Kulturë » Zhiti
Visar Zhiti: 'Si është Kosova'
E enjte, 01.08.2024, 06:51 PM
“SI ËSHTË KOSOVA”
Nga
Visar Zhiti
Do
desha të shfletoja librin, të gjeja atë poezinë që kisha shkruar në Mitrovicë,
kur sapo kishte mbaruar lufta dhe ura ishte plot me ushtarë të huaj, të
armatosur, që s’të linin të kaloje në anën tjetër…
Por
është poezia, po them me vete, me poezi kemi kaluar kufijtë, egërsinë, pengesat
dhe kemi shkuar atje ku kemi dashur, kemi ribërë Atdheun e ëndrrës
dhe
lirinë tonë…
Dhe
ka prapë shqetësime në Mitrovicë, Serbia s’e duron reciprocitetin, po tani
është ushtria shqiptare e Republikës së Kosovës që shkon të mbrojë kufirin…
Do
desha të shfletoja librin tim tani, “Si është Kosova”, por nuk e kam më këtu,
ia kisha dhuruar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kur u takuam në
Chicago, teksa kishte ardhur për një vizitë në SHBA… pa mbështetjen e të cilit
jo vetëm Kosova që nuk do të çlirohej dot, por dhe Kombi Shqiptar do ta kishte
të vështirë ekzistencën, kështu thamë…
Sonte
në Prishtinë këndon një këngëtare nga Ukraina, - gjeta një lajm, - nga vendi që
është në luftë me Rusinë për lirinë e vet..
si Kosova para do kohësh me Serbinë, që e mbêshtet po kjo Rusi… por
popujt s’duan luftën, tashmë edhe Kosova, edhe Ukraina kanë dashurinë e botës…
NATO
di të kthehet dhe dheu amë është pjesë e kësaj aleance tashmë.
Po
unë dua të lexoj poezi, tani… dhe kërkoj në kompjuter, se si më duket ekrani,
si një copëz qielli i prerë, i ardhur nga larg…
3 POEZI
KUAJT E MITROVICËS
Kuajt
në Mitrovicë,
më
të hijshëm
se
ideja e Kuajve të Triumfit,
të
shëndetshëm dhe të urtë,
me
xhufkat e verdhëllemta mbi ballë
si
një tufë kallinjsh hyjnore.
Kuajt
në Mitrovicë,
më
të edukuar se ushtarët e huaj
tek
ura
që
s’lënë shqiptarët
të
venë në shtëpitë e tyre
në
lagjen me serbë. Urat
gjithmonë
i kam krahasuar me kuaj
shekullorë.
Kali
të çon në bregun tjetër
të
një legjende,
të
fut nëpër qytet, sado modern qoftë.
Dua
të rend pas kuajve të Mitrovicës,
të
tërheq bashkë me ta ngjarjet
drejt
ngjarjeve të tjera më të mira.
Kuaj
fisnikë të Mitrovicës,
adhurimi
ndaj jush
do
të më bëjë sonte
kentaur:
gjysma
zell shtegtimesh
me
potkonj floriri,
gjysma
tjetër dhembje
e
madhe njerëzore.
Mitrovicë, 20. 11. 1999
*
* *
Mjaft!
Hiqjani metaforën Kosovës
siç
hiqnin përkrenaret dhe mburojat
luftëtarët ilirë
kur
futeshin në det për t’u larë,
po
edhe nusja heq vellon dhe fustanin
e bardhë pas dasmës,
Kosova
është e vërtetë, është realitet, jetë, si përqafimi,
krahët
e tu mbi supet e mi
janë
të vërtetë.
Në
Kosovë erdhi historia,
hije
perandorësh të lirisë paganë
pijnë
kafe
në
tryezat jashtë në rrugë.
Kosova
ndjen
si
fjala “të dua” që u tha dhe sot paradite, Kosova s’është më vetëm ditë e djeshme, Kosova është e nesërme më shumë, mjafton të shohësh dorën e saj
që i ngjan hartës së saj.
Kosova
ka adresë, kod, lagjen e saj
të
Diellit
dhe
hijen që bie brenda në Europë
si
një natë e munguar.
Liria
e Kosovës ulet në stolin ku je ulur ti, vij dhe unë. Dhe bisedojmë
për
engjëllin tonë mbrojtës. Gjallë ????????????????
është
ajo Kosovë brenda njeriut. ????????
?????????????????????????????
*
* *
Engjëlli
i shqiptarëve
po
ecën zbathur kësaj dite të ngrohtë,
këmbët
duan të shijonë tokën
ashtu
si sytë leximin e poezive.
Dy
flatrat e engjëllit të shqiptarëve
sa
ngadalë po lëvizin
dhe
jo për të fluturuar,
ja,
sa për të krijuar një puhizë
që
të freskohen mendimet përreth.
Sot
do të rrijë mes nesh engjëlli ynë,
t’i
gëzohemi flatrave të tij, janë tonat
dhe
jo gjithmonë kanë qenë kaq mirë,
herë
dhëmbte njëra,
rëndohej
e nuk lëviste dot
dhe
herë tjetra nga plagët
që
i shkaktonin sqepat dhe kthetrat
e
grabitqarëve.
Binin
pendë dhe vite
pikonte
gjaku nga qielli
dhe
mbusheshin pllajat tona
me
lulëkuqe...
————————————-
Nga përmbledhja “Si është Kosova”,
botimet “Buzuku”, Prishtinë 2014