Kulturë
Blerim Rrecaj: Shportë me dromca
E marte, 20.08.2024, 05:10 PM
Blerim Rrecaj:
SHPORTË
ME DROMCA
Kthimi i kampionëve
U
kthye ekipi olimpik i Kosovës
U
kthyen kampionët në atdhe
Krenarë
me kampionët tanë
Sa
janë madhështor
Po
aq të thjeshtë janë
Porosi e të panjohurit
Një
vazo hijerëndë
Në
një hyje ndërtese
Mbështjellë
me mbishkrim
Me
një këshillë në letër
"Mos
i prishni janë për ju
Ujit
kur të mundesh"
Porosi
e të panjohurit
Një
dashamiri lulesh
Një vrimë llamarine
Dikush
pëshpëriti
Prej
një pjese Prishtine
Pse
kaq shumë po betonizohesh
Ti
e dashura ime
E
kaq shumë vazhdojnë të mbijnë
Gardhe
prej llamarine
Shesh i kamerave
Një
qytetar kështu u ankua
Derisa
ecte nëpër shesh
Pse
nuk shpërndahen
Këto
kamera mediesh
Në
Rrugën A, B, C
Dhe
kështu të vazhdohet
Nëpër
rrugët-alfabet
Peisazh me aeroplan
Dielli
perëndon
Si
ditë e mërgimtarit
Një
shkrepje seç e zuri
Një
fluturim aeroplani
Hëna në periferi
Hëna
gjatë ecjes
Na
bën shoqëri
Rrugës
këtej në periferi
Rri
si e ngrirë e në profil
Si
vajzë para piktorit
Për
portret-vizatim
Hëna
vazhdon me ne të rri
Edhe
pasi mbërrijmë
Te
kjo shtëpi për një gosti
Shfletime
Në
një cep të sheshit
Shfletohet
një gazetë
Shfletohen
telefonë
Aty-këtu
bisedë
Është
vapë e gusht
Një
shkrepje blic shfleton
Një
pamje nate
Si
rrufe në qiell të kthjellët
Ditënumëruar
e hapshpejtë
Siç
thuhet për mërgimtarët