Kulturë
Florim Zeqa: Edhe filmat po ju dështojnë!
E hene, 15.07.2024, 06:50 PM
Edhe filmat po ju dështojnë!
Shkruan:
Florim Zeqa
Historia
e ‘serialeve televizive’ në kohën e korrje-shirjeve është e gjatë sa vet
politika kosovare. Vërtetë ishte qesharak momenti në serialin e fundit të
realizuar në fshatin Bubavec të komunës së Malishevës, kur ministri i Bujqësisë
mbeti pa u futur në kombajnë bashkë me kryeministrin! Edhe përkundër insistimit
për t’u futur në Kombajnë, ministri mbeti jashtë! Ky nuk ishte epizod i mirë
për ministrin e bujqësisë, por kjo mbetet e keqja më e vogël në krahasim me
manipulimet dhe shifrat për prodhim të grurit në Kosovë!
Raportimi i medieve për
moskordinim mes Kurtit e Pecit
Mediet
raportuan se Albin Kurti ja mori shpejt dorën kombajnës, por medie të tjera
raportuan edhe për mbetjen e Faton Pecit jasht dyerve të kombajnës!
“Kryeministri
i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin, kanë
vizituar sot një fermer në Komunën e Malishevës, të cilit i janë bashkuar në
procesin e korrjes së grurit.
Megjithatë
jo gjithçka ka shkuar mirë për ministrin Faton Peci, i cili ka hasur në
vështirësi për t’iu bashkuar kryeministrit Albin Kurti në kabinën e kombajnës
për korrjen e grurit.
Pasi
Kurti është futur brenda kabinës, drejtuesi i kombajnës është futur pas
kryeministrit dhe ka mbyllur derën, pa e vërejtur që mbrapa po ngjitej ministri
Peci.
Në
videon e publikuar, shihet se ministri Faton Peci provon që të trokasë në
dritaren kabinës në përpjekje për t’iu bashkuar Kurtit, megjithatë pa sukses”!
Mbase,
ky nuk ishte moskordinimi i parë i Albin Kurtit me përfaqësuesit e partisë GUXO
jashtë objektit të qeverisë! Urojmë të jetë i fundit për ministrin Peci!
Bukën e motmotit na
sigurojnë importet nga jashtë
Prononcimet
megallomane të kryeministrit Kurti dhe ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, “që
për herë të parë Kosova këtë vit do t’i plotësojë nevojat ushqyese me prodhim
vendor të grurit (pa përfunduar fushata e korrje-shirjeve)”, u ngjajnë fushtava
zgjedhore e jo rezultateve reale të korrje-shirjeve në Kosovë!
Pasi
këto ditë po vërehen radhë të gjata të kamionëve me grurë në terminale që vijnë
nga importi i jashtëm. Mbase mund të jetë i vertetë konstatimi që prodhimi i
grurit këtë vit është më i lartë për njësi sipërfaqësore (për hektarë), siç
është e vertetë që sipërfaqet kultivuese me kulturën e grurit janë ma të vogla
në krahasim me vitet tjera.
Konstatimi
logjik e thotë se në kohën kur kemi rënje të sipërfaqeve me grurë në nivel
vendi, është e pamundur të kemi rritje të prodhimit të grurit në nivel vendi!
Kosova
nga paslufta nuk arrinë t’i plotësojmë nevojat ushqyese të popullatës me
artikullin bazik ushqyes, që është mielli i grurit. Por ky nuk është i vetmi
artikull ushqyes që i mungon Kosovës.
‘Serialet
televizive’ për kinse rritje të prodhimit të grurit në Kosovë po bëhen për
konsum politik, pa i kushtuar kujdes skenarit dhe regjisë, që e lanë ministrin
Peci jashtë dyerve të kombajnës!
Përderisa,
në të kaluarën telenovelat për korrje-shirjet bëheshin në mënyrë më
profesionale, kësaj radhe kaluan në “banalitet”, duke e lënë më të “merituarin”
jashtë kombajnës!
Urojmë
të jenë të vërteta deklarimet e ministrit Peci dhe kryeministrit Kurti për
rezultatet e larta në prodhimin e grurit, për të cilat, meritorë janë fermerët
dhe kushtet atmosferike e jo figurat politike që për herë të parë takimin me
fshatin e kanë pas ngritjes në karrierë politike!
Për
fund, i rikujtojë lexuesit se Albin Kurti është inxhinjerë i diplomuar i
elektros, kurse Faton Peci i diplomuar për shkenca politike dhe filozofi.
Profili i dy personaliteteve flet shumë për naivitetin e tyre rreth prodhimeve
bujqësore! Mbase më kredibil për qytetarët e vendit do të ishte deklarata e një
profesinisti, qotë ai edhe teknik bujqësor sesa konstatimet hiperbolike të dy
drejtuesve aktualë shtetërorë!
Florim Zeqa
12.07.2024