Mendime
Florim Zeqa: Vjosa e 1001 fytyrave!
E diele, 04.08.2024, 06:53 PM
Vjosa e 1001 fytyrave!
Shkruan:
Florim Zeqa
Vjosa Osmani e ngritur në karrierë politike, e në
veçanti në krye të shtetit si presidente, ka ardhur përmes lojës perfide me
fotografitë e Hashim Thaçit në zyrat e presidencës gjersa ishte
kryeparlamentare dhe ushtruese e detyrës së postit të presidentit!
Vjosa Osmani nga fanse e shkrimeve të mia në
presidente shteti
Një dekadë e gjysmë më parë, një zonjë e re, ende e
padjallëzuar, e cila nuk ishte as deputetete në Kuvendin e Kosovës, ushqehej me
shkrimet e mia të botuara në gazetat dhe portalet e kohës, e cila të njëjtat i
shpërndante në mediume të ndryshme dhe rrjete sociale, siq ishte rasti me
shkrimin tim monumental më rastin e 67 vjetorin e lindjes së Presidentit
historik me titull: “IBRAHIM RUGOVA shpëtimtar i qenjes sonë kombëtare”, i
pasuar me nëntitullin domethënës dhe përmbajtësorë, si në vijim: 2 dhjetor 1944-Në këtë ditë madhështore, Zoti na dhuroi
shpëtimtarin e qenjes sonë kombëtare, liderin shpirtëror, Presidentin historik
Ibrahim Rugova.
Ishte kjo koha kur zonja e dalldisur pas pushtetit
e kishte filluar karrierën e saj politike si aktiviste e Forumit Rinor në LDK,
e ngritur më pas në zyrtare dhe këshilltare në zyrën e presidentit Fatmir
Sejdiu!
Askujt në atë kohë nuk i kishte shkuar mendja që
një shërbyese e thjeshtë në zyrën e presidentit do të ngritet në postin më të
lartë dhe më prestigjioz, atë të presidentit të shtetit!
Karieristët janë sikur “zhuga”, i ngjiten secilit
deri në arritjen e qëllimit politik.
Pas shkarkimit të presidentit Sejdiu nga
kushtetuesja dhe pas ndryshimeve politike në kreun e LDK-së, zonja në fjalë iu
vardis menjëherë ish kryetarit pasues të LDK-së, z. Isa Mustafa, nga i cili nuk
u shkoq derisa i dështojë zgjedhja si kryeministre në zgjedhjet e vitit 2019, e
cila për një fije floku mbeti pas Albin Kurtit.
Duke e parë pamundësinë e ringritjes së mëtutjeshme
nga LDK-ja, zonja ju vardis Albin Kurtit dhe partisë rivale, LVV-së majtiste,
për të arritur objektivin karrerist të saj në dëm të shtëpisë së madhe LDK, të
cilës i dha goditjen më të madhe më 14 shkurt 2021.
E maskuar nën flamurin e presidentit, pa e ndjerë
në shpirtë filozofinë politike Rugoviane, përmes kalimit nga ekstremi i djathtë
në ekstremin e majtë e realizoi ëndërrën përrallore duke u bërë presidente e
shtetit, por jo edhe presidente e të gjithë qytetarëve të vendit!
Shpërblimi i tradhëtisë, turpi i partisë
Unë që nuk hoqa dorë asnjëherë nga qëllimi fisnik i
të qenurit në shërbim të shtetit dhe qytetarëve, mbeta një mërgimtar i tretur
dhe harruar nga të gjithë pushtetarët! Unë që nuk u lëkunda për asnjë milimetër
nga filozofia politike rugoviane mbeta i harruar nga bashkëpartiakët, kurse
fansja ime që e tradhëtoi filozofinë politike rugoviane dhe iu bashkangjit
bolshevizmit u ngrit në majat e shtetit me ndihmën e bashkëpartiakëve që e
ndihmuan me votë dhe kuorum në Kuvend!
Si të quhet ndryshe shpërblimi i tradhëtisë, pos
turp i partisë!
Zonja e parë, foton e presidentit dhe flamurin
dardan i përdor si maskë për ta mbuluar aktin e tradhëtisë ndaj elektoratit
rugovian.
Cilës Vjosë t’i besojmë tani, asaj që ishte zyrtare
në LDK dhe kandidate për kryeministre apo kësaj presidente e LVV-së!?
Përgjigja është, asnjërës, për shkak se kjo është
Vjosa e 1001 fytyrave!
Sa herë që ndërron moti, Vjosa Osmani e ndërron
gzofin!
Pas ngritjes në karrierë (si deputete) disa herë i
kam shkruar fanses time, por gjithnjë më kishte lënë pa përgjigje. Por kur i
erdhi çasti për t’u ngritur në majat e shtetit, përmes “zotriut të parë” e
kërkojë ndihmën time, por në vend të ndihmes i rikujtova injorimin që më kishte
bërë gjersa ishte deputete!
Vjosa Osmani duhet t'i kërkojë falje elektoratit
rugovian e jo shigjetarit në maje të malit!!
Florim Zeqa
02.08.2024