Kulturë » Zhiti
Visar Zhiti: Ari i mbuluar i Musinesë
E merkure, 18.09.2024, 05:58 PM
ARI I MBULUAR I MUSINESË
Nga
Visar Zhiti
Në
Tiranë Biblioteka “Musine Kokalari” është përgjatë Bulevardit “Gjergj Fishta”,
pa “Àtë” përpara emrit, por gjithsesi ndjej një gëzim solemn të brendshëm,
përzjerë me dhimbje kur kaloj andej.
Ndanë
bibliotekës, te nënkalimi i pallati aty qe krijuar një si shitore rruge,
tregtoheshin veshje, etj, dhe gruaja që shiste, kishte varur në mur disa
fustane të gjata, - s’besoj se kanë qenë të Musinesë, - megjithëse ato kishin
mbuluar pjesë nga mbiemri a qenë kapur mbi shkronja. Lexohej kaq: MUSINE KOKOL…
dhe ishte mbuluar -ARI.
Eh,
thashë me vete, arin e Musinesë kur do ta zbulojnë? Arin si shkrimtare dhe
heroinë, arin e virtyteve si një grua e rrallë…
Po
shtatorja e Fishtës kur do vihet në
bulevard,
skulptori Agim Rada, që i ndtittë shpirti, e ka mbaruar, e kam parë, është e
madhërishme.
Dhe
s’kishte si të mos më kujtohej që dhe Atë Gjergj Fishta, edhe Musine Kokalari
dy shkrimtarë të shquar, që dolën në kohën e mbretërisë, diktatura e mëpastajne
i persekutoi. At’ Fishtën të vdekur, Musinë të gjallë, e futi burgjeve, e
përndoqi pas burgut deri sa mbylli sytë përgjithmonë, e vetmuar, baltrave të
internineve, ndërsa varrin e Poetit Kombëtar Atë Gjergj Fishta e prishën bashkë
me Kishën e tij dhe eshtrat ia hidhën në lumin Drin. Vepra iu ndalua edhe atij.
Dhe atë e trajtoi kritika zyrtare e Realizmit Socialist ashtu siç e kishte
përcaktuar Encikopedia Sovjetike, reaksionar, antibokshevik, konservator, etj,
etj.
Por
tani kemi një bulevard me emrin Gjergj Fishta, ku është dhe Biblioteka “Musine
Kokalari”, shkrimtarja e parë grua në letrat moderne shqipe.
Por
sa kalon bibliotekën dhe merr kthesën majtas shkon në sheshin që ende ka emrin
“21 dhjetori”, në nderim (dikur) të Stalinit, datëlindja e tij, e një gjakatari
të madh po aq sa Hitleri a më shumë dhe… dhe antishqiptar, pavarësisht se e
mbështeti diktaturën e Enver Hoxhës a Enver Hoxha u mbështet tek ai. Duke
urryer për vdekje Musinë, që s’e shihte të arsyeshme të ishte komuniste dhe At’
Fishten, poet antibokshevik…
E
çuditëshme vërtet Tirana jonë, nuk ndahet dot nga e kaluara dhe as e pranon
lehtë të ardhmen, që rritet dhe bëhet marrëzisht më e bukur, etj, etj, dhe po
thosha me vetë që me një fustan të lirë të tregut në rrugë mbulon Arin e
Musinesë. E ruan kështu?…
Fustanet
që mbulojnë -ari-n e Musinesë…
Biblioteka
“Musine Kokalari” në Tiranë
Vepra e Musinesë, dy volume, që i përgatiti së pari poeti Novruz Shehu, miku unë, “Vitet e mia universitare”, që punuam të botoheshin në Itali dhe letërkëmbimi, pergatitur nga Bibika Kokalari, familja e së cilës nuk iu nda burgjeve dhe internineve