Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Kur Tito dhe Fadil Hoxha vranë 49.000 shqiptarë në Kosovë
E shtune, 21.09.2024, 05:57 PM
Kur Tito dhe Fadil Hoxha vranë 49.000 shqiptarë në Kosovë
Nga
Gani Mehmetaj
Me
urdhër të Josip Broz Titos, komandant i Forcave të Armatosura të Jugosllavisë,
partizanët serbo-malazezë dhe Fadil Hoxha për tre vjet vranë 49.000 shqiptarë
“nacionalistë”: (Masakra në Drenicë, masakra te Bunari i Hereqit -Gjakovë,
masakra në Kodrat e Pejës, masakra të Kodrat e Prishtinës) etj.
Një
“historian” i ri në Klan Kosova, sot tha se ata (49.000 shqiptarët e
pushkatuar) ishin bashkëpunëtorë të nazizmit, që nuk e ka thënë asnjë historian
i yni deri me tash. Akuzat e tij ngjanin me gjuhën serbçe të Spasoje
Gjakoviçit, Dushan Mugoshës, Milladin Popoviçit e historianëve serbë.
Të
vinte plasja kur i shihje tre jo shqiptarë në studio, historianin dhe dy
gazetarwt (dukja i tradhtonte), që
flisnin për historinë shqiptare të 50- viteve të fundit, duke e shtrembëruar në
mënyrë të frikshme.
Te
vetmin shqiptar, gjakovarin, Gjin Morina, që i dinte gjërat më së miri (deshi
të fliste për mbytjet me tokmak në Pazarin e Gjakovës dhe për tërheqjen zvarrë
të komandantit Lajqi), e mbërthyen dhe nuk e linin të fliste. Ai i dinte krimet
e Fadil Hoxhës me emra të viktimave, por ata nuk e lejuan të tregonte.
Të
njëjtit gazetarë në emisionin para tij, e mbronin islamin dhe i mbërthyen
armiqësisht ata që e kishin braktisur islamin.
Kuku
për neve që mediat tona i kanë pushtuar aziatikët...