Kulturë
Jahja Drançolli: Cili ishte identiteti ynë fetar në periudhën paraosmane, katolike apo ortodokse?
E merkure, 18.09.2024, 05:58 PM
Për dilemën e shfaqur me zë të lartë ditë më parë në një emision televiziv: Cili ishte identiteti ynë fetar në periudhën paraosmane, katolike apo ortodokse?! Çfarë thonë dokumentet papnore dhe dokumentet e tjera përkatëse?!
Nga
Jahja Drançolli
Papa
Calixtus II (Kaliksti II) sipas bullës të tij të viteve 1119-1124, kishte
konfirmuar se në fillim të shekullit XII Serbia nuk kishte formacion të pavarur
kishtar. Së bashku me zotërimet e saj ajo ishte pjesë e Kryedioqezës Katolike
Romane të Tivarit (Antivari-Antibari), e cila në atë kohë zotëronte edhe
dioqezat e mëposhtme të ritit katolik roman: Diocletanensem (Dioklea),
Antibarensem (Tivari), Buduensem (Budva), Scatarensem (Shati), Dulchinensem
(Ulqin), Suvacinensem (Shasi), Scodrensem (Shkodra), Drivastinensem (Drishti),
Polatinensem (Pulti), Serbiensem (Serbia), Bosoniensem (Bosnja) dhe Tribensem
(Trabuni). Ndërsa, Kisha e territorit të sotëm të Kosovës, në atë kohë ishte në
juridiksionin e ipeshkvisë së Kishës Katolike Romane të Prizrenit, e cila pas
shkatërrimit të Justiniana Secunda (Ulpiana), mori kompetencë juridike dhe
titullare. Në fakt, edhe pse Ipeshkvia e Prizrenit përmendet në dokumentet e
perandorit bizantin, Bazili II (1019/1020), ka të dhëna indirekte se ipeshkvi i
Prizrenit përmendet më herët (në vitin 458), në kontekstin e Koncilit të
Kalcedonit më 451. Ipeshkvia e Prizrenit përfshinte Rrafshin e Dukagjinit dhe
Rrafshin e Kosovës së sotme!
Struktura
fetare e paraqitur më sipër kishte filluar të pësonte ndryshime në kohën e
Dushanit, mbret i Rashës (Serbisë), i cili sipas Kodit të tij nga vitet 1349,
1355, legjitimoi persekutimin e katolikëve jo vetëm arbëror, por edhe kroat e
boshnjak, proces ky që është intensifikuar fuqishëm sidomos me themelimi i
Patriarkanës së Pejës në vitin 1557 nga Perandoria Osmane!
Burimi:
Fragment nga manuskripti i Biblioteksë së Vatikanit, No. 7109, fleta 2!