Kulturë
Përparim Hysi: Mua më piku dashuria
E enjte, 19.09.2024, 05:15 PM
Mua më piku dashuria
(Cikël me poezi)
Nga
Përparim Hysi
1.Mua më piku dashuria
Mua
më piku dashuria,më goditi mu në kokë
A
nuk është dashuria,meteor që bie mbi tokë?
Mua
më piku dashuria dhe nga koka më del tym
A
nuk është dashuria,gjithë e gjithë një drithërimë?
Mua
më piku dashuria, më goditi mu në zëmër
A
nuk është dashuria dhe nga mjalti më e ëmbël?
Mua
më piku dashuria dhe më dha një "grip të rëndë"
Por
më erdhi pranë mikja,edhe gripin e bën pëndë.
2.Pikë e lotit
Një
lot i trishtë të ra ng sytë
Bëri
pikiatë,u fshtollë mbi buzë
Ah,të
isha loti yt,
Që
të të lagia tënden buzë!
Ty
të pikojë loti
Se
të dhëmbi shpirti
E
ndje dhimbjen tuaj,zemërdobëti,
SE
kam zemër të brishtë si KRISHTI !
3.I mërzitur
Jam
shumë i mërzitur
Si
i mbushur xhinde
Se
ti paske ikur
S'di
se ku,moj mike?
Dhe,ndërsa
rri vetëm,
Zë
e hamendësoj
Si
s'më the një fjalë
Ende
s'e kuptoj.
Rri
dhe kujtoj
GJIthë
ato premtime
Dhe
mërzitem,moj,
Më
mungon,moj mike!
4.Antitezë
Lulja
hapur gojën
Se
do të pijë vesë
Unë
mbyllur gojën
S'them
dot mirëmëngjes!
5.Sytë e tu
Sytë
e tu,të praruar
Sa
vijnë e afrohen
Unë
i shoh të përmalluar
Për
ta përgjërohem.
Sytë
e tu,të prauruar,
Më
shpojnë si turrjleë
Unë
regëtij,i përmalluar,
Dil,o
shpirt,pse s'del?
6.Dashuria
Një
vetëtimë si kosë e zjarrtë,
E
dogji qiellin,e ndezi flakë
Një
dashuri,e ngrohtë, e mjaltë
Ma
dogji zemrën, ma ëmbëlsoi.
Një
vetëtimë si kosë e zjarrtë
Sikur
e ndau qiellin mëdysh
Kurse
dashuria ime, e mjaltë
Më
ëmbëlsoi,sado jam gjysh.
7. Më trullosi dashuria
Një
rrufe i çau retë dhe i bëri copë e çikë
Unë
në këmbë si karakoll nuk lëviz asnjë çikë
Pres
me mall e pres me shpresë që të hapet porta jote
Që
të dalë nga ajo der,bukuroshja përmbi shoqe,
Doli
dielli kuqalosh,i përzuri tutje retë
Doli
ti,moj bukuroshe,porsi MISS i vërtetë.
Mezalla
s'e lëviz unë, asnjë çap nuk hedh më tej
Vjen
ajo,më zë me shkumë dhe se ç'bëmë,nuk dëftej!
8.Pritja
Një
avul i kaltër ngrihet lart
Poshtë
një heshtje madhështore
A
e di,moj mike e mjaltë,
Që
zemrën time,e robërove?
Po
del një diell si i vilanosur
Ca
re,era po i shtynë.
Ah,kjo
zemër e plagosur,
Regëtin,për
ty mike,regëtin.
Por
ti s'po duke,bukuroshe,
Unë
pres me mall;veç pres
Trullosur
prej"rakisë sarhoshe"
Aty
qëndroj:me shpresë!
9.Çudi
Bari
pi lëngun e tokës
Del
dhe rritet
Dhe
vdes nën rrezet
E
dillit vjeshtak.
Po
unë,
Tashmë
goxha i rritur
Dhe
dua të"vdes"
Në
gjirin tënd topolak?
10.Mikes
T'u
afrova me ngadalë
Me
ngadalë e pa bërë fjalë
Të
të flisja fshehur
Moj
argjend e derdhur.
Por
ti veshët pipëz
Më
sheh drejt në ninëz
Dhe
më the:-Çfarë do?
Unë
nuk fola. Jo!
Dhe
kokëulur,belbacak,
Sikur
po digjesha flakë.
Seç
u morëm vesh pa fjalë
Ç'duhen
fjalët,kur ke mall?
Tiranë,17 shtator 2024