Mendime
Idriz Zeqiraj: Letër përkujtese për miqtë e mi të LDK-së
E diele, 28.07.2024, 06:51 PM
Letër përkujtese për miqtë e mi të LDK-së
PENDESA
E VONUAR - ËSHTË E DHIMBSHME!
Nga
Idriz Zeqiraj
Bashkërrugëtojmë
përtej tri dekadash, në LDK-në e Ibrahim Rugovës. E di që e keni dashur dhe e
doni Rugovën, në gjallje dhe amshim. Për Rugovën dhe Kosovën keni qenë,
përherë, të gatshëm të punoni dhe të kontribuoni, si veprimtarë dhe ushtarë, që
keni bërë paqen dhe luftën, me financa dhe pushkë.
Vitin
e shkuar (2023), Shoqata "Sali Çekaj" në Gjermani dhe Zvicër, së
bashku me disa veprimtarët nga LDK-ja, realizuan disa vepra: bustin e heroit
Adem Ukëhaxhaj në Deçan; bustin e veprimtarit kombëtar arbresh, Kruno Kërstiç,
në Zare të Kroacisë; shtatoren e heroit Rrustem Bruçi, në Pejë; shtatoren e
heroit Smajl Hajdaraj, në Pejë; shtëpi e ndërtuar në Mitrovicë, për ushtarin në
nevojë të Kosharës dhe disa aksione të tjera sekondare, që kapin shumën
numerike prej 200 mijë eurove.
I
mësuar për t`i parë emrat e miqve të mi, në aksionet e ndryshme ndër vite e
dekada, tani po befasohem me mungesën tuaj të përsëritur në listat kontribuese.
Aq më ndjeshëm, kur të gjitha aksionet ndërlidhën fort me Presidentin Rugova,
me formacionin e Tij ushtarak dhe luftarak- FARK-.
Së
fundi, nga njerëz vullnetmirë, u nismua "Aksioni për mbledhjen e mjeteve
financiare, për realizimin e Filmit artistik Dokumentar - Ibrahim Rugova -
Rilindasi i fundit -, kushtuar jetës dhe veprës të themeltarit të shtetit të
Kosovës, Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugovës, nga producenti Gani
Mehmetaj; realizimi nga Shtëpia Filmike Dardania Press. Kërkesës fisnike të
producentit Gani Mehmetaj dhe të Këshillit Organizativ, për realizimin e Dokumentarit
filmik të cituar, Ministria e Kulturës, lehtësisht dhe shpërfillshëm, e
refuzoi, e heshti, pa dhënë ndonjë arsye, qoftë edhe dert-bërëse, të
nismëtarëve, miq të pa hile të Presidentit Rugova!
Me
besimin e madh se Presidenti ka lënë miq të bollshëm, për përjetësimin në art
të veprës madhore jetësore të Tij, ideatorët e projektit filluan aksionin e
mbledhjes të mjeteve të nevojshme financiare. Por, heshtja, hezitimi i shumë
miqve të mi të LDK-së, të dëshmuar ndër vite, si veprimtarë dhe donatorë të
pakursyer, zhgënjen skajshëm!
Kjo
heshtje nuk mund të justifikohet, me paragjykimet për cilindo që angazhohet për
realizimin e projektit. Ka forma dhe mundësi të bollshme, për të kontribuar.
Mjafton një kërkesë për autorizim, me garanci për transparencë emërore dhe
shumën vullnetare të dhënë, duke i bërë publike në -Facebook-. Në këtë formë
janë realizuar qindra aksione financiare dhe asnjëherë nuk ka ndodhur kurrëfarë
abuzimi.
Është
kjo një thirrje e çiltër dhe shumë miqësore për, të gjithë miqtë e mi të
LDK-së, për miqtë e devotshëm të Presidentit Rugova. Po kursehem në emra, sepse
miqtë e mi, njëherësh, edhe miqtë e Dr. Rugovës, janë të shumtë, numerikë, të
cilët, pa ndonjë sforcim të veçantë, janë në gjendje ta realizojnë projektin
artistik dhe diç më shumë, për figurën emblematike të Presidentit Rugova.
Çdo
nsimë fisnike, e filluar me qëllmin e mirë, mund të vonojë, por, gjithësesi, do
të pëmbyllet me sukses. Personalisht krenohem që isha pjesë e Këshillit
Organizativ, i një projekti madhor të mëparshëm, për ngritjen e Kullës,
Shtatorës, Amfiteatrit, respektivisht, Kompleksin Memorial, "Dr. Ibrahim
Rugova", i ngritur në fshatin e origjinës të Presidentit Rugova, në Malaj
të Rugovës, me koston prej 150 mijë euro. Fillimisht, kishte skepticizëm për ta
realizuar. Dhe, u hesht në pritje, për 5 (pesë) vite radhazi.
Dhe,
ishte, pikërisht, ky ekip nismëtar i tanishëm, bollshëm i dëshmuar në qindra
aksione të sukseshme, i cili e realizoi fisnikërisht projektin. Dhe, ekipi në
fjalë, aktivizoi projektin, me gurë-themelin e hedhur nga akademik Mark
Krasniqi, që ri-aktivizoi dhe realizoi suksesshëm aksionin financiar, për
Kompleksin Memorial "Dr. Ibrahim Rugova", me trinomin e dëshmuar:
Shoqatat simotra "Sali Çekaj", në Gjermani e Zvicër; Shoqata
"Rugova", me seli në Amerikë, si dhe veprimtarë individual dhe
gruporë të LDK-së.
Kjo
do të ndodhë edhe me realizimin Dokumentar fimik artistik, kushtuar Rilindasit
të fundit, Heroit Kombëtar, babait të Pavarësisë të Kosovës, Presidentit Rugova,
i cili për rolin e Tij historik, nuk ka ndërmjetës në historinë
kombëtare-shqiptare, pas kryeheroit mesjetar, Gjergj Kastriotit.
Latinët
e lashtë kanë një urtësi, që përjetëson përkujtesën e dëshmuar me shkrim:
"Verba volant, skripta manent", e shqipëruar -Fjala fluturon, e
shkruara mbetet-. Pra. kontributi financiar i dhënë, për rastin në fjalë,
mbetet -dëshmi e shkruar- përjetësisht. Pendesa e heshtjes të miqve të
Presidentit Rugova, do të mbetet peng dhe barrë e rëndë në ndergjegjen e tyre.
Informacioni
për donatorët:
Bartëse
të mjeteve financiare:
1) Shoqata "Sali
Çekaj"
Konto
Nr. Sparkasse, Pfaffenhofen - Gjermani
(IBAN:
DEO7 7215 1650 0009 3335 01)
Osman
Ferizi, kryetar i Këshillit Organizativ për Gjermani dhe jashtë saj, tel.
0049-151-50982506
2) Konto Nr. në Kosovë
Reiffeisen
bank: 1501114292807
Gani
Mehmetaj, producent i filmit, tel. 00383-49-905 477
Kostoja
e filmit 170.000 Euro
(Bizneset
lirohen nga tatimi në Kosovë)
Me
shpresë e besim të mirëkuptimit, ju përshëndes çiltërisht të gjithë ju - miqtë
e mi të shumëdashur të LDK-së tonë!
Juaji
- me dlirësi ndjenjash - Idriz Zeqiraj