes Osmani në Kishën Katolike Shqiptare janë
marrë nga faqja e saj zyrtare e rrjetit social Presidenca e Republikës së
Kosovës | Facebook
Presidentja
e Republikës së Kosovës, Dr Vjosa Osmani duke u përshëndetur nga Dom Pjetër
Popaj, famullitari i Kishës Zoja e Shkodrës, Nju Jork.
Në
oborrin e Kishës Zoja e Shkodrës, në Nju Jork, para monumentit të Gjergj
Kastriotit-Skenderbe: “Bashkë me mërgatën e jashtëzakonshme shqiptare në
Amerikë, forca shtytëse e shumë proceseve historike për Kosovën. Faleminderit Dom Pjetrit dhe komunitetin tonë
për mikpritjen!” (Dr. Vjosa Osmani)
Duke
hyr në Sallën “Nenë Tereza” të Kishës Zoja e Shkodrës
Presidentja
Osmani duke përshëndetur shqiptaro-amerikanët e mbledhdur në Kishën Zoja e
Shkodrës
Gjergj
Kastrioti -Skenderbeu dhe Shën Nena Tereze në oborrin e Kishës, Zoja e
Shkodrës, në Nju Jork.
--------
Fotot
më posht nga vizita e parë e Presidentit Ibrahim Rugova në Shtetet e Bashkuara,
Tetor, 1989 –si kujtim në 35-vjetorin e saj.
Nga
pritja në Nju Jork, Tetor, 1989 Nju Jork
35-vjet
më parë, nga vizita e parë e Dr. Ibrahim Rugovës në Washington, Tetor, 1989
Kisha katolike shqiptaro-amerikane, Zoja e Shkodrës, në Nju Jork priti sot Presidenten e Republikës së Kosovës, Dr Vjosa Osmanin – e njëjta kishë që 35-vjet më parë, kishte ftuar për vizitën e tij të parë, por jo të fundit, në Amerikë, Dr Ibrahim Rugovën, 4 Tetor, 1989