E enjte, 21.11.2024, 09:58 AM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Fillimi i fundit të varfërisë shekullore

E hene, 15.07.2024, 07:13 PM


Fillimi i fundit të varfërisë shekullore

Nga Prof. Blerim Latifi

Siç shkruajnë B. Fischer dhe O. J. Schmitt në librin e tyre "Një histori e përmbledhur e Shqipërisë', kur me 1912 turqit u detyruan të largohen nga Shqipëria ata nuk lanë pas asnjë kilometër rrugë të asfaltuar, asnjë ngrehinë industriale dhe as sistem modern të edukimit. Ata e lanë Shqipërinë ashtu siç e kishin gjetur para pesë shekujve, me bujqësi mesjetare dhe varfëri ekstreme.

Lufta e Parë Botërore dhe vitet e paqëndrueshmërisë politike pas saj, ndikuan në vazhdimësinë e mjerimit total në Shqipëri.

Tirana e asaj kohe i ngjante një fshati të madh, në të cilin ndërtesa më e lartë ishte Kulla e Sahatit (Deri në vitet '70 do ta kishte këtë status).

Zogu do të kryente me sukses disa reforma që sollën krijimin e një administrate moderne shtetërore, krijimin e një rrjeti shkollash me program modern edukimi, sekularizimin e shoqërisë, por në fushën ekonomike nuk ia doli të bënte ndonjë gjë që do të zvogëlonte varfërinë e thellë masive.

Enver Hoxha do të bënte përpjekje që përmes modelit socialist dhe ndihmave ruse e kineze të industrializonte vendin dhe ta nxirrte nga varfëria shekullore, por prishja me rusët në fillim, pastaj me kinezët dhe izolimi nga Perëndimi, do t'i rrënonin edhe ato pak rezultutate që ishin arritur.

Shqipëria do dilte nga regjimi komunist si kombi më i varfër i Europës. Gjatë tranzicionit të stërgjatur demokratik ky status ekonomik do të mbetej shenja e parë identifikuese e Shqipërisë në raportet globale të mirëqenies sociale dhe zhvillimit ekonomik.

Sot shenjat po na flasin se kjo histori e trishtë e shekujve të varfërisë, po i afrohet fundit. Shndërrimi në shtet turistik i Shqipërisë, europianizimi socio-kulturor, shpejtësia me të cilën është modernizuar infrastruktura rrugore nga jugu në veri, vetë transformimi i Tiranës në një qytet perëndimor, janë vetëm disa nga shenjat e një kombi që po pasurohet dhe me këtë po bëhet gati t'i thotë lamtumirë përgjithmonë varfërisë shekullore.

Në mes të territ dhe mjerimit otoman, rilindasit shqiptarë patën guxuar të ëndërronin për ditën kur Shqipëria do të zgjohej si një shtet i begatë. Pashko Vasa madje kishte një model konkret të kësaj Shqipërie të ëndërruar: Zvicrën. Ka ardhur koha që ata të prehen të qetë në varret e tyre, shpesh të harruara: Ëndrra e tyre e madhe po bëhet realitet.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora