Kulturë
Atdhe Geci: Atdheu ynë, Iliria
E hene, 02.09.2024, 05:54 PM
NË KRESHPORET E DARDANISË
Atdheu ynë, Iliria
Nga
Atdhe Geci
Sikur
të gjitha gjethet e pemëve dhe valët shkumëzuese të detit të shndërroheshin në
fjalë dhe shkronja, kurrë s´do të më mjaftonte të përfundoja librin, “Iliada
shqiptare”, një dritë e gjakut dhe e identitetit shqiptar .
Libri
“Iliada shqiptare” në çdo varg të kënduar ka Epikën, Mitet, Eposin, Meloditë,
Këngët dhe tërë lavdinë e atdheut, të origjinës pellazgë-ilire, Alfabetin
Pellazg të shqipes së lashtë dhe Alfabetin e Manastirit të kohës sonë.
Në
librin “Iliada shqiptare” i pari është populli dhe liria e tij! I pari është
populli dhe kryengritjet e tij! I pari është populli dhe gjuha e tij! I pari
është populli dhe territori i tij! I pari është populli dhe qytetërimi i tij.
Ky
libër i shpirtit, i zemrës dhe i mendjes, i mbledhë bashkë pikat e gjakut për
atdhe, mallin e mërgimtarëve dhe të shpërngulurve, flakët e të rënëve të luftës
dhe, i jep dorë këngës së përjetshme Iliro - Arbërore.
Shqiptarët
janë trashëgimtarët e pellazgë-ilirëve. Ndaj, kthimi i emrit të Atdheut në
emrin e vet Iliri, pajton shqiptarët, bashkon trojet tona dhe lëshon perden mbi
dramën plot kurthe të historisë.
Libri
“Iliada shqiptare” i Atdhe Gecit i këndon popullit dhe atdheut, gjuhës shqipe
të Thotit, Zeusit, Apollonit, shkrimtarëve të lashtë shqiptar; Safos, Platonit,
Eskilit, Sokratit e Homerit. Bashkon varret, heronjtë, ofshamat e epokave,
dritën e gjitha kohërave.
Ky
libër në brendësinë e tij ka vlerën e të qenit i veçantë, sepse është këmishë
dhe plis gjaku nëpër kohërat e ekzistencës, betejave dhe lavdisë! Shkëlqimi i
blerimit të natyrës e flet të natyrshmen e diellit dhe të shiut, të natyrshmen
e stinëve dhe dorën e njeriut në natyrë.
Në
“Iliadën shqiptare”, këtë kushtetutë shpirtërore dhe kod përmanence ndër
shekuj, si kudo në artin sublim, syri mund të zgjedh të bukurën që gjendet
n'për fletët dhe vargjet e tij të hyjnishme.
Në
librin “Iliada shqiptare”, dashuria nuk është ves i poetëve por mësim jete për
të jetuar të gëzuarën dhe tragjikën. Lexues i dashur, me Homerin e lashtësisë
jam njohur para se të lindemi. U njohëm në një nga vendlindjet e tij në Smirë
të Vitisë, në qytetin e tij ende të pa gërmuar!
Libri
“Iliada shqiptare” nuk është pa dhimbje, pa vuajtje, pa pasione dashurie dhe pa
ide për kauzën dhe atdheun! Palca e librit “Iliada shqiptare” është historia
jonë shqiptare, mbrojtësja dhe lindësja e identitetit tonë, mesazhi poetik për
qëndresën, përballimin dhe lirinë.
Ky
libër së brendshmi është një ansambël madhor poezish, është muza që vargjet m'i
dikton, është simfoni e lumit dhe kohës, arenë e naltimit të këngëve për
atdheun.
Jetës
sime ( për shkak të moshës ) po i afrohet fundi. Libri im “Iliada shqiptare”
kujtoj se e ka autoritetin të flas vetë për veten dhe për protagonistët
historik të kohës së poetit. Në këtë parathënie nuk mund të lë anash
vendlindjen.Të palindurit e Roganës, brezat që do vijnë, herët a vonë do të më
vlerësojnë si shkrimtarin e tyre, si dhe do të më vlerësojnë për veprimtarinë
në Çështjen Shqiptare për Pavarësinë e Çamërisë. Jo rrallë kam kënduar midis
stuhive të shiut dhe jam ndesh me frymë të errëta të kohës!
Shqiptar,
duaje Atdheun siç e do nënën, duaje Atdheun më tepër se fëmijët dhe prindërit.
Naltoje këngën tënde; është art, dashuri dhe heroizëm ta duash Atdheun me të
gjitha pjesët e tij. Duajeni Çamërinë, Iliridën, Krahinën e Mollës së Kuqe,
Kosovën dardane, Tivarin me Kotor dhe Shqipërinë Iliri.
Një
dëshirë timen mes mureve me libra do tua them lexuesve: Libri “Iliada
shqiptare” është dashuria ime e parë dhe e fundit rr'fyer në altarin e
besëdhënjes dhe flijimit për Atdheun tim, Atdheun tonë ilirik.
Atdhe Geci – Dortmund, 15.06.2024