Mendime
Ibrahim Hajdarmataj: Familja e Karakushëve
E merkure, 14.08.2024, 05:11 PM
Familja e Karakushëve....
Familja
e Karakushëve qe simbol i lirisë në krahinën e Hasit
Nga Ibrahim
HAJDARMATAJ
Gjithnjë kemi parasysh kohën në të cilën jemi dhe kohën në
të cilën kujtojmë kohërat.Vitet rrjedhin
dhe kujtimet mbesin.Mbesin por dhe nëse nuk kujtohen dhe aq më keq nëse nuk
shkruhen vdesin.Ndaj dhe unë kohën e bëj një vlerë për të gjitha kohërat. Ja si mund ta bëjmë atë me një përkujtim dhe
angazhim të thjeshtë.Në këtë memorje sot
janë kohërat që bashkojnë familjen e nderuar të Karakushëve.Ja më ndiqni në
thjeshtësinë dhe domethënien e shkrimit tim....Ermal Liman Karakushi lindi në
fshatin e bukur piktoresk në Vlahën të Hasit të Përfekturës Kukësit në një
familje me tradita të larta patriotike e atëdhetare.Në vëndlidje mbarojë
arsimin e detyrushëm të shkollës 9 vjeçare dhe gjimnazin në qytetin e Krumës,
bashkë me vëllan e tij Norin.Më vonë vendosën familjarishtë në qytetin e
Krumës.Ermali fillojë të merretë me aktivitet privat duke u dallue në gjithë
zonën e Hasit si bizesmen. Po kush është familja e Ermalit. Babai i tij Liman
Hasan Karakushi kishte mbaruar arsimin
e detyrushëm në vëndlindje Vlahën dhe
gjimnazin në Kukës.Limani për disa vite punojë Sekretar i Këshillit Popullor të
fshatit të Bashkuar Golaj të Hasit.Edhe
pse kanë kaluar dekada nga mësuesit e asaj kohe edhe sot e kujtojnë Limanin e
dashur, fisnik, bujar e mikëpritës.Më vonë Limani merret me çetat vullnetare të
Hasit.Në stervitjet dhe në zbore ushtarak Limani vazhdimishtë zënte vënde të
para në shkallë Përfekture të Kukësit.Limani u martue me Sabrien e cila ishte
pjesëmarrëse e festivalëve folklorike që organzoheshin në Gjirokastër.Sabria
punoi një jetë të tërë infermjere dhe më vonë u shpërngulën familjarishtë në
Tiranë e cila u dallue si infermjere në spitalin shtetrorë "Nënë
Terezja". Këta rritën dhe edukuen 2 djemë si 2 yje të cilët edhe sot
punojnë duke pasur arritje të lara në biznesin e tyre në Londër të Anglisë.Ata
janë të martuar dhe me fëmijë dhe jetojnë bashkë me nënen e tye në Londër.Të
shpeshta janë vizitat në vëndlinjen e tyre në fshatin Vlahën ku 11 Gusht
përkujtojnë babën e tyre Limanin i cili prehet në varrezat e Vlahnesë.Në kujtim
të Limanit çdo datë 11 Gusht është
vëndosur Dita e Limanit i cili vitet e fundit punojë famljarishtë duke u
marrë me biznes në Londër por smundja ja
nërpreu ëndrrat e tij për një biznes më të zgjeruar në Londër. Çdo 11 Gushtë
mbi vorrin e Limanit vëndosën buçeta me lule nga familjarët e bashkëfshatarët e
tij nga shokë e miqë nga Tropoja,Hasi ,Kukësi,Tirana e Durrësi si dhe nga
emigrantë të ardhur nga Anglia.E thamë më lartë se këta janë nga një familje
patrotike.Kështu Limani vëllain e madhë Mehmet Hasan Karakushi i cili ndërrojë
jetë para afër 2 vjetëve i cili punojë për shumë vite shef kabineti të Ramizë
Alisë dhe Antarë i Komitetit Qëndrorë të Partisë Punës Shqipërisë.Vëllai i dytë
Tahiri e cili jeton punojë një jetë të tërë me sakrifica e heroizëm të lartë
traktoristë duke arritur të çpyllëzojë me mijra hektarë nga male duke i këthyerë në tokë buke.Vëllai
i vogël Salihi i cili jeton u muarë kryesishtë me antena televizive. Ky ka edhe
2 motra.Ajshja tani pensjoniste punojë mësuese në Gjimnazin e Zogaje të
Tropojës dhe motra tjetër Raba punojë ekonomiste në Bankën e Shtetit në Tiranë
dhe tani jeton në Londër për një jetesë më të mirë.Po kë kishte prindër Limani
i biri i Hasan Karakushit.Baba i tij Hasani për veprimtari patroitike
arrestohet nga Gjermania dhe dërgohet në kampin famëkeqë të çfarosjesë të
njerëzimit me dhjetra e dhjetra shqiptarë.Hasani tregonte se torturatë që na
banin ishin çnjerëzore.Unë thoshte aso kohe Hasani isha i plagosur në shpatullë
dhe më rridhte gjakë askush nuk kujdesej për ne kështu vëndosa me e pshtetë
shpatllën për murë që ta ndaloja gjakun dhe kështu veprova dhe më vonë sikur e
saldova kështu shpatulla u ngjitë me murë.Më vonë Hasani thyenë burgun me disa
Shqiptarë dhe vjen në Shqipëri i cili nga plagët e marra detyrohet të bëjë një
operacjon duke prerë njërën këmbë.Smundjet nuk i përballon dhe vdesë në fshatin
e tij të lindjesë duke ngelur në zëmratë e mëndjet e të gjithëve si luftar i pa
mposhturë.Bashkëshortja e tij Shkurta ishte një grue e zonjë e cila priti e përcolli
me dhjetra partzanë.Nga kjo familje e Karakushëve gjatë luftës Nacional
Çlirimtare dhanë jetën 5 vetë të cilët
sot janë Dëshmorë të Atëdheut.Familja e Karakushëve qe simbol i lirisë në
krhinën e Hasit.
Foto: Liman Karakushi me djalin e tij Ermalin