E merkure, 05.02.2025, 08:37 AM (GMT)

Kulturë » Vataj

Albert Vataj: Shqiptarët mahnitës në pikturat e austriakut ushtarak, Rudolf Otto von Ottenfeld

E hene, 22.07.2024, 06:55 PM


Shqiptarët mahnitës në pikturat e austriakut ushtarak, Rudolf Otto von Ottenfeld

Nga Albert Vataj

Fundi i shekullit dhe fillimi i një tjetri, i gjen shqiptarët në një prani impresionuese në veprat e mjeshtrave të penelit. Trajtesa është e larmishme, siç mbetet e tillë edhe gjeografia prejku ata u ngjitën në tablo për t’u bërë pjesë e thesareve të artit dhe një testament i shpirtrave krijues që e pasuruan botën me shqiptarët, ku spikatin periudha të ndryshme të ngjarjeve ku ata ishin protagonistë dhe shprehet magjike karakteristika e tyre, veshjet me ngjyra të gjalla dhe unike. Në kapërcyell të shekujve ky hir erdhi për të zënë vend dhe për të rrokur adhurim në galeritë e artit dhe koleksionet private, duke treguar përmes mahnitjes së artit vetë madhështinë që na identifikon dhe ne përfaqësohemi.

Nga ata që shkruan me penel copëza të historisë dhe identitetit tonë në panoramën e madhe të kulturës dhe artit të botës, ishte piktori ushtarak austriak, Rudolf Otto von Ottenfeld, një anëtar themelues i Secessionit të Vjenës dhe profesor në Akademinë e Arteve të Bukura, Pragë.

Shqiptarët në pikturat e tij janë ato që kemi përcjellë në periudha të mëhershme dhe të mëvonshme, janë ato që dallojnë për një mishërim të reales përmes fuqisë së artit. Ai përcjell me një besueshmëri të admirueshme dhe besnikëri korrekte kostumet tradicionale por edhe shprehinë dhe karakteristikat dalluese të shqiptarëve, ku spikat krenaria dhe ashpërsia.

Pasuria e kostumeve dhe ngjyrave, armëve dhe sendeve të tjera personale vijnë pas më shumë se 100 vitesh kaq domethënëse dhe kaq të vërteta.

Më shumë se sa piktura ata janë ai testament shpirtëror i atyre banorëve që jetuan dhe luftuan. Bëhej fjalë për Shqipërinë nën sundimin osman, një Shqipëri hekakeqe por shprehëse, një shqiptari që rrekej të sfidonte kohën dhe vështirësitë.

Rudolf Otto von Ottenfeld lindi më 21 korrik 1856 në Veronë dhe vdiq më 26 korrik 1913 në Pragë. Ishte një nga anëtarët themelues vjenez të Shkëputjes dhe profesor në Akademinë e Arteve të Bukura në Vjenë. Si student ishte nën mbikëqyrjen dhe trajtimin artistik dhe estetik të mjeshtrave Karl Wurzinger dhe Leopold Carl Muller.

Ai jetoi në Mynih gjatë viteve 1883–93 dhe në Vjenë në 1893–1900. Për Ekspozitën e Gjashtë Ndërkombëtare të Artit në Mynih në 1892, ai u zgjodh si juri. Ilustrimet e Ottenfeld në një histori të ushtrisë austriake midis 1700 dhe 1867 në 1895, u bënë një vepër standarde referimi për uniformat në atë periudhë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Martin Camaj, një vullnet qiellor që na shpërbleu me urtësi dhe zemërbardhësi Albert Vataj: Sot në përvjetorin e lamtumirës së poetit të kushtrimeve lirike, Ali Podrimja Albert Vataj: Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmishëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes Albert Vataj: Si u shuan në Shkodër më 17 korrik 1915, rilindasi Çerçiz Topulli dhe intelektuali Muço Qulli Albert Vataj: Lamtumira nën hijen e shenjtores Nënës Terezë për Ismail Kadare, shqiptarit që i përket botës Albert Vataj: Vdiq Ismail Kadare, vdiq ai që shumë e donin të vdekur sa ishte gjallë Albert Vataj: Skandali te Onkologjiku dhe skandalizimi "legjitim" i opinionit publik Albert Vataj: Yuval Noah Harari - "Perëndia", një nga 21 leksionet për Shekullin 21 Albert Vataj: Dashuria më e madhe që na është dhënë duke u plakur... Albert Vataj: Agim Doçi, ikja e pakohë e një bardi Albert Vataj: Historia e një profesori shqiptar nga Kalabria Albert Vataj: "Kukulla" e Ismail Kadare, romani i përjetimeve të fuqishme dhe mesazhit të themeltë Albert Vataj: Një tifozeri që meritonte më shumë se një humbje dinjitoze Albert Vataj: Pano Taçi, poeti që lëvroi në një tokë prej zjarri dhe pasioni, epshi dhe dalldie Albert Vataj: Agron Luka, fiket nji tjetër dritë dijeje e Shkodrës Albert Vataj: Çfarë është arti për artistët?! Albert Vataj: Poetika e fjalës Albert Vataj: Androniqi Zengo Antoniu, e magjishmja e penelatave të ndezura në pikturën shqiptare Albert Vataj: Kush ishte Nicolaus Copernicus Albert Vataj: Një letër dashurie nga mërgimi, Viktor Hygo për Zhulieta Drouet

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora