E shtune, 21.12.2024, 05:24 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Shtëpia e poetit

E diele, 28.07.2024, 06:50 PM


SHTËPIA E POETIT

Homazh në 82 vjetorin e lindjes

(Vehbi Kikaj, 1942 - 1986)

NGA KALOSH ÇELIKU

Vehbi Kikaj, 1942, Lupçi i Poshtëm1986, Prishtinë. Është shkrimtar për fëmijë, dhe njëri nga shkrimtarët tanë më të shquar për fëmijë nga Kosova. Ai shkroi pak për tridhjetë vjet të krijimtarisë së pandërprerë letrare: rreth njëqind e tridhjetë poezi, shtatë tregime dhe një roman. Vehbi Kikaj për dy dekada ka qenë redaktor i botimeve më të rëndësishme për fëmijë në Kosovë, njëherit i gazetës Rilindja për fëmijë, e mandej i revistës Pionieri. Pas përfundimit të studimeve në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe punësohet si mësues. Pastaj, punoi si redaktor i faqes së fëmijëve në gazetën “Rilindja” deri me 1968, kurse nga viti 1984 punoi në revistën “Pionieri”. Nga vitit 1984 e deri në vitin 1986, kur ndërroi jetë, ishte kryeredaktor i revistës për kulturë, art e letërsi “Fjala”.

Vepra

Vjersha dhe prozë

Gurrat (vjersha)

Zogu i argjentë (vjersha dhe prozë)

Shtëpia ime ka sy (vjersha dhe prozë)

Ecjen e mësoi prej lumit (vjersha)

Roman

Sarajet e bardha

Përkthime

Çipolino nga Gianni Rodari, përktheu Vehbi Kikaj; Selatin Ahmeti (ilustrimet)

Robinson Kruso nga Daniel Defoe, përktheu Vehbi Kikaj

Pranë votrës nga Angel Karalijçev

Sikur të ishte hëna balonë nga Ivan Çekoviç, përktheu Vehbi Kikaj; Qamil Batalli

Pas ikjes nga kjo botë, në kuadër të kompletit të veprave të tij, iu botua libri me vjersha ''Ecjen e mësoi prej lumit''.

(SHTËPIA E POETIT)

Lisat me shokë verës bëjnë hije

Dielli i troket te porta çdo shtëpie.

Pemëve kush ua thy gishtin e dorën

Poetëve heret ua shkundë mollën.

Zogjtë kur ia thonë këngës rehat

Diellin e zbresin për shtatë kat.

Shkolla natën e bënë ditë

Yjet nuk bëjnë njësoj dritë.

Trim kët ta them në besë ty

Se, e di një shtëpi që ka sy.

Zogjtë kur ia thonë këngës rehat

Diellin e zbresin për shtatë kat...

( LUMIT IU KTHYE LEJLEKU )

Kokëulur ecim unë dhe një mik

Poetin ta vizitojmë në spital.

Spitali na u bë mal.

Miku im poet ka harruar dhomën

Fluturat e spitalit – ndihmë vrik.

Vehbiun e keni mik?

Po, shtoj unë – mësues të vargut

Vjershat e tia na bënë burra.

Ujë pimë te gurra...

( FRIKË NGA LOTI )

Dhoma me shtretër dhe një dritare

Poeti sa na pa u ngritë nga shtrati:

Kreshnikun. Tha s’e le n’baltë ati.

Kokë më kokë biseduam për vjershat

Librat, revistat, shokët dhe motin:

Frikë kisha mos ma sheh lotin.

Mikun si ta shihja duke humbur lojën

Motra, thash e di si, ma kufizoi kohën.

Librave përsëri do t’u kthehesh një ditë

Fëmijët mbi qytet do t’lëshojnë një xhitë.

Terri ngadalë u lëshua mbi Prishtinë

Rrugë e gjatë, m’thotë të pret me borë:

Miqëve të fala, jepu për mua dorë!...

( LOTON NJË LULEBORË )

Dielli nxe, lehtë fryn një erë

Lumit iu kthye lejleku n’pranverë.

Mehmedali Hoxha na prin si burrat

Lupçit të Poshtëm sot i qajnë gurrat.

Nxënësit ecin para me lule – kurorë

Miqtë, fshatarët – loton një luleborë.

Kodra me grurë e mori n’gji për emër

Lumi për këngë, fshati ta ruaj n’zemër.

Vjershat: Kush do na shkruaj si Vehbiu

Zogu: si do të cicërroj kur fryn veriu?...

(Nga libri: Ujku e di një lojë, Shkup 1986).



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora