Mendime
Kimete Berisha: Hapja e Urës me gojë!
E merkure, 07.08.2024, 06:52 PM
Hapja e Urës me gojë!
Nga
Kimete Berisha
-
Sa herë që Kurti e çel Urën me gojë, Urës së Ibrit i shtohen drynat.
-
Merr turr ta çel urën me gojë, sepse e di se nuk e lejon KFOR-i.
-
Si ai mangupi që merr turr ta rrah dikënd, kur qëllon ne kallaballëk, se e di
që nuk e lejojnë:
O
Lëshomni bre...
-
Pasi që kategorikisht ka vendosur ta hap Urën, i ka ftuar serbët për nesër që
t'i
pyes 'a ta hap urën' dhe t'i bind ata, pasi që e di se nuk i bind.
-
Këto taktika nuk janë edhe aq palidhje, por Albin Kurti nuk e lodh kokën më
shumë sepse gjithmonë i drejtohet diasporës, të cilët i konsideron 'analfabetë
funksionalë'.
-
Që ju merr për analfabetë, njëmend bëheni të atillë nëse nuk i besoni as
faktit, e keni me zë e me figurë kur kryeministri ju quan 'ashtu'.
-
Mendjelehtë është vet nëse mendon se i përdorë diasporën si ushtri kundër
KFOR-it, dhe nëse përnjëmend kujton se ende mërzitet dikush për Urën e Ibrit.
-
Ura e Ibrit u bë temë e nxehtë shkaku i pushimeve verore të mërgimtarëve.
-
Ata vijnë për t'u argëtuar, për t'u çmallur, Kosova është si 'pushimore
mallëngjimi' për ta, e jo për ta dhënë jetën për ty.
-
Merre me mend, një shqiptar që jeton në Gjermani, ta lë punën, familjen, e të shkojë
të kacafytet me ushtarët e KFOR-it dhe me serbë në Veri!
-
Për çka?
-
Shqiptari në Gjermani e ka dëgjuar ambasasorin gjerman në Kosovë që kërkon që
Ura të hapet me dialog.
-
Dhe e ka dëgjuar Dimalin që në emër të Albin Kurtit thërret shqiptarët të çohen
kundër Amerikës, KFOR-it, Evropës....!
-
Se çfarë frymëzimi mund të ketë një shqiptar që të shkojë të flijohet në Urë!
-
Për kë?
-
Të më thotë mua dikush, çu bukuroshe,
shkojmë e çlirojmë një lagje të Prizrenit që s'di as ku ndodhet, që s'më
lidh asgjë me të e s'e di as pse ekziston!
-
Do të kalojnë dekadat e s'do të ketë bir nëne që do të mund t'i frymëzojë
shqiptarët të vdesin për hekura, për rrugë të mbyllura, për drynjë të ndryshkur
e për pallavrat e politikanëve.
-
Duhet të harrohet lufta e fundit më parë, duhet të shohin një trohë drejtësi
për viktimat, së paku për fëmijët e vrarë,
duhet
ta kuptojnë shqiptarët se pse ndodhi që Albin Kurti e bindi 'Listën Serbe' të
Vuçiqit që të votoj bashkë me Vetëvendosjen kundër pagës minimale për veteranët
e UÇK-së...
-
Tek pastaj, do të mund të imagjinohej një luftë e re për një çlirimin të ri!
-
Se, shqiptarët pyesin, pse Albin Kurti e ka rrethuar veten me këshilltarë që
janë pasardhës të kriminelëve: Fadil Hoxha, Xhevdet Hamza, Pula, Hamami,
Satëmi...
-
Çfarë i duhen ata?
- Djem të pashëm, gra moderne, të veshur me
shije dhe veturat e tyre sidomos....Mërgimtarët.
Boll
kanë hequr, atyre tash u intereson argëtimi, lumturia, dashuria, shopingu...
hapja
e ndonjë salloni të bukurisë e jo hapja e Urës së Ibrit me thonjë!
-
E keni parë se si Albulena Haxhiu vazhdimisht i mban duart me kujdes sikur po
ju fryen thonjëve me hukamë derisa t'i teret llaku.
Shumë
është e gëzuar që i ka bërë thonjtë e gjatë.
-
Qeveri e frustruar fukarenjsh, pa asnjë
ditë
përvojë pune janë bërë ministra....të papërjetuar, që nuk janë ngopur bukë dhe
dashni, prandaj grabisin çfarë u del
përpara.
Derisa
të ngihen.
-
Lëre Urën, po trego pse ia bëre amin vjedhjes së rezervave shtetërore!
Pse
e lejove Rozeta Hajdarin të vjedh miell dhe pse po lejon që hajnat, kriminelët
dhe spiunët e t'u që i këqyrin femrat nën fustan, të shpërblehen me pozita!
-
Një ish analist i CIA tha se kryeministrin Kurti e kanë izoluar krejt bota!
-
Por nuk tregoi se pse askujt nuk i pëlqen të flas me të!
-
Cinik si ky është edhe Edi Rama, por Edi Rama refuzon inferioritetin e
rezervuar nga perëndimi për shqiptarët (pa ndjerë nevojë t'i trajtojë të tjerët
ultë),
ndërsa
Albin Kurti për t'u dukur joinferior, sillet superior, i irriton njerëzit.
-
Kryeministri shqiptar e do aq shumë vendin e tij sa që u bë si 'autobus'....
...Edi
Raisen, gjjthë ditën promovon plazhe e hotele, aq sa m'u hidh sot ta pyes për
dhoma të lira në Shëngjin!
-
Xhelal maca, si Çak Norrisi kërcen nga kulmi në kulm në Mitrovicë, sot kish
hyrë nën Urë (nuk e ka ditur që s'është mirë të hysh nën urë).
-
Xhelali i ka mbyllur postat e Serbisë në Veri, ndërsa të njëjtat posta të
Serbisë, në Graçanicë nuk i prishin punë.
-
Qe sa e sa herë Ramush Haradinaj ka thënë se 'Albin Kurti është i rekrutuar nga
Serbia'!
Askush
nuk gërzhitet!
-
A nuk i besojnë gjindja apo nuk mërzitet më kush se a është a s'është i
rekrutuar, derisa ndjehemi njësoj si të na udhëhiqte armiku:
-
Pa barazi, pa drejtësi.
Me
korrupsion dhe me hajni që kurrë nuk ndalet.
Çdo
gjë vjedhet dhe keqpërdoret.
Si
ngaherë.
Shqiptarët
(asnjëherë deri tash) nuk kanë treguar se dinë ndryshe: që dija dhe nderi kurrë
- kurrë nuk patën përparësi.
Veç
hajnat, busht'at dhe injorantët, gjithkund të parët, si përherë!
https://www.facebook.com/kimete.berisha