E shtune, 21.12.2024, 11:50 AM (GMT)

Kulturë

Mihal Gjergji: Mbretëria pa mbret

E diele, 08.09.2024, 08:51 AM


Mihal Gjergji

MBRETËRIA PA MBRET

Dheu im, që më bëre poet

Mjalt e vrer m’i afrove në jetë

Djepi im, më përkunde si mbret

Varri im, e di që më pret

Epizmin e mora nga malet e lartë

Lirizmin e gjeta te shpirtrat e ngratë

Më lidhe me pranga, s’më fale uratë

U grinda me fatin, më dha një shuplakë

Jam dishepulli yt, të kam perëndi

E gdhend emrin tënd, e mbaj hajmali

Duroje, ndriçoje, më thotë një hyjni

Ky tempull të ngroh e të fal dashuri

Shandanin me yje t’a zbrita mbi ballë

Vështroj midis reve, pres hënën të dalë

Kërkoj zërin tim në lumin me valë

Qafohem me erën, që fryn si e marrë

Vendi im kryelart, mbretëria pa mbret

Djepi im i florinjtë, ti më bëre poet!

Tiranë, Shtator 2017



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora