Kulturë
Blerim Rrecaj: Ku u ngjatjetuan vera me vjeshtën
E diele, 22.09.2024, 05:49 PM
Blerim Rrecaj
Ku
u ngjatjetuan vera me vjeshtën
Vera
mblodhi gjërat e saj
Në
çanta në qese në valixhe
U
bë gati dhe hapi derën
Këmbëmbarë
po del po niset
Rrugës
e menduar ec e ec e ec
U
ndal në një krua në Gërmi
Lau
sytë e diç pëshpëriti
Një
grusht ujë është duke e pi
Sërish
hodhi vështrimin e saj
Nëpër
drurët gjethegjelbër
Dëgjonte
zëra zogjësh e ketrash
Pas
një lisi të rrëzuar e pa vjeshtën
U
afrua e u përqafuan
Me
mall të madh e dashuri
Kaloi
kaq kohë e ja ku u takuam
Eja
të dalim në fotografi
Thanë
se mbase do bëjmë selfije
Se
kush do na fotografoj
Ja
po i themi këtij njeriu
Që
pranë nesh këtu tash qëlloi
Zgjodhën
një vend ku binte drita
Tek
një rrëzë e te ky shpat
Njëra
doli në profil si flutur
Tjetra
si flutur krahaptë
Të
dyja u ndanë të kënaqura
Nga
kjo shkrepje me mallëngjim
Më
pas vera fluturoi tej si flutur
Vjeshta
ec si flutur në të sajin hapërim
Nisa
udhëtimin e ri tha vjeshta
Ju
mirëpres në botën time të madhe
Me
ngjyra të përndezura dashurish
Nuk
është vetëm një ofertë reklame