Kulturë
Angjelina Xhara: Vera Zheji, Zëri hyjnor i Radio Tiranës
E shtune, 07.09.2024, 03:33 PM
Vera Zheji, Zëri hyjnor i Radio Tiranës
Nga
Angjelina Xhara
Profesionalizmi
i saj i përsosur, disiplina e punës, talenti i saj pranë mikrofonit te Radio
Tiranës, ishte shëmbëll për çdo njërën nga ne që guxoi t'i afrohej këtij
profesioni të vështirë...
Dy
fjalë të thjeshta për Vera Zhejin, zërin ikonë të mikrofonit te Radio Tiranë në
afër tre dekada.
Shpreh
ngushëllimet e mia më te thella për këtë lajm të hidhur, Lea e shtrenjtë! Mami
jot ishte një njeri i jashtëzakonshëm, ajo ishte ylli im i adhuruar në moshën
më të njomë, kur jeta më takoi nga afër fillimisht me zërin e saj si bilbil në
Radio Tirana dhe në vazhdimësi me shpirtin e saj të thellë si një intelektuale
e shquar e një kohe të vështirë, ku ajo derdhi talentin e saj.
Të
falenderoj Zëri hyjnor i Radio Tiranës, që bëri të ëndërrojnë nga fëmijët deri
tek të moshuarit... Vera Zheji është timbri dhe intonacioni i pakrahasueshëm as
edhe me një zë tjetër, nga viti 1948 deri 1975!
Lamtumire
o shpirt i bukur..
U
prehsh në vendin më të bukur në Parajsë!
Kështu
shkruajta në Fb, kur Lea Plumbi njoftoi ndrim jetën e nënës së saj të
shtrenjtë!
Vështirë
të përmbledhës në një shkrim një jetë plot përkushtim të një figurë publike, që
la emër të veçantë me punën e saj korrekte, duke u bërë dhe shëmbull i shquar i
figurës së gruas në vite kur konkurrenca dhe lëvizjet pas shpinë kishin një
forcë të tillë, kur mund të përplaseshe dhe të humbje edhe në ndonjë fshat të
largët thellë maleve.
Unë
nuk kisha lindur akoma kur Vera Zheji ishte mbretëreshë e zërit radiofonik,
sëbashku me folësin tjetër të shquar, Haki Bejleri. Ky çift i transmetimit
direkt në emisionet kryesore të lajmeve u bënë figura shumë të dashura e
popullore.
Agron
Çobani në librin e tij me kujtime nga RTSH i ka karakterizuar kështu këto
korifej të transmetimit direkt."Koha apo fati e desh që Haki Bejleri të
punonte për një kohë të gjatë me Vera Zhejin. Te dy krijuan binomin e
pazëvendësueshëm të zërave qendrorë në Radio Tirana. Dikur folësit e radios
ishin shumë të rëndësishëm. Ato vite në Radio materjalet që transmetoheshin
shkruheshin nga gazetarët dhe lexoheshin nga folësit.
Por
kishte të folur dhe të folur dhe Hakiu me Verën e bënin atë punë , si dinin t'a
bënin vetëm ata."
Për
Verën ai thekson historinë si hyri në Radio që në moshën 14 vjeçe, kur ishte në
shkollën pedagogjike, duke rënë në sy në shfaqjen "Ushtari dhe
vdekja". Fillimisht mori pjesë tek emisionet e fëmijëve dhe të rinisë,
duke iu propozuar që të bëhej folëse e përhershme nga drejtori Petro Kita .
Kështu nga ndërtesa e vjetër e Radios te rruga e Kavajës kaloi tek ndërtesat e
reja ku është institucioni sot e kësaj dite, duke punuar rreth tre dekada
pothuajse.
Këtë
rrugë pata dhe unë si dhe pas meje Violeta Hasani. Kongo, duke punuar si
punonjëse të jashtme në transmetim direkt në mëngjes dy orë dhe mbasdite kater
ore e më tepër te alternuara me njëra tjetrën, ku secili tregonte për talentin
personal.
Mua
sikur më kishte mbështjellë me një mburojë mbrojtjeje të bukur vetë Vera Zheji,
e cila më drejtoi për tek studio e transmetimit direkt me një autoritet të
admirueshëm, mbas propozimit të foljes se talentuar veterane, Heroina Veliu.
Mbaj
mënt mirë fjalët e Verës, kur ju afrova mikrofonit të transmetimit direkt, që
ishte një magji e madhe..." ti punën e ke me tekstin dhe intonacionin e
bukur të zërit.Mos mendo asgjë
tjetër."
Unë
u ula në karrigen pranë mikrofonit ndërsa përballë kisha teknikun e
mrrekullueshëm, Xhepin e Meglijes.
Në
një çast dhe u ngrita papritur nga karrigia për të marrë shishen e vogël me
ujë, pranë vetes. Profesoresha Vera, ma mori nga dora shishen dhe shkujdesur më
tha..."Ke kohë për të pirë ujë , kur të kesh në transmetim muzikën, pa
merak..." Dhe më lëmoi në flokë. Ndjeva dashuri nëne. Isha edhe unë, 16
vjeç, në vitin e dytë në gjimnaz, mbasi kisha filluar, dy vjet më parë te
emisionet e fëmijëve. Kaluan sikur fluturuan katër vite dhe u transferuam te
ndërtesa e re e RTSH, ku krahas radios filloi transmetimi zyrtar i Televizionit
shqiptar me një ekip të rinjsh teknikë, inxhinierë, që bënë më të mirën në atë
kohë kur kish vetëm entuziazëm dhe punë pasionante.
Kam
një foto simbolike kur mbasi kisha dhënë një ditë më parë lajmet në Televizion,
pranë me Kiço Fotiadhin, mbasi mbarova emisionin e mëngjesit, Vera më uroi me
dashuri dhe më thirri për të bërë një foto te oborri i Radios, duke më vënë
pranë saj.
Njoftimin
se isha zgjedhur për të dhënë lajmet e para në transmetimin zyrtar ma dha
shefja Liri Çeli, duke nënkuptuar, se Vera kishte mbështetur kandidaturën
t'ime.
Më
ka ndodhur dy herë gjatë fëminisë një marrdhënie autoritare, njëkohësisht dhe
vlerësuese. Tek shkolla Lidhja e Prizrenit me zyshën e matematikës, qe ishte e
rreptë dhe me profesoreshë Verën, që ishte edhe ajo shumë autoritare, por me
dashuri të thellë të brëndshme...
Më
fal Vera e dashur, ti e di sa të kam dashur dhe të kam pasur idhullin tim!
Pata
fatin qe ju kisha pranë, edhe spikerin fantastik Haki Bejlerin në emisionet e
mëngjesit , gjatë një periudhe të gjatë 15 vjeçare, e alternuar me të
talentuarën spikere Violeta Kongon. Ne të tre ishim gjithmonë punonjës të
jashtëm, si edhe të tjerë folsa televizivë fillimisht.
Kam
fotot e atyre viteve, që i shoh herë pas herë në fletëhyrjet, në institucion
dhe në studiot e trasmetimit direkt me firmën e Drejtorit te Përgjithshëm
Thanas Nano. Nga ty Vera e dashur kam kujtim një bllok ku unë kam shënuar emrat
e kompozitorëve të huaj me thekset se si duheshin lexuar.ose edhe fjalë të
vështira politike, që nuk i'a dija mirë as kuptimin.
Jeta
më pas na ndau nga mikrofoni, se unë duhej të punoja veç në Kinostudjo, ndërsa
ti Petagoge në Institutin e Arteve.
Intonacionin
e leximit të lajmeve ne të rejat e kishim marrë nga ty, e dashur folse e
përkryer dhe që të ndiqnin të imitonin aq sa mundeshim. punonjëse të brëndshme
të Radios që ishin në atë kohë, Meropi Matlija, Elsa Xhani, Liljana Meçani etj.
Oh,
sa kujtime na u mblodhën këto çaste të udhëtimit tënd drejt Qiellit!
Gjithmonë
kam kujtuar që ti, dije shumë e më shumë, se sa ne. Ndoshta kjo edhe si
influencë e kujtimit te vëllait tënd elitar Petro Zhejit, që ishte një figurë e
madhe e dijes në vite, ku duhej të kishe guxim të madh të thoje të vërtetat. E
falenderojmë Zotin që arritëm edhe kohët e sotme moderne, secila sipas
trajektores së fatit të vet në jetë.
Por
s'mund të lë pa përmendur gëzimin tim për të takuar në Athinë, gje që nuk u bë
se ti kishe ikur me Lean në veri të Europës.
Takova
aty miken tonë Vitori Xhaxhka. Takova Violeta Vilën, shoqen e fakultetit dhe
Sazan Mane nga Televizioni.
Kujtimet
na ndjekin kudo pa harruar miqtë e mikeshat e para që na mbështetën në jetë.
Ti
Vera Zheji ishe ylli ynë polar, që na ndriçove dhe që të kujtojmë plot
mirnjohje e dashuri.
Perëndia
do të ketë vënë në një vend të mirë lart në Qiell. Lamtumirë o yll hyjnor i
zërit të bukur e të paharrueshëm, që e kemi pranë zemres me fjalët lapidarë, Ju
flet Tirana dhe Të dashur fëmijë, mirëmbrëma, Po fillojmë emisionin e
përrallave...
Vetë
jeta është një përrallë Vera e dashur!
Të
kam dashur shumë, shumë...