E shtune, 21.12.2024, 11:34 AM (GMT)

Kulturë

Mihal Gjergji: Zogu i fatit

E hene, 29.07.2024, 06:12 PM


Mihal Gjergji

ZOGU I FATIT

Si mund t’i iki atij lumi

Që kohë e ëndrra m’i përkundi

Dhe muzgu tretet, s’e merr gjumi?

Atje është fëmijëria ime

Një fjalë e grisur në rënkime

Një zemër-peng në përgjërime

Eh, lumi im, që rrjedh lotuar

Dhe zërin ty t’a kam besuar

Dhe plagët, ti m’i mban në duar

Shelgjishtet qajnë dhe brigjet marrin

Kurbatka ftoh këmbët dhe zjarrin

Kanistrat pleks dhe shuan mallin!

E buzë humnere, një trung i nxirë

Korbin e mban si mysafir

Mban ëndrrat lidhur me zinxhir

Të jetë ky shpend i fatit tim

Po pse i zi, dhe pse ky çmim?

Krra-krra, ndjell mort, por jo gëzim!

Shqiponja ime s’di ku humbi

E kisha shpirt e krah, po s’mundi

Ndaj kthehem përsëri tek lumi..!

Tiranë, Janar 2020.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora