| E marte, 16.07.2024, 05:21 PM |
Rexhep Shahu
JEMI
TË GJITHË VETËM
Jemi
të gjithë vetëm në këtë botë
Dhe
kemi nevojë për dikë tjetër
Kush
ndryshe bën e thotë
Gënjen
të gjallë e të vdekur
Shpesh
vetmia na bëhet parajsë
Udhëkryqet
kanë marramendje
Kërkojmë
një palë sy, një sup, një krah
S’i
gjejmë e drejtë vetmisë rendim me ëndje.
Jemi
të gjithë vetëm në këtë botë
Drurë
prej rrufeje shitur,
Pas
syve që s’i gjejmë dot më,
Rendim
mashtruar…
(Nga libri Lis i vetem ne fushe, Rexhep Shahu)