E shtune, 21.12.2024, 02:11 PM (GMT)

Speciale » Namani

Qazim Namani: Biznesi dhe mikpritja në Mbretërinë e Dardanisë

E diele, 01.09.2024, 05:55 PM


Biznesi dhe mikpritja në Mbretërinë e Dardanisë

Nga Dr. Qazim Namani

Gjurmët e gdhendjes në këtë gur, të zbuluar pranë Kulinës në Dardanë (Kamenicë), bri rrugës më të shkurtë të antikitetit Nish-Shkup, është dëshmia e parë e reklamimit të Bujtinës (Biznesit publik), të zbuluar deri më tani në territorin e Kosovës së sotme. Kjo gjetje arkeologjike e dëshmon bujtinën e parë të reklamuar si biznes në territorin e Kosovës.

Me qenë se ky guri është zbuluar së bashku me gurin e ritit të varrimit, i cili dëshmoi për një kulturë të lashtë të qytetërimit dardan, mund të pohojmë se janë të një periudhe dhe po ashtu të skalitura nga mjeshtri i njëjtë dardan.

Për gurin e ritit të varrimit është shkruar mjaftë shumë, dhe është vlerësuar si zbulimi më i rëndësishëm i kulturës dardane, i cili tani është bartur për t’u ekspozuar në njërin nga muzetë e SH.B.A.

Guri i cili simbolizon mikpritjen dhe biznesin e parë publik, për fat të keq nuk është trajtuar profesionalisht por më shumë se tre dekada rrokulliset nëpër hollin e Shtëpisë së Kulturës në qytetin e Dardanës.

Gjurmët e skalitura në gurë, ku është skalitur një njeri që bënë thirrje me buri, dhe pranë tij, në anën e djathtë, është skalitur një vorbë dhe dy këpucët që tregojnë ndaljen, pushimin, ndërsa vorba tregon ushqimin, është po aq bindëse dhe me përmbajtje bujarie për zhvillimin e kulturës dardane gjatë Mbretërisë së Dardanisë.

Sqarim: Lumi prej fshatit Krilevë e deri në fshatin Damaroc, quhet Lumi i Krilevës, ndërsa sllavët me paramendim u munduan ti japin kuptim në gjuhën serbe, duke e quajtur Krivareka.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Namani, Gjata, Sallahu: Festa pagane te 'Guri i Shënjimit' në fshatin Zatriq komuna e Rahavecit Qazim Namani: Luftimet e zhvilluara gjatë vitit 1944 për mbrojtjen e kufirit në fshatin Prapashticë Namani, Vitaku, Sallahu: Tipologjia e banesës dhe simbolet e kultit në komunën e Mitrovicës dhe Vushtrrisë Qazim Namani: Banesa Qytetare shqiptare e shekullit XIX në Shqipërinë veri-lindore Qazim Namani: Gjurmë të trashëgimisë kulturore në fshatrat Lladoc, Balloc e Herticës në komunën e Podujevës Qazim Namani: Kozmologjia Dardane Qazim Namani: Bartja e materialit arkeologjikë në vitin 1995 nga Muzeu i Mitrovicës në Muzeun e Prishtinës Qazim Namani: Bartja e materialit arkeologjikë në vitin 1995 nga Muzeu Arkeologjik i Prizrenit në Muzeun e Prishtinës Qazim Namani: Zanafilla e Kulturës materiale dhe historike në Kosovë Qazim Namani: Tipologjia e banesës popullore në trevat veri-lindore të Kosovës Qazim Namani: Perandoria Osmane zbatonte politika diskriminuese vetëm ndaj popullit shqiptar Qazim Namani: Organizimi i shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane gjatë reformave të Tanzimatit 1826-1856 Qazim Namani & Faik Sahiti: Familja shqiptare nga Leskoci që gjatë Luftës së Dytë Botërore e strehoi hebreun Ahim Kohen Qazim Namani: Përndjekja e hebrenjve nga çetnikët serbë nëpër vendbanimet shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore Qazim Namani: Serbët gjithmonë gënjejnë dhe falsifikojnë Qazim Namani: Objektet kishtare brenda citadelës në Kështjellën e Artanës Qazim Namani: Tradita të moçme dasme dhe nga jeta te popullata shqiptare në fshatrat e Medvegjës Qazim Namani: Qytetet Urbane gjatë sundimit osman në Kosovë Qazim Namani: Gjurmëve të qytetit të Damastionit në trevat e Dardanisë qendrore Qazim Namani: Shqiptarët dhe hebrenjtë në Kosovë gjatë sundimit serbë 1912-1945

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora