Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Mark Milani, vrasësi i shqiptarëve katolikë
E enjte, 05.09.2024, 06:50 PM
Mark Milani - vrasësi i shqiptarëve katolikë
Nga
Gani Mehmetaj
Mark
Milani ka qenë shfarosësi më i madh i shqiptarëve katolikë. Ai ka kryer
gjenocid. Cubat e tij, kur i vrisnin shqiptarët, i plaçkitnin dhe ua prisnin
kokat ose ua nxirrnin sytë. Me kokat e presa dhe me sytë e nxjerrë nga kafka
merrnin shpërblimin nga Knjazi i Cetinës.
Në
librin e tij “Fisi i Kuçit, jeta dhe zakonet e shqiptarëve”, Mark Milani,
shkruan se kur e nxori shqiptarin katolik para togës së pushkatimit, sepse nuk
e puthi kryqin ortodoks , e pyeti: a ke qenë ndonjëherë më ngushtë, kurse
malësori i thotë: po kur me erdhi miku dhe s' kisha bukë për te.
Mark
Milica ishte gjysmë Kuç, gjysmë sllav. Me ndihmën e oficerëve rus e serbë
pushtoi shumë territore shqiptare.